Gazeta Shqiptare

Miratimi i hartës së re gjyqësore, nga sot avokatët në grevë

Kreu i Dhomës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, kundër bojkotit të gjyqeve Seancat gjyqësore do të bojkotohen: Rriten shpenzimet!

-

Duke nisur nga dita e sotme të gjithë avokatët në Republikën e Shqipërisë do të bojkotojnë çdo proces gjyqësor. Greva në fjalë vjen pas miratimit të hartës së re gjyqësore. Kryetari i Dhomës së Avokatëve, Maks Haxhia, në një deklaratë për mediat tha se me këtë hartë të re rriten kostot dhe shpenzimet për gjyqet. “Kundërshto­jmë projektdra­ftin për hartën. Dje u mor vendimi për miratimin e hartës për një ndryshim, ku u tha se Gjykata e Sarandës nuk do të shkrihet dhe çështjes e Krujës nuk do gjykohen në Durrës, por në Tiranë. Ne vlerësuam këtë situatë dhe u konstatua se nuk është bërë asnjë ndryshim. Në këto kushte duke u ndjerë të fyer, për shkak të ishte realitet që këto tavolina kanë qenë farsë propagandi­stike, për të thënë se është marrë vendimi, në këto kushte vendosëm që të bojkotojmë të gjitha proceset gjyqësore, duke përfshirë dhe Gjykatën e Lartë. Procesi nis nesër (sot) deri të premten. Kjo hartë cenon rëndë interesat e personave por dhe rrit kostot. Duke ardhur në Gjykatë të Apelit të Tiranës, do të marr kopjen e vendimit në fjalë dhe do ti bëj kërkesë gjykatës për të caktuar një seancë tjetër. Masat e sigurisë është një pjesë e vendimit që nuk do bojkotohen. Shpresojmë që kjo grevë të jetë kambanë për Ministrinë e Drejtësisë që të merren parasysh kërkesat tona, të cilat janë interesa të personave juridikë. Nëse nuk merren masa, e kemi lënë të hapur që të mblidhet Komiteti Drejtuese. Të gjithë janë dakord dhe nëse do ketë njeri që nuk do respektojë vendimin do të procedohet”, - tha Haxhia. Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi të shtunën hartën e re gjyqësore, në të cilën parashikoh­et një reduktim i numrit të gjykatave në vend. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata nga 22 që ishin më parë, ndërsa nga gjashtë gjykata administra­tive të shkallës së parë do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Kreu i Dhomës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj, ka dalë kundër Dhomës së Avokatisë, e cila ka kërkuar bojkotim të gjyqeve si protestë kundër hartës së re gjyqësore. Në një postim në rrjetet sociale Vishaj thekson se nuk do të bëhen pjesë e grevës së organizuar nga Dhoma e Avokatisë Shqiptare. Sipas Vishajt, nuk është i qartë objektivi i kësaj greve, pra shkaku lidhur me kundërshti­met e hartës gjyqësore. Vishaj thotë se afati grevës është shumë i shkurtër dhe dëmi që mund të shkaktojë në raport me qëllimin e saj është irelevant. Ndërsa Erjon Gjoni, sekretar i Dhomës së Avokatisë Lezhë u shpreh se do bojkoti është për interesat e qytetarëve, ndërsa theksoi se Lezha nuk do të përballojë dot fluksin e madh të çështjeve. “Jo vetëm dëmtimi apo interesat e qytetarëve të qarkut të Lezhës për shkrirjen e gjykatës në Kurbin që ka ngarkesë tej normave, e cila do t’i bashkohet Lezhës që me kapacitete­t që ka nuk po e përballon dot fluksin e çështjeve në gjykim për shkak edhe të reformës në Drejtësi. Bojkoti nuk është për interesat e avokatëve, por për qytetarët. Nuk preken më vetëm nga shkurtimi i gjykatës Kurbin por edhe largim i gjykatës së Apelit Shkodër dhe gjykatës administra­tive të shkallës së parë Shkodër. E vetmja ka mbetur bojkoti dhe protesta që të mos implemento­hen këto ndryshime”, - tha Gjoni. Edhe kryetari i dhomës së Avokatëve Korçë, Arben Lena, foli për “Sot Live në Shqipëri” ngriti edhe çështjen e viktimave të dhunës. Sipas tij, viktimat e dhunës, nga pamundësia ekonomike nuk do të mund të kërkojnë drejtësi për shkak të distancës. “Problemet do të kenë shtresat në nevojë. Viktimat e dhunës në familje nuk do të kenë akses. Drejtësia duhet të jetë pranë qytetarëve. Nëse njerëzit shohin se nuk ka gjykatë, atëherë problemet do të vijojnë pak nga pak. Nëse ne flasim se duhet të japim drejtësi, drejtësia duhet të jetë afër njerëzve. Distancat do të krijojnë pamundësin­ë e aksesit. Avokatët do të gjejnë zgjidhje për njerëzit që janë në sistemin e drejtësisë do të ketë zgjidhje. Do të ketë shpenzime për transporti­n e të burgosurve. Çdo i burgosur do një makinë më vete”, - tha Lena. 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administra­tive dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Ky ishte përfundimi­sht propozimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për hartën e re gjyqësore në vend pas muajsh konsultime­sh me grupet e interesit. I vetmi ndryshim nga propozimi i kaluar është shtimi i një gjykate të shkallës së parë në Sarandë që me propozimin e kaluar ishte hequr. KLGJ ka miratuar draftin i cili tashmë pritet të kalojë për mendim në Këshillin e Ministrave, Këshillin e Lartë i Prokuroris­ë, Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe Ministrisë së Financave. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnjë, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania