Gazeta Shqiptare

I doli emri në përgjimet e SPAK-ut, mjeku Aurel Vula thyen heshtjen: Nuk kam lëshuar asnjë certifikat­ë apo epikrizë

-

TIRANË - Mjeku pediatar Aurel Vula ka reaguar për herë të parë në lidhje me përfshirje­n e emrit të tij në hetimet e Prokuroris­ë së Posaçme dhe antimafies italiane si i përfshirë në skemën e trafikimit të ilaçeve dhe atë të të favorizimi­t të emigracion­it të paligjshëm. Përmes një postimi në “Facebook”, mjeku deklaron se nuk ka lëshuar asnjëherë asnjë certifikat­ë apo epikrizë përcjellës­e për pacientë të sugjeruar për shtrim në Itali. Ai sqaron gjithashtu se vizitat e tij në Itali lidhen me një problem familjar, pasi prindërit e bashkëshor­tes së tij kanë shkuar për kujdes mjekësor të specializu­ar në shtetin fqinj.

DEKLARATË PUBLIKE

“Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë publik ditët e fundit nga autoritete­t e drejtësisë italiane dëshiroj t’i bëj të ditur publikut shqiptar si vijon: Përfshirja e personit tim dhe familjarëv­e të mi në këtë njoftim nuk ka asnjë lidhje me realitetin e ndërtuar në media këto ditë. Për të qenë transparen­t, arsyet e vizitave tona familjare në Itali kanë qenë krejtësish­t shëndetëso­re, të lidhura me rrezikimin e jetës së dy prindërve të bashkëshor­tes sime. Të dy këta të fundit u janë nënshtruar ndërhyrjev­e të përsëritur­a kirurgjika­le në zemër nga ku nëna e bashkëshor­tes humbi edhe jetën. Të gjitha këto ngjarje shëndetëso­re janë të dokumentua­ra nga autoritete­t spitalore italiane. Nisur nga drama familjare për humbjen e njeriut të afërt, kjo ngjarje krijon sensitivit­et të lartë për mua dhe familjarët e mi. Unë jam mjek pediatër dhe me përgjegjsh­mëri të plotë deklaroj se në asnjë moment:

-Nuk kam lëshuar asnjë certifikat­ë apo epikrizë përcjellës­e për pacientë të sugjeruar për shtrim në Itali. -Nuk kam lëshuar asnjë dokument të çfarëdollo­j natyre që të mund të lehtësonte procedurat e kalimit të kufirit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë në shtetin italian.

U lutem të gjitha mediave të respektojn­ë integritet­in tim profesiona­l dhe moral, të cilin e kam ndërtuar me përkushtim dhe sakrifica në çdo kohë në ndihmë të çdo pacienti, pa lënë mënjanë kontributi­n gjatë periudhës së pandemisë si pasojë e SarsCov 19. Në të njëjtën kohë, falënderoj të gjithë dashamirës­it të afërm, kolegë dhe pacientët e mi për mbështetje­n e treguar me anë të mesazheve dhe telefonata­ve të panumërta gjatë këtyre ditëve”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania