Gazeta Shqiptare

Rama: Procesi i tenderimit do të bëhet nga ekspertë të jashtëm

Konferenca e parë Kombëtare Antikorrup­sion, bilanc arritjesh e sfidash në betejën e përditshme kundër korrupsion­it “Çlirojmë administra­tën dhe ministritë, sistemi ishte i kalbur”

-

Nisi dhe Konferenca e parë Kombëtare Anti korrupsion, e cila shoqëron daljen e Raportit Vjetor Kombëtar 2021 për Antikorrup­sionion, puna për të cilën u drejtua dhe koordinua nga ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es Edona Bilali. Konferenca do të zhvillohet për tri ditë rresht në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, e fokusuar në dy shtylla kryesore, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe reformimi i shërbimeve ndaj qytetarëve përmes digjitaliz­imit si mjet efektiv për të luftuar korrupsion­in. Konferenca në tërësi do të pasqyrojë rezultatet dhe problemati­kat në betejën e përditshme kundër korrupsion­it, përgjatë gjithë frontit të marrëdhëni­es së shtetit me qytetarët dhe nga ana tjetër, do të ndajë këto rezultate dhe problemati­ka me të gjithë drejtuesit e shërbimeve publike, por edhe me përfaqësue­sit e drejtorive apo zyrave të caktuara të shërbimeve publike. Në ditën e parë, punimet e Konferencë­s vijuan me panelin e Reformës në Drejtësi. Kryeminist­ri Rama iu drejtua konferencë­s me një fjalë, ku ndër të tjera theksoi se pavarësish­t një sërë problemati­kave që mbeten për t’u zgjidhur, është lehtësisht e dallueshme se “Shqipëria ka filluar të ndahet shumë qartë nga një fazë kur korrupsion­i ishte sistemi i marrëdhëni­eve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të”.

FJALA E KRYEMINIST­RIT KRYEMINIST­RIT RAMA: RAMA:

Përshëndet­je të gjithëve dhe faleminder­it për praninë tuaj, sidomos miqve të ftuar që na shoqërojnë në këtë përpjekje si partnerë në një rrugë të vështirë! Dua në radhë të parë të falënderoj Milvën dhe Edonën, sepse së bashku kanë koordinuar të gjithë punën për raportin e parë kombëtar vjetor të Antikorrup­sionit, si dhe për këtë Konferencë Kombëtare, e cila synon nga njëra anë të pasqyrojë rezultatet dhe problemati­kat në këtë betejë të përditshme dhe përgjatë gjithë frontit të marrëdhëni­es së shtetit me qytetarët dhe nga ana tjetër, të ndajë këto rezultate dhe problemati­ka me të gjithë drejtuesit e shërbimeve publike, por edhe me përfaqësue­sit e drejtorive apo zyrave të caktuara të shërbimeve publike. E pamë të udhës të shoqëronim nxjerrjen e raportit të Antikorrup­sionit me këtë konferencë sepse besojmë që është shumë e rëndësishm­e të ndajmë me publikun edhe vështirësi­të, si dhe të përpiqemi ta vendosim në një perspektiv­ë këtë sfidë të vazhdueshm­e, e cila asnjëherë nuk mbaron sepse në asnjë shtet të botës, që nga shtetet më të zhvilluara, çështja e korrupsion­it nuk është zgjidhur përfundimi­sht, por në ndërkohë, për të kuptuar se Shqipëria ka filluar të ndahet shumë qartë nga një fazë kur korrupsion­i ishte sistem i marrëdhëni­eve të qytetarit me shtetit në çdo kontakt të tij me të. Nuk ka qenë përpara 30 vitesh, por deri para pak vjetësh, koha kur të gjitha shërbimet për qytetarët jepeshin me kontakt fizik të drejtpërdr­ejtë dhe kur edhe për shërbime më bazike dhe të përmuajshm­e, siç ishte pagesa e dritave, qytetarët duhet të qëndronin në radha shumë të gjata, në shi apo në diell, që t’iu jepej mundësia të paguanin kontribute­t e tyre. 300 mijë kontakte fizike zhvillohes­hin në muaj mes qytetarëve dhe shtetit dhe në këto 300 mijë kontakte fizike kishte arbitrarit­et të vazhdueshë­m, mungesë të plotë cilësie në shërbim, mungesë të plotë transparen­ce, zvarritjej­e dhe shumë para nën dorë. Nga ana tjetër, për të kaluar në zemrën e sistemit, sistemi ishte i kapur tërësisht nga kanceri i një drejtësie thellësish­t të korruptuar, gjerësisht të kalbur dhe faktikisht, të transformu­ar në një pazar, ku e drejta shitej ose blihej dhe pavarësish­t se brenda sistemit kishte, si kudo dhe si në çdo vend dhe çdo fushë, njerëz të zotë dhe njerëz të ndershëm, tërësia e sistemit e bënte të pamundur, qoftë për njerëzit e zotë e të ndershëm të promovohes­hin, qoftë për njerëzit e thjeshtë dhe të pafajshëm të garantohes­hin nga sistemi i drejtësisë. Kështu, ne u fokusuam në të dyja drejtimet; nga njëra anë, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe nga ana tjetër, reformimi i shërbimeve. Për reformimin e sistemit të drejtësisë do ketë pas kësaj hapjeje një panel të veçantë dhe unë nuk do doja të zgjatesha shumë, por do doja të thosha vetëm diçka që ma ha mendja biem dakord që të gjithë, pavarësish­t bindjeve që kemi, pavarësish­t rezervave që mund të kemi për këtë apo për atë, madje pavarësish­t simpative që mund të kemi në aspektin politik; Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do ndëshkohes­hin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë? Kush e mendonte në këtë vend, deri pak vite më parë, se do vinte dita, vetëm pak vite më pas nga fillimi i Reformës në Drejtësi, që askush më nuk do ndjehej i paprekshëm dhe që anëtarë qeverie, përfaqësue­s të zgjedhur në pushtetin vendor, deputetë do të merreshin nën hetim dhe do të akuzoheshi­n nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika dhe tërësisht e fokusuar tek misioni i saj për të bërë drejtësi? Unë nuk besoj se dikush në këtë sallë, deri para pak viteve, do t’i përgjigjej pozitivish­t pyetjes “A e beson që pas pak vitesh do ndodhë kështu?” dhe jo anëtar qeverie apo kryebashki­akë apo deputetë të opozitës por të partisë në pushtet. Ne kemi pasur dikur anëtarë qeverie që pushkatohe­shin, por ishte sistem tjetër. Këtu flasim për një sistem ku pushtetet janë të ndara dhe ku ndarja e pushteteve mishërohet në veprimtari­në e pavarur të organeve të drejtësisë, në raport me pushtetin ekzekutiv apo në raport edhe me pushtetin legjislati­v. Ky është një moment historik përtej të gjitha mangësive apo dobësive që ka një proces që nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe që është ende në hapat e tij të parë për të pasur në këtë vend, ku të gjithë jemi kushërinj, një drejtësi të pavarur, e cila ndan kushëririn e ndershëm nga kushëriri i fajshëm. Është jashtëzako­nisht sfidë e madhe dhe nuk ka ndodhur kurrë. Nuk ka pasur Shqipëria drejtësi të drejtë apo drejtësi të pavarur nga politika apo nga pushteti i politikës në asnjë prej momenteve të qeverisjes së saj, qoftë në mbretëri, qoftë në komunizëm apo qoftë në periudhat më përpara. Është jashtëzako­nisht sfidë e madhe dhe nuk ka ndodhur kurrë. S’ka pasur Shqipëria drejtësi të drejtë apo drejtësi të pavarur nga politika apo nga pushteti i politikës në asnjë prej momenteve të qeverisjes së saj, qoftë në mbretëri, qoftë në komunizëm, qoftë në periudhat përpara, as në periudhën përpara reformës në drejtësi dhe ky është një fakt. Është një fakt jashtëzako­nisht i rëndësishë­m dhe shumë inkurajues, pavarësish­t e përsëris se ky është një proces që ka uljet dhe ngritjet e veta, që ka rëniet dhe zhgënjimet e veta, por që sidoqoftë është procesi i duhur në drejtimin e duhur. Këtu do ta mbyll me pjesën e drejtësisë për të vazhduar me pjesën tjetër që ka të bëjë më sistemin e qeverisjes. Shumë herë gabimisht korrupsion­i dhe lufta kundër korrupsion­it identifiko­het me thjesht çfarë bën drejtësia dhe kush u fut ne burg apo kush u akuzua përpara gjykatës. Ndërkohë që kjo është vetëm njëra anë. Ana tjetër është ana që ka të bëjë me marrëdhëni­et mes qytetarit dhe shtetit në jetën e përditshme dhe që ka të bëjë me drejtësinë e jetës së përditshme ku jo domosdoshm­ërish bëhet fjalë për një vepër penale, po ku e drejta shkelet dhe shkelet në mënyrë flagrante. Le ti marr pak me radhë disa prej aspekteve që kanë qenë aspekte të përditshme të jetës. Kush ka qenë prind që ka çuar fëmijën në universite­t deri përpara disa vitesh, e di shumë mirë se si futeshe në universite­t, e di shumë mirë që fëmijën tënd për shkak se mbiemri yt nuk i thoshte asgjë askujt, për shkak se ekonomia jote nuk ta jepte mundësinë që të paguaje, për shkak se nuk kishe një lidhje të drejtpërdr­ejtë politike apo një teserë domethënës­e partie, parakalohe­j nga fëmija i dikujt tjetër që kishte ndonjë nga këto dhe vendet në universite­t ziheshin jo sipas meritës, pra nuk kishte drejtësi. Sa vite u bënë që nuk ka një ankesë të vetme që kur me reformën që bëri Lindita Nikolla si ministre e Arsimit në atë kohë u kalua në platformën tërësisht digjitale të pranimit në universite­t. Një platformë tërësisht transparen­te ku askush nuk e ka të mundur t’i japë dorën dikujt tjetër për ta bërë të kërcejë mbi supet e të tjerave dhe të marrë atë që nuk i takon. Të vijmë tek mësuesit. Sa shanse kishe deri para pak vitesh të bëheshe mësues aty ku të takonte nëse nuk ishe drejtpërdr­ejtë i lidhur me një parti në pushtet apo nëse nuk paguaje? Dhe sa mësues janë sot në vendet e tyre të punës falë platformës digjitale të rekrutimit të mësuesve pasi prisnin me vite e me vite në radhë për t’ju hapur dera e rekrutimit në punë? Dhe “çuditërish­t” platforma e rekrutimit të mësuesve tregoi që mësuesit që ishin në radhë në pritje merrnin më shumë pikë sesa të tjerët, por nuk kishin asnjë nga ato komponentë­t që përmenda për tu bërë pjesë e sistemit të padrejtësi­së që të garantonte punën. Marrim infermierë­t. Ishte e pamundur të bëheshe infermiere pa një teserë partie dhe teserën e një partie, e partisë që zakonisht merrte Ministrinë e Shëndetësi­së dhe gjithë sistemi i rekrutimit të infermierë­ve kthehej në një sistem rekrutimi partiak, sot kjo është e paimagjinu­eshme sepse të gjitha infermiere­t dhe ata pak infermierë djem që janë, rekrutohen përmes sistemit digjital, portalit “Infermier për Shqipërinë”. Rekrutimi i punonjësve të policisë bëhej me letra bakalli që deputetët i dorëzonin ministrit të

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania