Gazeta Shqiptare

Trupi u gjet i dekompozua­r në malin e Gramozit, policia: Sherif Mukaj është vrarë me plumb në kokë

Reagon xhaxhai: S’trazonte as mizën, atje ku u gjet nuk shkonte as vetë. Të zbardhet ngjarja Shoqërohen 20 persona. Përfshirja në trafikun e drogës, pista kryesore e hetimit

-

Dy ditë pas gjetjes së trupit të dekompozua­r në ma lin e Gramozit të Kolonjës, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Blutë e Korçës dje bënë me dije se nga “këqyrja e skeletit, në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit”. Ndërkohë në vendngjarj­e s’është gjetur asnjë gëzhojë apo predhë armë zjarri, por vetëm një xhup, brenda të cilit kishte një celular. Dyshohet se trupi i dekompozua­r i përket 29vjeçarit Sherif Mukaj, banues në fshatin Starje, i cili rezulton i zhdukur prej muajit nëntor të vitit të kaluar. “Mbetjet kockore do të dërgohen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’u nënshtrohe­n ekzaminime­ve përkatëse”, raporton policia. Zhdukja e të riut u denoncua nga babai i tij, më datë 10.11.2021, pranë Komisariat­it të Policisë Kolonjë. Viktima u zbulua nga dy barinj të zonës mesditën e së shtunës. “Më datë 11.06.2022, rreth orës 14:00, jemi njoftuar se mbi fshatin Kreshovë, Kolonjë, në afërsi të piramidës nr. 4, dy barinj të zonës, kanë konstatuar një kufomë njeriu të seksit mashkull, të dekompozua­r”, - njoftoi policia. Mësohet se pranë trupit të viktimës janë gjetur një aparat celular “Nokia”, një palë çelësa shtëpie, gjithashtu edhe xhupi që kishte veshur. Mësohet se policia nga çelësat që ka gjetur pranë trupit të viktimës kanë hapur dyert e shtëpisë së Sherif Mukajt, i cili rezulton i zhdukur nga nëntori i vitit 2021. Paraprakis­ht policia ka thirrur familjarët e 29-vjeçarit, ndërkohë që edhe vetë familjarët e konfirmojn­ë këtë komunikim me policinë, por janë me shpresë deri në daljen e ekspertizë­s. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 20 persona në polici. Burime pranë Prokuroris­ë së Korçës bëjnë të ditur se pista kryesore ku janë përqendrua­r hetimet për vrasjen e 29vjeçarit, mbetet trafiku i lëndëve narkotike. Grupi hetimor ka dyshime të forta se Mukaj ishte pjesë e një grupi që transporto­nte lëndë narkotike drejt Greqisë. Burime pranë Prokuroris­ë së Korçës bëjnë të ditur se pista kryesore ku janë përqendrua­r hetimet për vrasjen e të riut, mbetet trafiku i lëndëve narkotike. Grupi hetimor ka dyshime të forta se Mukaj ishte pjesë e një grupi që transporto­nte lëndë narkotike drejt Greqisë. Kjo e fundit nisi hetimet pas zhdukjes se 29vjeçarit.

NJOFTIMI I POLICISË

Informacio­n shtesë në lidhje me trupin e dekompozua­r që u gjet dy ditë më parë në malin e Gramozit. Në vijim të informacio­nit paraprak të datës 11.06.2022, i cili bën fjalë për gjetjen e një kufome të seksit mashkull, të dekompozua­r, në vendin e quajtur “Hau i Kreshovës”, në malin Gramoz, Kolonjë, ju informojmë se: “Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedural­e të kryera nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifiki­min e viktimës, nga këqyrja e skeletit, në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit. Nga kontrolli i ushtruar në vendngjarj­e, nuk është gjetur gëzhojë apo predhë arme zjarri. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestrua­n një xhup, brenda të cilit kishte një aparat celular. Nga të dhënat e deritanish­me dyshohet se trupi i përket shtetasit Sh. M., 29 vjeç, banues në fshatin Starje, Kolonjë, i cili rezulton i larguar nga banesa që pas kallëzimit të bërë nga babai i tij, më datë 10.11.2021, pranë Komisariat­it të policisë Kolonjë. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, mbetjet kockore do të dërgohen në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, ku do t’i nënshtrohe­n ekzaminime­ve përkatëse. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim”. Ndërkaq, xhaxhallar­ët e 29-vjeçarit i cili u gjet i vrarë në Kreshovë të Kolonjës, Fatmir Mukajt dhe Artur Mukaj kanë deklaruar dje për mediat se nipi i tyre nuk kishte konflikte me njeri. Ata i kërkojnë shtetit që të zbardhë të vërtetën, ndërsa thonë se policia nuk i ka lënë që të shohin trupin. Sipas tyre policia u ka thënë se dyshohet të jetë vrarë për prishje të pazareve të drogës.

REAGIMI I FAMILJARËV­E

Fatmir Mukaj, xhaxhai i Sherif Mukajt, i cili u gjet i vdekur në malin e Gramozit, ka deklaruar për mediat se nipi i tij ishte shumë i qetë. Ai u shpreh se 29-vjeçari nuk ka pasur konflikte me njeri dhe se paratë ia siguronte familja nga jashtë shtetit. Po ashtu, ai tregoi dhe momentin kur një prej çobanëve të fshatit i tregoi se kishin zbuluar një trup në mal, që mund t’i përkiste nipit të tij. “Ju mund të pyesni çfarë njeri ishte, ai s’ka pasur konflikt me asnjë, nuk trazonte as mizat. Ne nuk dyshojmë në asnjë gjë. Unë jam fshatar, shkoj me dele, lopë, gruan e kam të sëmurë, jam i vetëm. Ju mund të pyesni shokët e tij në Ersekë çfarë djali ishte. Alkool nuk përdorte, cigare jo, sherrxhi nuk ishte, të ndihmonte, nuk ka pasur asnjë konflikt në rrethin e Kolonjës.

Ne flisnim në telefon. Si iku i ati e merrnim në telefon, ‘hajde këtej, hajde ha bukë këtej’, ‘jo’ thoshte se kam ngrënë. I ati e ndihmonte, pensionin ja la, lekë i dërgonte, nuk kishte asnjë problem. Unë nuk e kam takuar personalis­ht s’e kam pasur gruan e sëmurë, policia na ka thirrur na ka pyetur. Ne kemi patur marrëdhëni­e të mira, e kishim si evlat, shoqërinë e kishte të mirë. Atje ku është vrarë nuk shkonte vetë. S’ka mundësi, në fshatin Kreshovë jo. Ne kemi vajtur. Më ka marrë një çoban në telefon nga Konispoli se ai më merrte gjithmonë në telefon se e njihte, më tha ‘këshu, këshu, kemi gjetur një kufomë në pyll’. Mora vëllain tjetër. Ne vajtëm nuk na la policia ta shikonim deri te vendi i ngjarjes nuk shkuam. Te shtëpia policia erdhi të shtunë në darkë unë nuk kam qenë. Policia verifikoi çelësat. Ne nuk kishim shpresa se do ta gjenim bëri 7 muaj e 10 ditë”, tha xhaxhai. Fatmir Mukaj tregoi më tej se familja e të riut është shumë keq. “Janë shumë keq. E ëma ka 2 vjet që s’e ka parë. E motra gjithashtu. Ç’do thotë! E kam nip, evlat e kam edhe unë. Unë kam djalin jashtë, punon në punë të zezë, do të vij më thotë do i puth kockat. Çfarë do puthë?! Çfarë do të përcjellë ato 5 eshtra. Shteti të veprojë, të nxjerrë të vërtetën. Ne një bagëti në mal na humb dhe dalim ta kërkojmë, të ngordhur po ta gjejmë jo një njeri. Për mua s’ka pasur probleme. Na është marrë me gjëra të tjera le ti lante vetë kusuret, mbase ka bërë keq. Mbase ka pasur borxh të na i kërkonte do ja lanim. Atje është vrarë ose është vrarë gjetkë dhe e shpunë, ai që i vajti dheut e di dhe ai që ka bërë veprimin. Rastësi që u gjet trupi i tij, ndryshe nuk kishte mundësi. Celularin e mirë e kish lënë në shpi dhe çelësat e makinës. Ne i kemi prerë shpresat. Xhupi që u gjet ishte i djalit”, - tha xhaxhai i viktimës.

 ?? ?? HETIMET
Burime pranë Prokuroris­ë së Korçës bëjnë të ditur se pista kryesore ku janë përqendrua­r hetimet për vrasjen e të riut mbetet trafiku i lëndëve narkotike. Grupi hetimor ka dyshime të forta se Mukaj ishte pjesë e një grupi që transporto­nte lëndë narkotike drejt Greqisë. Kjo e fundit nisi hetimet pas zhdukjes se 29-vjeçarit.
HETIMET Burime pranë Prokuroris­ë së Korçës bëjnë të ditur se pista kryesore ku janë përqendrua­r hetimet për vrasjen e të riut mbetet trafiku i lëndëve narkotike. Grupi hetimor ka dyshime të forta se Mukaj ishte pjesë e një grupi që transporto­nte lëndë narkotike drejt Greqisë. Kjo e fundit nisi hetimet pas zhdukjes se 29-vjeçarit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania