Gazeta Shqiptare

Tregu i internetit me linja fikse, rritja u frenua në tremujorin e parë

Numri i abonentëve në fund të tremujorit të parë arriti në rreth 521 mijë Krahasuar me tregun celular, interneti fiks ka shkallë më të ulët përqendrim­i

-

Të dhënat nga Autori teti i Komunikime­ve Elektronik­e dhe Postare (AKEP) tregojnë se numri i abonentëve është në rritje të lehtë me 0.7% krahasuar me një vit më parë, ndërsa ka pësuar rënie me 2.9% krahasuar me fundin e vitit 2021. Megjithatë, rënia duket se lidhet me rishikimin e shpeshtë të të dhënave të raportuara nga operatorët pranë AKEP. Sidomos operatorët më të vegjël nuk raportojnë rregullish­t dhe disa herë shifrat për këta operatorë bazohen në vlerësime të kryera nga vetë AKEP. Por, nga ana tjetër, edhe raportimet e operatorëv­e më të mëdhenj shpeshherë nuk janë shumë të sakta. Burime nga tregu bëjnë të ditur se shpesh operatorët kanë tendencën të mos zbresin abonentët e larguar nga shifrat që raportojnë çdo tremujor në AKEP. Kjo bëhet për të treguar një peshë tregu më të madhe nga sa kanë në të vërtetë. Këto praktika bëjnë që statistika­t për numrin e abonentëve të internetit të kenë mospërputh­je dhe rishikime të shpeshta. Megjithatë, tendenca afatgjatë e tregut të internetit me linja fikse është në rritje gjatë viteve të fundit. Tregu në dekadën e fundit është bërë gjithnjë e më konkurrues, sidomos në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrim­i i popullsisë është më i lartë. Krahasuar me tregun celular, tregu i internetit fiks ka një shkallë më të ulët përqendrim­i dhe duket më konkurrues në strukturën e ndarjes së tij sipas operatorëv­e. Pjesa e tregut të operatorit më të madh, “Albtelecom”, ka qenë në rënie konstante. Në fund të tremujorit I, ALBtelecom zotëronte rreth 22% të numrit të përgjithsh­ëm të abonentëve, nga 24% që mbante një vit më parë. “ALBtelecom” ruan një avantazh të lehtë ndaj “Vodafone”, që ka hyrë në këtë treg prej vitit 2020, kur finalizoi blerjen e operatorit të linjave fikse

“Abcom”. Në fund të marsit, “Vodafone” zotëronte rreth 21.7% të tregut të internetit me linja fikse, sipas numrit të abonentëve. Kompanitë e tjera janë ende larg dy aktorëve mbizotërue­s në treg, por me një tendencë të vazhdueshm­e në rritje. E treta pozicionoh­et ASC (Tring), me 11.3% të tregut, e ndjekur nga “Abissnet”, me 8.2% dhe ‘Digicom” me 4.9%. Në këtë treg veprojnë edhe një numër i konsiderue­shëm operatorës­h më të vegjël rajonale dhe lokalë, që, të marrë së bashku zënë një pjesë domethënës­e, prej rreth 23.5% të numrit të përgjithsh­ëm të abonentëve. Shërbimet fikse kanë ende potenciale të mëdha rritjeje, edhe duke pasur parasysh se niveli i depërtimit të tyre është ende i ulët në raport me mesataren rajonale dhe europiane. Sipas vlerësimev­e të AKEP, në vitin 2021 norma e penetrimit të aksesit broadband nga rrjete fikse ishte mbi 77% për familje dhe rreth 20% në raport me numrin e popullsisë, duke shënuar një rritje të ndjeshme përkatësis­ht me 7 pikë përqindje dhe 2 pikë përqindje nga normat e vitit 2020. Bazuar në të dhënat rajonale vërehet se qarqet me normat më të larta të penetrimit urban (në raport me popullsinë) edhe për vitin 2021 janë Tirana dhe Korça, përkatësis­ht me nga 43.55% dhe 30.42%. Ndërsa Durrësi është qarku që ka normën më të lartë të penetrimit rural rreth 23%, i ndjekur nga Tirana, Shkodra dhe Lezha me nga 10%. Mesatarja e normës së penetrimit urban për vitin 2021 rezulton rreth 30%, ndërsa mesatarja e për rajonet rurale është rreth 8%.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania