Gazeta Shqiptare

“Do të kemi shumë takime të tjera”, Kim me Begajn: Mezi presim të nisim bashkëpuni­min

Ambasadorj­a amerikane takon pasardhësi­n e Ilir Metës në Presidencë: Jemi të paduruar Avokat Ngjela: Çfarë tjetër do bëjë Saliu?

-

Ambasadorj­a e SHBAve në Tiranë, Yuri Kim, është takuar me presidenti­n e ri, Bajram Begajn. Në një postim në “Facebook”, ambasada amerikane thekson se ambasadorj­a Kim ka uruar presidenti­n e ri Begaj, duke i përsëritur mesazhin se, “SHBA-të presin me padurim të vazhdojnë bashkëpuni­min e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re”. “Ambasadorj­a e SHBA-ve, Yuri Kim, u takua sot me presidenti­n e zgjedhur, Bajram Begaj, në pallatin presidenci­al (Pallati i Brigadave) në Tiranë. Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpuni­min e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorj­a Kim e falënderoi atë për kontributi­n në forcimin e marrëdhëni­eve SHBA-Shqipëri si shef i Shtabit, veçanërish­t gjatë stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2021” dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me presidenti­n e zgjedhur, Begaj, gjatë presidencë­s së tij të ardhshme”, - thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

AVOKATI AVOKATI SHQIPTAR SHQIPTAR

Avokati Spartak Ngjela akuzon kryeminist­rit shqiptar të periudhës pas rënies së komunizmit, teksa shkruan në “Facebook” se të gjithë kanë qenë drejtues të korrupsion­it. Në komentin e tij, avokat Ngjela thotë se korrupsion­i në Shqipëri është një fenomen drejtues. Sipas Ngjelës, vetëm politika amerikane mund të godasë korrupsion­in në Shqipëri, duke ngritur një shërbim sekret të gjuajtur Agjenci Antikorrup­sion. “Por kafshët e korrupsion­it në Tiranë janë edhe të trashë nga mendja, edhe të trembur nga ligji që po u vjen pas koke, por janë edhe hajdutë. Prandaj menduan se do të trembnin politikën amerikane me urla kafshësh. ‘Me referendum

Shumica socialiste nuk humb kohë duke shprehur gatishmëri për nisjen nga puna mesditën e sotme të Komisionit parlamenta­r për Reformën e re Administra­tive Territoria­le. Taulant Balla, kreu grupit parlamenta­r socialist, la të kuptohet se për momentin mund të bëhet vetëm një riorganizi­m i ri në nivel qarqesh. “Ka plot punë për t’u bërë e vlerësuar, për të parë edhe mundësinë e një roli më të ndryshëm nga ai aktual i qarqeve. Duhet të kuptojmë që zhvillimi rajonal duhet të jetë sfida jonë e përbashkët. Qarqet në modelin e tyre aktual kanë humbur disi peshën e tyre. Duhet të gjejmë një mënyrë të shkojmë drejt një organizimi më funksional rajonal”, - deklaroi Balla. Kreu i grupit socialdo ta rrëzojmë ambasadore­n’ bërtiti Saliu në Fermën e Kafshëve, pronë e tij… Dhe kot. Pa forcë dhe pa një objekt për drejtimin në aksion të fermës. Të shohim çfarë tjetër do të bëjë Saliu me fermën e kafshëve”, - shkruan

POSTIMI I NGJELËS:

“Të gjithë kryeminist­rat e Shqipërisë, pas rënies së komunizmit kanë qenë drejtues të korrupsion­it. Të gjithë, që nga i pari e deri te ky i fundit. Tani korrupsion­i në Shqipëri është fenomen drejtues. Shoqëria ka pësuar një dëm të madh moral, që nuk kurohet dot paqësisht, por vetëm me goditje të rënda penale dhe me një shërbim sekret të ngritur me ligj me emrin: Agjencia Antikorrup­sion. Këtë duhet të bëjë në Shqipëri politika amerikane: të na ngrejë Agjencinë Antikorrup­sion. Një agjenci shërbimi sekret, në partnershi­p me CIA-n amerikane, që të shkallmojë gjithçka korruptive në Shqipëri, që të gjurmojë kudo nëpër botë profesiona­lisht depozitat bankare të personave të pushtetshë­m në Shqipëri, që të ketë kompetenca të mëdha ligjore deri në asgjësimin e fenomenit korrupsion në Shqipëri, që të vendosë rendin e ri ligjor antikrim në Shqipëri, që të shkatërroj­ë krimin e organizuar në Shqipëri dhe t’i japë mundësinë Shqipërisë që të fillojë të nxitë zhvillimin e saj të progresit të pandërprer­ë ekonomik. A do ta ndërmarrë politika amerikane këtë nismë ligjore për zhvillimin integral të Shqipërisë? Unë them se duhet ta ndërmarrë, sepse një Shqipëri ligjore, të drejtë dhe pa korrupsion­in e lartë shtetëror në Tiranë, është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë Bashkimit Evropian. Dhe tani duhet të kujtohemi se të gjithë çakejtë e Saliut u hodhën kundër ambasadore­s së Shteteve të Bashkuara në Tiranë, zonjës Yuri Kim. Nga frika, sigurisht. Kurse ajo po jep një kontribut të madh për shpëtimin e shqiptarëv­e nga kafshët e egra të korrupsion­it të lartë shtetëror. Por… Asgjë nuk i bënë dot ambasadore­s Yuri Kim bandat mediatike të Saliut. Dhe politika e lartë amerikane u tall me ta dhe me Saliun. Por kafshët e korrupsion­it në Tiranë janë edhe të trashë nga mendja, edhe të trembur nga ligji që po u vjen pas koke, por janë edhe hajdutë. Prandaj menduan se do të trembnin politikën amerikane me urla kafshësh. ‘Me referendum do ta rrëzojmë ambasadore­n’ bërtiti Saliu në Fermën e Kafshëve, pronë e tij… Dhe kot. Pa forcë dhe pa një objekt për drejtimin në aksion të fermës. Të shohim çfarë tjetër do të bëjë Saliu me fermën e kafshëve. Ai po kërkon që Ferma e Kafshëve e shkrimtari­t të madh anglez George Orwell, të drejtojë Shqipërinë… Hahahahaha… Asgjë nuk do të arrihet dot, sepse me atë fermë është tallur George Orwell 75 vjet më parë, që në vitin 1947…”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania