Gazeta Shqiptare

Paga reale në shtet ndjek grafikun e zgjedhjeve vitin e kaluar arriti nivelin më të lartë që nga 2017-ta

Rrogat e administra­tës në Shqipëri, 30% më të ulëta se rajoni

-

Paga reale në sektorin shtetëror (e indek suar me inflacioni­n) shënoi rritje me 4.4% vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it. Kjo ishte rritja më e lartë që nga viti 2017 ku rritja e pagës reale në sektorin publik ishte 7.8%. Sipas të dhënave të INSTAT-it të gjeneruara në grafikun bashkëngji­tur, ritmet më të larta të rritjes së pagave në sektorin publik përkojnë me vitet zgjedhore. Në vitin 2017 kishte zgjedhje të përgjithsh­me, ndaj paga në sektorin publik u rrit me ritmet më të larta që nga 2010. Gjithashtu, të dhënat zyrtare tregojnë se ritmet e rritjes së pagave në sektorin shtetëror vitin e kaluar, kur u zhvilluan zgjedhjet e përgjithsh­me parlamenta­re ishin më të lartat e pesë viteve të fundit. Gjithsesi, qeveria është treguar e moderuar për rritjen e pagave në sektorin publik në këto 10 vitet e fundit, pasi ritmet e rritjes kanë rënë dukshëm në krahasim me dekadën e dytë të tranzicion­it 2000-2010. Pas vitit 2012, ritmet e rritjes së pagave u ulen në mënyrë të ndjeshme, duke shënuar nivelin zero në disa vite. Ashtu si edhe sektori pritajuara vat, pagat e administra­tës në Shqipëri ruajnë një diferencë të lartë me nivelet rajonale deri në 30% më të ulëta. Të dhëna më të detregojnë se rritjen më të ulët të pagave në sektorin shtetërore e kishin punëtorët e thjeshtë me 5.8 % (e pa-indeksuar me inflacioni­n). Rritja reale në këtë kategori po të marrin në konsiderat­ë inflacioni­n e vitit 2021 (2%) është vetëm 3.8%. Përqindjet më të larta të rritjes shkuan për pagat e larta. Psh., ligjvënësi­t, nëpunësit e lartë dhe drejtuesit panë një rritje nominale të pagës me 11%. Sakaq, numri i të punësuarve në shtet është rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke e çuar totalin në 183,576 persona në fund të 2021 nga më pak se 173 mijë që ishin në fund të vitit 2018. Sipas të dhënave të INSTAT-it, nga burimet administra­tive (të punësuarit me sigurime) të punësuarit në shtet u rriten me 6.2% nga viti 2018 në fund të vitit 2021, ndërsa të punësuarit në privat u zgjeruan me vetëm 2.4%. Numri i të punësuarve në shtet nisi të rritej në tremujorin e fundit të vitit 2020 duke i paraprirë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, ku administra­ta në tre muaj u zgjerua më mbi 10 mijë persona. Sektori privat që është edhe punëdhënës­i më i madh në ekonomi përgjatë periudhës 2018 -2021 u zgjerua me rreth 12 mijë punonjës shtesë. Përkundër përpjekjev­e për digjitaliz­imin e shërbimeve publike dhe në dukje përpjekjev­e për një qeveri të vogël, shteti si punëdhënës për nga madhësia është kthyer 10 vite pas. Të dhëna më të detajuara tregojnë edhe për një fryrje të personelit në ndërmarrje­t me pronësi shtetërore si ato të energjisë dhe ujësjellës­ve dhe bashkive. Përkundrej­t një eficiencë në ulje, administra­ta publike po fryhet me shpejtësi, duke rënduar pa të drejtë taksapague­sit./ Monitor.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania