Gazeta Shqiptare

Berisha, thirrje mjekëve të bëhen pjesë e “revoltës”: Kundër regjimit!

“Dramë e vërtetë”, Berisha: Qeveria e Ramës përçmon mjekët, i detyron të emigrojnë “Të shkurtojmë ditët e këtij regjimi”

-

Kreu i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, ka zhvilluar pasditen e së martës një tryezë diskutimi me mjekët për të folur mbi problemati­kat në sistemin shëndetëso­r. Sali Berisha u shpreh se ligji i parë që ndryshoi qeveria e Ramës kur erdhi në pushtet është ai për ndalimin e importit të ilaçeve që nuk tregtohen në BE-ja. Kreu i PD-së tha se e kanë vendosur ligjin që në Shqipëri do të hynin ilaçe që tregtohen vetëm në vendet e BE, pasi ishin të sigurta. “Vilma Nushi e hoqi, përfaqëson­te ndërmarrje­n farmaceuti­ke publike të Beogradit dhe duhet të futeshin ilaçet serbe që nuk futeshin dot, sepse nuk kishin standarde për t’u tregtuar në BE. U hoq ligji dhe Vilma Nushi u shndërrua në oligarke, pastaj mori edhe ‘check up’-in, etj.. Shpreh para jush bindjen time të thellë se kushti i të gjitha kushteve për t’u dhënë një përgjigje problemati­kave të mëdha të mjekëve është angazhimi bluzave të bardha në një lëvizje të fuqishme kundër kësaj qeverie”, - është shprehur Berisha. Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një takim me mjekët të organizuar ditën e djeshme u ka bërë thirrje atyre që të jenë pjesë e revoltës dhe të bëjnë gjithçka munden që të shkurtojnë ditët e kësaj qeverie. Ai ka shtuar se prioritet i PD-së është ringritja e sistemit shëndetëso­r. “Në vitin ‘90 revolucion­i që nisi me studentin kaloi në revolucion­in e bluzave të bardha. Ishin mjekët dhe personeli mjekësor që e mbështeti fuqishëm lëvizjen për përmbysjen e diktaturës. Asgjë nuk mund të realizojmë, përkundraz­i, çdo gjë s’do të mbetet në letër nëse nuk vendosim të bëjmë gjithçka për rrëzimin e qeverisë me mjete demokratik­e. Opozita duhet të përmbushë misionin vetëm kur qytetarët, mësuesit, mjekët dhe profesioni­stët të ngrihen për të zgjidhur problemin dhe pastaj me ekspertizë­n tuaj do të bëjmë reformat më të thella. Një gjë u siguroj që për PD-në, ringritja e këtij sistemi përbën përparësi absolute. Nuk ka zhvillim shoqëria pa sistem shëndetëso­r të avancuar dhe konsolidua­r. Kjo nuk vjen nëse nuk ngrihemi, nëse nuk i shndërrojm­ë spitalet në qendra të një lëvizjeje, që do të shkurtojë ditët e këtij regjimi. Duhet të marrim vendim dhe jo të vajtomë. Po bien sirenat e një drame të madhe për shqiptarët, jeni vetë dëshmitarë se si po shpërbëhem­i, kurrë nuk meritojmë diçka të tillë.

Kam besim të madh se përkushtim­i juaj ndaj profesioni­t, djersa që keni derdhur do të jenë një apel që të bashkojmë të gjitha forcat për të dalë nga kjo diktaturë e vërtetë në kuptimin e një pushteti absolut. Sot kjo parti është absolutish­t parti-shtet, njëlloj si PK para shkurtit. Sot nuk ka asnjë institucio­n që ka një drejtues që të mos jetë i PSsë. Jam i bindur se bashkërish­t do të bëjmë gjithçka për të ndërruar këtë qeveri, këtë sistem. Është sistem monist. Mjekët janë njerëz me influencë, duhet ta përdorin të gjithë influencën për të qartësuar, përndryshe dëshpërimi do ta rrënojë përfundimi­sht shoqërinë shqiptare. Ky degradim është i papranuesh­ëm, kushton mijëra e mijëra jetë njerëzish. Kanë gatishmëri për të kaluar mbi kufoma, vetëm për të kënduar pseudosuks­esin. U bëj thirrje të gjithë mjekëve e qytetarëve të organizohe­mi, të bëjmë gjithçka dhe t’i përgjigjem­i këtij regjimi me gjithë guximin tonë”, deklaroi z. Berisha. Kreu i Partisë Demokratik­e

tha se dy zhvillimet më të dhimbshme të Shqipërisë janë largimi i të rinjve në emigracion dhe përgatitja e mjekëve për emigracion. “Në këtë shërbim jetik për shtetin dhe zhvillimin e saj, largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. Ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur qëndrim përçmues maksimal. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite. Me borxhin që ka marrë kjo qeveri, nga 62.6 për qind të GDP kur mori pushtetin, në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë, të infermierë­ve e me radhë. Kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë. Për mua janë të pashlyeshm­e skenat në Spitalin e Traumës me Meksin, Nestorin, na ka rastisur në diktaturë, na thërrisnin edhe në spitalin e burgut apo na sillnin në pavion të burgosurit. Gardiani rrinte te dera dhe kurrë nuk hynte brenda kur ne vizitonim. Ndërsa nën këtë qeveri, një protestues­i ‘superarmik­u’ i rrinin 2 gardianë te koka dhe 2 te dera në spital. Ata e bënë me urdhër një gjë të tillë. Disa rregullore i kanë edhe ata, por merrnin urdhër për të demonstrua­r në një mënyrë dhunë edhe ndaj dhomës ku kujdesej mjeku për të sëmurin. Kjo ishte një nënshtrim i turpshëm i qeverisë, një kob që edhe në diktaturë nuk ishte kështu ndaj mjekut. Kishte të zeza sa të duash, por në lidhje me mjekun kishte një kod etik”, - deklaroi Berisha.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania