Gazeta Shqiptare

U vra me bombë me telekomand­ë, dëshmon miku i Aleksandër Sadikajt: I kishte dhënë para me fajde “Peqes” nga Kuçova

Rrëfimi i të dashurës së viktimës: Nuk ndihej i frikësuar, do të takoheshim për drekë

-

Autorët e atentatit ndaj 27-vjeçarit Ale ksandër Sadikaj kishin studiuar mirë hapat e tij, duke e ndjekur këmba- këmbës për të mos gabuar në lëvizjen e tyre mesditën e 11 qershorit kur i hodhën në erë automjetin teksa ndodhej në ecje në rreth-rrotullimi­n e Saukut. Mësohet se Sadikaj i njohur ndryshe si “Aleksi i Memaliajt” ka udhëtuar nga banesa e tij në Sauk të vjetër, të cilën e kishte me qira dhe sapo ka arritur te rreth-rrotullimi ka ndodhur edhe shpërthimi që i mori jetën. Por tashmë hetuesit janë të përqendrua­r në lëvizjet e tij të fundit në ditët para ngjarjes së rëndë. Në datat 8 dhe 9, Sadikaj ka qëndruar në resortin e tij luksoz në Tepelenë për t’u kthyer më pas drejt Tiranës mbrëmjen e datës 9. Të nesërmen ai ka darkuar me të dashurën e tij në një restorant në orët e vona të mbrëmjes, për t’u kthyer më pas në banesë. Partnerja e tij i ka thënë grupit hetimor se në momentin që kanë parkuar automjetin, ajo ka vënë re se llamarina e srebratori­t ishte e hapur. Por ai nuk është shqetësuar nga ky fakt dhe për këtë arsye, ka qenë ajo që ka shkuar për të mbyllur dhe më pas janë larguar për në banesë. Një ditë më vonë, ajo është larguar për në punë në mëngjes dhe në mesditë ka marrë lajmin tragjik se partneri me të cilin bashkëjeto­nte prej tri vitesh ka ndërruar jetë në një atentat mafioz. Një tjetër dëshmi që kanë në dorë hetuesit është ajo e mikut të Aleksandër Sadikajt, i cili ka folur për një borxh që një person nga qyteti i Kuçovës me pseudonimi­n “Peqja” i kishte marrë viktimës. Bëhet fjalë për një shumë parash që arrin 19 milionë lekë të vjetra. Ai ka thënë se ishte një person nga Kuçova me iniciale B.Gj., i cili po ndërmjetës­onte për t’i sjellë borxhin Sadikajt pasi kishin rënë dakord për likuidim të pjesshëm për shkak të pamundësis­ë për të sjellë të gjithë shumën përnjëherë. Një ditë para atentatit, miku i viktimës shprehet se Aleksandri i ka thënë se personi në fjalë, i ka dhënë një shumë prej 15.500 euro ndërsa pjesën tjetër do ia likuidonte në një moment të dytë. Ai i kishte shpjeguar se në fillim i kishte dhënë 5000 euro në dorë dhe një automjet për shkak se e kishte mik, por i kishte rrëfyer se ishte mërzitur me të për shkak se nuk ishte treguar korrekt ndaj tij. Shpërthimi ndodhi mesditën e së shtunës teksa Sadikaj udhëtonte me automjetin e tij. Fillimisht ai mbeti i plagosur rëndë, por më pas humbi jetën rrugës për në spital për shkak të plagëve që kishte pësuar. I riu bënte një jetë luksoze, ndërsa ishte pronari i një resorti në Memaliaj. Ai kishte qenë i skeduar

DËSHMIA DËSHMIA E E MIKUT MIKUT

për disa ngjarje kriminale dhe pikërisht kjo është pista ku hetuesit janë përqendrua­r për të zbardhur ngjarjen dhe për të arritur në gjurmët e autorëve.

DËSHMIA E SË DASHURËS

“Do takoheshim për drekë”. Kështu ka deklaruar para grupit hetimor bashkëjetu­esja e Aleksandër Sadikajt, makina e të cilit u hodh në erë në afërsi të Saukut dhe për pasojë ai humbi jetën në spital. Vajza e cila për gati 3 vite bashkëjeto­nte me 27-vjeçarin ka thënë në polici se lajmin për vendosjen e tritolit e mori vesh nga menaxheri i lokalit të Sadikajt. “Vajza doli për në punë në orën 08:30, ndërsa Aleksandri ishte në gjumë. Ai është zgjuar në orën 10:09 dhe i ka thënë që meqë deklaruesj­a do të vonohej, ai do të dilte dhe do të takoheshin për drekë. Kjo bisedë është bërë në orën 11:00. Aleksandri nuk ndihej i frikësuar. Rreth orës 14:15 e ka telefonuar shoku i Aleksit dhe e ka pyetur se ku është Aleksi se kishte parë një lajm. Më pas ka telefonuar menaxherin e lokalit dhe e ka pyetur nëse Aleksi ishte aty. Ai i kishte thënë se nuk dinte gjë. Pas këmbëngulj­es së deklaruese­s, ai i ka thënë se është djegur një makinë te ‘TEG’u, por nuk e dinte nëse ishte ai. Deklaruesj­a shprehet se është nisur drejt vendngjarj­es, por ka pasur shumë trafik. Më pas ka folur me kunatin e Aleksit dhe ai i kishte thënë që ishte në spital dhe nuk ishte mirë. Kështu që kishte shkuar në spital”, thuhet në dëshminë e vajzës. “Aleksandri zakonisht rrinte në Tiranë, ku ka një bar- kafe në zonën e ‘Komunës së Parisit’, por shkonte edhe në Memaliaj, se kishte një fermë kuajsh dhe disa shtëpi druri, të cilat i përdorte për turistë. Ai shkonte çdo javë në Memaliaj, pasi interesohe­j në lidhje me fermën. Në dijeninë e saj, ajo nuk ka vënë re ndonjë gjë të dyshimtë kohët e fundit dhe as ndonjë shqetësim tek Aleksi. Ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit, pasi dhe bizneset po i ecnin mirë. Me sa dijeni ka, ajo shprehet se Aleksandri nuk ka pasur probleme me askënd, kurse për fisin nuk ka dijeni”, thuhet në dëshminë e vajzës në dosjen hetimore.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania