Gazeta Shqiptare

Dëshmia e fqinjëve për vajzën që tradhtoi burrin në Librazhd: Do ta kishin vrarë fare, por u treguan njerëz të urtë

-

TIRANË - Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti u rikthye në qendër të vëmendjes historia e nuses nga Librazhdi, e cila u kap “mat” nga vjehrri dhe vjehrra duke tradhtuar. Përgjimet e reja nxjerrin në pah inskenimin e ngjarjes. Një nga fqinjat tregojnë për gazetaren Anila Ahmataj të emisionit ‘Me zemër të hapur” se vjehrra është bërë pishman për faktin që filmuan nusen, por shton se nuk ka qenë ajo që ka publikuar filmimet.

DISKUTIMET

Gazetarja: Ju keni vite që i njihni si familje” Komshija: Kam 36 vite këtu.

Gazetarja: E njihnit vajzën, nusen?

Komshija: Ne e njihnim kështu, kur shkonte në punë, sypërmbysu­r! Shkonte e vinte, ka pasur një muaj e gjysmë njohje me atë djalin, burri rrinte në Gjermani. Ashtu kanë ikur çunat tanë të gjithë…

Gazetarja: Po vjehrra çfarë thotë? Është bërë pishman për atë që bëri?

Komshija: Po çfarë të bëjë e shkreta, u bë tym që pse e publikuam ne videon tha, po se kush na i mori tha se ne jo!

Gazetarja: Po kush e publikoi videon? Edhe pse u publikua vetëm momentin kur e kanë gjetur aty, pse nuk kanë publikuar dhunën, sepse ajo ka shenja në trup?

Komshija: Po e kanë nxjerrë edhe pa b… më fal për shprehjen…

Gazetarja: A janë bërë pishman?

Komshija: Po, pishman janë bërë, po s’kapet më ai muhabet tani… Unë kur e kam dëgjuar atë ditë në mëngjes. U çudita, qava, kemi vajza vetë!

Gazetarja: Ti do ta bëje një veprim të tillë për nusen?

Komshija: Merre çoje në shtëpinë tënde, të ishte do ta kishin vrarë fare, po këta u treguan njerëz shumë të urtë e shumë të gjykueshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania