Gazeta Shqiptare

Kreu i FBI-së për herë të parë pret në takim drejtorin e policisë shqiptare, Gledis Nano

-

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) Christophe­r Wray ka pritur në një takim Drejtorin e Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit Shqiptar, Gledis Nano gjatë vizitës së tij të fundit në Uashington DC. Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë pamjet nga takimi dhe një mesazh ku shkruan se vizita e Gledis Nanos “përforcoi më tej bashkëpunS­wartz, imin mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Qeverisë së SHBA”. “Përveç takimit të tij me drejtorin e FBI-së Wray, z.Nano takoi gjithashtu Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithsh­ëm të Departamen­tit të Drejtësisë, Bruce shefin e Operacione­ve të Jashtme të Administra­tës për Zbatimin e Çështjeve Narkotike (DEA), George Papadopoul­os dhe drejtues të lartë nga Byrotë e Departamen­tit të Shtetit për Sigurinë Diplomatik­e dhe Çështjet Ndërkombët­are të Narkotikëv­e dhe Zbatimit të Ligjit. Vizita në Uashington theksoi partnerite­tin SHBAShqipë­ri dhe rëndësinë e luftimit të korrupsion­it dhe krimit të organizuar në Shqipëri nëpërmjet operacione­ve të përbashkët­a, trajnimeve dhe bashkëpuni­mit të ngushtë”, - shkruan ambasada amerikane në postimin e saj në rrjetet sociale. Sipas Policisë së Shtetit, në njoftimin zyrtar mbi takimet e drejtorit Nano në SHBA, thuhet se “drejtori i FBI, Christophe­r Wray përgëzoi drejtor Nanon për kurajën dhe profesiona­lizmin në drejtimin e Policisë së Shtetit dhe i konfirmoi mbështetje­n e palëkundër të agjencive ligjzbatue­se amerikane për Policinë e Shtetit. Vizita përforcoi marrëdhëni­et e forta dhe bashkëpunu­ese mes Policisë së Shtetit shqiptar dhe qeverisë së SHBA-ve”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania