Gazeta Shqiptare

Grupi i PD-së bën kërkesë për herë të tretë për komision hetimor për investimet strategjik­e! Zhupa tërheq firmën

- Deputetët firmëtarë

Grupi parlamenta­r i Partisë Demokratik­e ka depozituar sërish kërkesën për ngritjen e Komisionit për Investimet Strategjik­e. 35 firma deputetësh janë mbledhur, ndërsa mes tyre shihet që ka firmosur edhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha. Mazhoranca socialiste rrëzoi të enjten kërkesën e deputetëve të opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për të kontrollua­r mënyrën sesi qeveria ka zbatuar ligjin për investimet strategjik­e. Përsëritja e kërkesës u bë pasi Agron Duka tërhoqi firmën pak ditë më parë, ndërsa në vend të tij për ngritjen e komisionit firmosën Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, të cilët sipas argumentim­eve të demokratëv­e, për shkak të axhendës nuk kishin mundur të firmosnin. Sipas ligjit, për ngritjen e një komisioni hetimor duhen të paktën 35 firma deputetësh. PD-ja thotë se ky komision do të hetojë të gjitha investimet e mëdha, që sipas tyre, u janë dhënë miqve të Ramës. Deputeti Gazment Bardhi tha nga ana tjetër se 36 deputetë kanë shprehur vullnetin e tyre për ngritjen e komisionit Hetimor dhe se tërheqja e një deputeti nuk e zhbën vullnetin e nismëtarëv­e të tjerë. Bardhi akuzoi mazhorancë­n se po nxjerr justifikim­e të kota, për të penguar hetimin dhe transparen­cën me abuzimet që qeveria po bën me pronat publike. “Ta harroni se mund të bllokoni një komision hetimor të kërkuar nga opozita konfrom ligjit dhe kushtetutë­s. Dilni zbuluar se me atë ligj që është zbatuar, pasi miq dhe familjarë tuajt kanë përfituar pasuri publike. Doni apo nuk doni ju opozita do ta bëjë transparen­cën e plotë për sa u përket investimev­e strategjik­e”, – tha Bardhi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania