Gazeta Shqiptare

Vrasja e Mukajt, flet halla: Policia i gjeti një palë çelësa me vete, me to hapi dyert e shtëpisë

-

KORÇË - Halla e Sherif Mukajt, trupi i të cilit u gjet i dekompozua­r rreth 8 muaj pas zhdukjes së tij, është shprehur se nipi i saj ishte njeri pa probleme dhe i urtë. Ajo tha për mediat se 29-vjeçari nuk punonte, por mbahej me para nga familjarët e tij, që jetonin në Amerikë dhe s’kishte nevojë të merrej me punë të pista. Halla e viktimës tregoi se policia u solli çelësat e banesës së të riut ku jetonte i vetëm, një verore që ia gjetën në dorë dhe telefonin “Nokia”, që kishte me vete ditën kur u zhduk. Por, shtoi se vëllezërit e saj nuk i kanë lejuar të shohin trupin e gjetur në Malin e Gramozit. “Djali i urtë, pa probleme dhe shumë i dëgjuar. Nuk kishte probleme me njeri, s’merrej me gjëra të pista e sherre. Edhe policia këto gjëra ka thënë. Shkuan vëllezërit ta shikonin dhe nuk i lejoi policia. Sollën çelësat dhe janë hapur dyert e shtëpisë. I kanë gjetur një verore që kishte në dorë, një rrip të zi me shkronjën E dhe telefonin ‘Nokia’. S’ka pasur probleme me njeri, ishte shumë i urtë. Merrej me punët e shtëpisë, familjen e kishte në Amerikë dhe i dërgonin para, s’kishte nevojë për gjë. Pensionin e merrte të të atit. Edhe lekë i dërgonin nga Amerika. Vëllai erdhi në maj që i solli lekë dhe i mori makinë. Policia solli çelësat dhe rrobat e tij në shtëpi. Erseka një pëllëmbë është, e njohin të gjithë njëri-tjetrin. Polica thotë e njohim si njeri të mirë, jo problemati­k”, - tha ajo. Trupi i dekompozua­r u gjet mesditën e së shtunës (11 qershor) dhe sipas policisë i përket të riut, Sherif Mukaj, i cili humbi kontaktet me familjarët më 1 nëntor. Sipas policisë nga “këqyrja e skeletit, në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania