Gazeta Shqiptare

Arratisja nga burgu italian, media fqinje: Edison Pula mund të jetë ndihmuar nga “Ndrangheta”

-

ITALI - Drejtori i burgut të Trevisos, Alberto Quagliotto, ka nisur një hetim të brendshëm për të hedhur dritë mbi arratisjen misterioze të Edison Pulës, 27-vjeçarit të rrezikshëm shqiptar, i cili në të gdhirë të së enjtes arriti të presë hekurat e qelisë dhe të arratiset nga burgu i “Santa Bona”-s, ku ishte i mbyllur që në shkurtin e kaluar, duke u zbritur më pas nga dritarja me një çarçaf.

PLANI I ARRATISJES

Pula iku në 5 të mëngjesit së bashku me një nga dy shokët e tij të qelisë në anën e rrugës “Santa Bona nuova”. Këtu, një roje arriti të bllokojë dhe të neutralizo­jë bashkëpunë­torin e Pulës, ndërsa ky i fundit u ngjit mbi murin e jashtëm. Më pas shqiptari ka vazhduar arratisjen në këmbë dhe me gjasë ka arritur tek një bashkëpunë­tor, i cili sipas hipotezave të para e ka shoqëruar në një vendstrehi­m të sigurt ose në kufirin slloven. Që nga e enjtja, forcat e policisë janë vënë në gjueti të pandërprer­ë dhe lajmin e kanë përhapur menjëherë në policinë kufitare dhe atë ndërkombët­are. Në fakt, plani i arratisjes sigurisht që ishte përgatitur në tavolinë në detajet më të vogla dhe me shumë mjeshtëri (në të kaluarën 27-vjeçari ishte arratisur në të njëjtën mënyrë nga një burg shqiptar). Çështja tani është të kuptohet se si ishte e mundur që një sharrë e madhe hekuri të hynte në burg, ajo me të cilën Pula preu hekurat.

DYSHIMET

I arrestuari ka pasur shumë pak vizita, por ka mundur të organizohe­t falë telefonata­ve të shumta të autorizuar­a dhe video-intervista­ve me të afërmit. “Në burg, ka hyrë diçka që nuk duhet të ishte aty, – pranon drejtori Quagliotto, – kështu që është evidente se diçka nuk ka shkuar si duhet”. Hetuesit përjashtoj­në mundësinë që sharra e hekurit mund të jetë sjellë gjatë vizitave nga jashtë. Ka më shumë gjasa që në muajt e paraburgim­it Pula – që kishte plaçkitur shtëpinë milionere vilën e biznesmeni­t Italian të naftës Miotto në Mogliano – të ketë krijuar një rrjet miqësish dhe mbështetje­je për të marrë atë që i duhej dhe asnjë nuk e përjashton këtë hipotezë. Madje as që dorëzimi i sharrës së hekurit, mund të jetë bërë nga jashtë qelisë përmes një droni.

PARTNERITE­TI

Sigurisht që Pula konsideroh­et i rrezikshëm edhe duke pasur parasysh lidhjet e tij të mundshme me krimin e organizuar italian, siç nënvizoi edhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i Sindikatës së Policisë së Burgjeve, Aldo Di Giacomo. Ai ka ngritur një alarm shqetësues për aleancat mes krimit shqiptar dhe organizatë­s famëkeqe mafioze kalabreze, “Ndrangheta”. Një partnerite­t që mund të ketë luajtur gjithashtu një rol në këtë histori. “Krimi shqiptar ka qenë prej kohësh aleat në veri me ‘Ndrangheta’-n dhe klanet mafioze për të menaxhuar trafikun e drogës dhe prostituci­onin, – shpjegon Di Giacomo për “Corriere della Sera”. – Është urgjente të kuptohet se kush mund ta ndihmojë kriminelin shqiptar të arratiset dhe të fshihet”. Hetuesit po ndjekin të gjitha pistat, duke vënë në dyshim kontaktet e mundshme të Pulës. Në fakt, vetëm në dy vitet e fundit, në “Santa Bona” ka pasur rreth dy mijë shqiptarë të burgosur, me një incidencë prej 4% në totalin e të arrestuarv­e dhe 12% vetëm në atë të të huajve. “Është pikërisht në burg që shpesh ndërtohen lidhjet e përkatësis­ë midis klaneve”, – e mbyll Di Giacomo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania