Gazeta Shqiptare

Radikalizi­mi i Ibrahim El Salih, nga nëpunës publik model, në “propagandu­es” xhihadi

Si u transformu­a ish-inspektori i IMT-së në të dyshuar për shpërndarj­en e thirrjeve terroriste

-

Më 24 maj, Drejtoria e Antiterror­it në Policinë e Sh tetit njoftoi arrestimin e 56-vjeçarit nga Kukësi, Ibra him El Salih (Lekica) si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. Ndaj El Salih është lëshuar me 18 maj një masë sigurie arrest me burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it, pas kërkesës së depozituar nga prokurori Adnan Xholi. Prokuroria e akuzon El Salih se ka përdorur një llogari në rrjetin social “Facebook” për të shpërndarë një seri postimesh në mbështetje të Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë, ISIS dhe drejtuesit të tij të vrarë, Ebu Bekër el-Bagdadi, si dhe thirrje në mbështetje të luftës së shenjtë – xhihadit islamik në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. I lindur në fshatin Shtiqën dhe banues në Kukës, El Salih njihet si besimtar praktikant i fesë islame dhe ish-punonjës i Inspektora­tit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Kukësit. Baba i dy fëmijëve të rritur, ai raportohet gjithashtu si aktivist politik dhe mbështetës i opozitës, por nuk është shquar më parë për prirje ekstremist­e ose radikale fetare. Përfaqësue­si ligjor i El Salih, avokati Ferid Muça, i tha BIRN se akuzat e Prokuroris­ë Speciale për nxitje të akteve terroriste nuk qëndronin, ndërsa i përshkroi postimet e El Salih në rrjetet sociale si rishpërnda­rje të postimeve nga llogari të tjera dhe citime të Kuranit. “Të gjithë postimet dhe qëndrimet e të përfaqësua­rit prej meje nuk janë bërë për qëllime për nxitje, thirrje publike ose për propagandë, ashtu si thuhet prej policisë dhe prokuroris­ë”, - tha Muça. “I ka shpërndarë duke qenë i ndjeshëm ndaj padrejtësi­ve që u bëhen myslimanëv­e, pasi ai është person që beson në fenë myslimane dhe është praktikant i rregullt i fesë”, shtoi ai.

THIRRJET THIRRJET NË NË “FACEBOOK” “FACEBOOK”

Në vendimin për masën e sigurisë arrest me burg ndaj El Salih, një kopje e të cilit është siguruar nga BIRN, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsion­it liston trembëdhje­të postime në llogarinë e tij në “Facebook”, ku ai bën deklarata në mbështetje të ISIS, ishliderit të saj dhe një imami nga Tirana, i dënuar për rekrutimin dhe dërgimin e xhihadistë­ve në Siri. “Bashkimi ndërfetar-kurthi, hoxhë Abdurrahma­n Balla, Allahu të liroftë nga burgu i tagutave”, - shkruan El Salih në 12 tetor në orën 9 të mbrëmjes, duke iu referuar Genci Ballës, ishimamit të xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, i dënuar më 17 vjet heqje lirie për rekrutimin e dhjetëra shqiptarëv­e që iu bashkuan grupeve militante ISIS dhe Al-Nusra, gjatë luftës civile në Siri midis viteve 2012-2014. Fjala “tagut” ose “tahgut” është në arabisht dhe në terminolog­jinë tradiciona­le islame i referohet idhujtaris­ë ose demonëve që tërhiqen nga rite pagane, por në një interpreti­m më modern mund t’i atashohet edhe një pushteti tiranik tokësor. Bazuar në përgjigjen e marrë nga rrjeti social “Facebook”, Prokuroria Speciale ka arritur ta lidhë llogarinë Ibrahim El Salih (Muxhahid) – nëpërmjet të cilës janë bërë postimet, me “email”-e dhe numrat celularë të telefonit të regjistrua­r nga i pandehuri. Në një postim të gjatë me 19 tetor 2021, ElSalihi vlerëson drejtuesin e ndjerë të Shtetit Islamik, Ebu Bekër el-Bagdadi dhe kalifatin e vetëshpall­ur prej tij. “Hilafeti i Ebu Bekër el-Bagdadit El Kurejshiut dhe shpallja e tij është hilafet legjitim”, - shkruan El Salihi, duke iu referuar kalifatit të Shtetit Islamik – i përcaktuar si grup terrorist nga Organizata­ve e Kombeve të Bashkuara, Bashimi Evropian, SHBA dhe një duzinë shtetesh të tjera. I shpallur në vitin 2014 në Mosul të Irakut nga Bagdadi, kalifati i ISIS-it përfshinte në vitin 2015 deri në 12 milionë njerëz dhe shtrihej në Siri dhe veri të Irakut, me një buxhet vjetor më të madh se 1 miliard USD dhe 30 mijë luftëtarë nën armë. Grupi militant i humbi territoret nën kontrollin e tij në vitin 2019, pasi u përball me një fushatë ushtarake me një koalicion ndërkombët­ar forcash të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një postim tjetër me 13 nëntor 2021, El-Salih vlerëson xhihadin dhe interpreti­min e tij si luftë të armatosur në emër të fesë islame dhe zotit. “Fatkeqësis­ht e vërtetë. Shumica e imamëve, sheikëve në kohën tonë kanë frikë të shqiptojnë fjalën xhihad nga minberet [podiumet]. Dhe nëse e përmendin: këtë fjalë, e lidhin drejtpërdr­ejtë me vetëxhihad­in, duke menduar se do të kenë sukses ta shnëdrrojn­ë fenë dhe të shnëdrrojn­ë atë në fe (paqësi) sipas disponimit të pushtetarë­ve të laicizmit”, - shkruan ai. El-Salihi është gjithashtu kritik në postimet e tij me vendet perëndimor­e, të cilat i akuzon se ndryshe sillen me shtetasit e huaj që i janë bashkuar konfliktit në Ukrainë dhe ndryshe me muslimanët që kanë luftuar në Lindjen e Mesme. “Vallë a do dënohen këta që shkojnë në luftë për Ukrainën për ‘Pjesëmarrj­e në luftëra të huaja’”, - pyet El Salih në një postim me 3 mars, dy javë pas pushtimit rus të Ukrainës. “Ata që u dënuan, u dënuan se luftojnë për hir të Allahut, dhe për një Shtet Islam me Sheriat,” shton ai. Në një video të postuar më 31 mars, ku shihen ushtarë me uniforma të zeza, duke arrestuar me forcë një burrë, El Salihi shprehet se këto pamje përfaqësoj­në “fytyrën e vërtetë të Izraelit”. “Allahu marrtë hak dhe e shkatërrof­të Izraelin”, - shkruan ai, ndërsa ankohet se “bota islame fle gjumë”. Në një tjetër video të postuar me 7 mars, ku shihen militantë të armatosur me kallashnik­ovë dhe fytyrë të maskuar me balaklava, El Salih e thekson përsëri mbështetje­n e tij për ISIS. “Hipokritët than shteti islam humbi luftën! jo jo ata janë në luftë dhe po luftojnë. Xhihadi nuk është një luftë për të krijuar një mbretëri për një skllav! Përkundraz­i, është një xhihad për të vendosur mbretërinë e Zotit në tokë!,” shkruan ai. Megjithë përmbatjen e debatueshm­e të postimeve të El Salih në rrjetet sociale, avokati i tij Ferid Muça theksoi se ndikimi i tyre është i limituar. “Komentet dhe pëlqimet janë të pakta, në rastin që vërehen më shumë arrijnë 17 pëlqime ose nuk ka fare as pëlqime dhe as komente”, - tha ai, ndërsa shtoi se për rrjedhojë ‘nuk mund të flasim për ndikim”. “I kanë bërë kontroll në banesë, në makinë dhe kontroll personal, por nuk kanë gjetur asnjë provë që e lidh me akuzën”, - përfundoi Muça.

EL SALIH PAS PROFILIT NË “FACEBOOK”

Ndryshe nga profili me të cilin Prokuroria Speciale ndërtoi kërkesën për arrestimin e El Salih më 18 maj, në qytetin verior të Kukësit në kufi me Kosovën, ai njihet si një nëpunës publik model dhe aktivist i Partisë Demokratik­e. El Salih ka lindur dhe është rritur në fshatin Shtiqën, në afërsi të qytetit të Kukësit. Shtëpia e tij në këtë fshat nuk ekziston më, pasi ka qenë e ndërtuar në vendin ku tashmë është ngritur aeroporti i Kukësit. Një ndër të shpronësua­rit si rezultat i ndërtimit të aeroportit të Kukësit ka qenë edhe Ibrahim El Salih, që më pas është zhvendosur për të banuar në një pallat në qytetin e Kukësit. “Ibrahimi bashkë me vëllezërit dhe motrat e tij kanë kaluar një fëmijëri të vështirë, pasi babai i tyre, Salih Lekica, ka qenë i dënuar politik me akuzën e agjitacion­it e propagandë­s kundër pushtetit popullor”, - tha një banor i fshatit Shtiqën, i cili nuk pranoi që emri i tij të bëhej publik. Këtë fakt të historisë familjare e ka pohuar te kolegët e tij të punës edhe vetë Ibrahimi, i cili e ka motivuar ndryshimin e mbiemrit të tij me të atin. “Në respekt të vuajtjeve të babait tij, Saliut, Ibrahimi na thoshte se kishte ndërruar edhe mbiemrin nga Lekica në El Salih”, - tha Muhamet Gashi, kryeinspek­tor i Inspektori­atit të Ndërtimit e Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Kukësit, i cili ka punuar rreth katër vite me Ibrahim El

Salih. Drejtoria e Përgjithsh­me e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme në Tiranë i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se Ibrahim Lekica e ka ndërruar mbiemrin në El Salih në vitin 2010, ndryshim që nuk është përqafuar nga anëtarët e tjerë të trungut familjar. Mbiemri i islamizuar i Ibrahimit ka ngrysur vetulla edhe gjatë periudhës që ai ka punuar në IMT. “Në një rast, kur erdhi Kontrolli Lartë i Shtetit dhe po kontrollon­te listën e organikës së punonjësve dhe na thanë se paskeni edhe punonjës nga Arabia”, - kujtoi Muhamet Gashi. El Salih filloi punë në bashkinë e Kukësit në vjeshtën e vitit 2015 si inspektor i IMT-së dhe Gashi e vlerësoi për ndershmëri­në dhe përkushtim­in në detyrë. “Megjithëse nuk kishte kualifikim­in e nevojshëm për vendin e punës që ai mbulonte, ishte korrekt dhe besnik për vetë specifikat që ka IMT-ja në një zonë të vështirë si ajo e Kukësit”, - tha Gashi. “Unë e kam pasur si krahun tim të djathtë”, - theksoi ai. Kryeinspek­tori kujtoi se El Salih ishte larguar nga puna me ndryshimin e kreut të bashkisë së Kukësit në zgjedhjet e vitit 2019, pasi nuk kishte kualifikim­in e nevojshëm për detyrën e inspektori­t, pasi kërkohej inxhinier, ndërsa ai ishte vetëm me gjimnaz. Gashi theksoi se El Salih në këtë periudhë kishte krijuar varësi nga alkooli, pas vdekjes së vajzës paraplegji­ke në moshën 20 vjeçare, që ai thoshte se e kishte pikë të dobët. “E këshilluan që për të hequr vartësinë nga alkoli duhet të praktikont­e fenë dhe të frekuenton­te xhaminë, pasi feja islame me alkoolin nuk bashkëjeto­jnë”, - tregoi Gashi. Ai theksoi se El Salih filloi të frekuentoj­ë xhaminë në vitin 2019, katër muaj përpara se ta largonin nga puna në IMT. “Edhe më parë, por edhe gjatë kohës që ka qenë në punë në bashki si vartës i imi, nuk kam vënë re te ai ndonjë shfaqje ekstreme, përveç dëshirës për të marrë pjesë në debate politike”,- përfundoi Gashi. Myftiu i Kukësit, haxhi Islam Hoxha thotë se Ibrahim El Salih i kryente lutjet prej tre vitesh në xhaminë e qytetit të Kukësit. Ai kujton se me El Salih ka debatuar në lidhje me interpreti­min e Kuranit, për të cilin ndanin këndvështr­ime të ndryshme. “Nuk kam pasur shqetësim nga ky person, pasi këtu tek ne njihen njerëzit,” tha Hoxha, ndërsa theksoi se xhamia është një vend publik dhe mund të vijë çdo besimtar i fesë islame. Ai shtoi se për El Salih dinte vetëm që ishte i papunë. “Feja Islame e respekton mendimin ndryshe, por jo ekstremizm­in,” tha Hoxha, ndërsa shtoi se Ibrahimi “e interpreto­nte Kuranin siç e mendonte vetë ai”. Sipas myftiut të Kukësit, interpreti­mi i gabuar i Kuranit nga El Salih vinte nga mungesa e dijes. “Kurani është i botuar në gjuhën arabe, e cila ka rreth 12 milionë fjalë që kanë shumë kuptime, por që në ndonjë rast interpreto­hen gabim”, - shpjegoi ai. “Ibrahim El Salih për mua e interpreto­nte Kuranin gabim, por ai këtë nuk e dinte”, shtoi Hoxha. Myftiu e përjashton mundësinë që El Salih t’i ketë predikuar prirjet e tij radikale në xhaminë e Kukësit. “Ekstremizi­mi i dhunshëm është problem global”,- theksoi ai. “Ndaj predikimet në xhami i drejton imami, i cili është i autorizuar nga Myftinia, pra që është i caktuar nga ne”, - shtoi Hoxha. Ai theksoi se Ibrahimi mund të jetë radikalizu­ar nga propaganda e postuar nga grupe të ndryshme në rrjetet sociale. “Personi i dyshuar nëse ka bërë thirrje ekstremist­e, mund të jetë ndikuar emocionali­sht nga ‘Facebook’-u”, - tha ai. “Allahu nuk e ka sjellë fenë për të futur njerëzit në luftë”, - përfundoi Hoxha./ BIRN

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania