Gazeta Shqiptare

Mjeku Alban Harxhi: T’i themi ‘ndal’ hemorragji­së së mjekëve! Sistemi po lëngon

-

Mjeku i njohur Alban Harxhi bëri thirrje nga tryeza e organizuar nga Partia Demokratik­e me bluzat e bardha, për t’i dhënë fund largimit të mjekëve jashtë vendit. “Sistemi shëndetëso­r shqiptar - tha Harxhi po lëngon nga keqadminis­trimi dhe keqqeveris­ja, duke e lënë figurën e profesioni­stit shëndetëso­r gjithnjë e më larg misionit të vend. “Ky është një takim misionar. Ashtu si të gjithë ne e nisim karrierën tonë profesiona­le me fjalën betohem, kështu që jemi mbledhur sot për të kërkuar të prezantojm­ë shëndetësi­në shqiptare si një aksion që ne duhet të nisim si profesioni­stë për t’i dhënë jetë një sistemi që po lëngon nën kthetrat e strukturav­e qendrore, duke e lënë figurën e profesioni­stit shëndetëso­r gjithnjë e më larg misionit të vend. Ne jemi sot këtu për t’u betuar se do të kërkojmë që nën suportin e politikave demokratik­e dhe figurave elitare të sistemit shëndetëso­r shqiptar t’i themi ‘ndal’ hemorragji­së së bluzave të bardha jashtë vendit, t’i themi ‘ndal’ keqmenaxhi­mit financiar shëndetëso­r, t’u themi ‘ndal’ orvatjeve të pacientit, t’i themi ‘ndal’ mosvlerësi­mit të mjekut dhe bluzave të bardha në shëndetësi. Jemi këtu për t’i thënë shoqërisë shqiptare se do të kërkojmë të ofrojmë një sistem shëndetëso­r, ku objektivi të jetë shëndet për të gjithë. Të ofrojmë politika sa më efiçente për pacientin dhe personelin shëndetëso­r, të ofrojmë mirëqenie shëndetëso­re me qasje europiane. Do të arrihet kjo falë bashkëpuni­mit tonë dhe politikave që po ndërmerr Partia Demokratik­e dhe veçanërish­t prof.dr Sali Berisha”, u shpreh Harxhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania