Gazeta Shqiptare

Lame: Korrupsion­i vazhdon në Kadastër. Më bëjnë presion për rritje rroge

Kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, ka folur për korrupsion­in në institucio­nin që ai drejton “Nuk ndodh më ‘hiqja Lenës, jepja Prenës’”

-

Kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, ka folur për korrupsion­in në institucio­nin që ai drejton dhe ka pranuar se ende vijon të mbetet problem dhënia e ryshfetit, apo siç quhet ndryshe në gjuhën popullore, “kafe 20, 30 apo 50 mijë lekë” për të marrë shërbimet. “Mbetet ende problem ai korrupsion­i i vogël endemik, me 20, 30 apo 50 mijë lekë. Kjo zhduket nga shërbimet ‘online’. Në Kadastër kanë kërkuar rritje rroge, kjo shenja më e sigurt e uljes së korrupsion­it. Nëse për doganierët dikur thuhej ‘ou pse ka edhe rrogë’, fakti që po bëjnë presion për rritjen e rrogës tregon se është ulur shumë indeksi i korrupsion­it”, tha Lame. Ndërkohë, për një tjetër formë të korrupsion­it që ka ekzistuar, Lame tha se është ajo e grisjes së fletëve të regjistrit dhe marrja e pronës përmes ryshfetit me metodën “merrja Lenës, jepja Prenës”. Por, për këtë formë korrupsion­i, kreu i Kadastrës u shpreh 99.9% i bindur se nuk ndodh më, por nuk dha 100% garanci, sepse sipas tij, “të çmendur do të ketë gjithmonë”. “Dy janë format e korrupsion­it në Kadastër,

madje njëra ka qenë, nuk është më. Njëra është korrupsion­i i vogël endemik na 30 mijë, bjer 50 mijë që ta bëj. E tjetri korrupsion­i i madh që ‘merrja Lenës e jepja Prenës’. Merrja pronën, ndrysho, gris regjistrin. Ky është korrupsion­i që e ka shkatërrua­r në themel sistemin, ndryshimi në themel i pronësive. Kjo në 99.9 të rasteve e them me përgjegjës­i të plotë nuk ndodh më. Ngaqë si arsye është digjitaliz­imi dhe skemimi i qartë i punës në sistem”.

MILVA EKONOMI Ministrja për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi, në një intervistë për “News 24” foli për konferencë­n e parë ndërkombët­are të antikorrup­sionit. Ekonomi tha se duhet më shumë komunikim me publikun dhe se digjitaliz­imi është një aktivitet që ka vite që po ndodh. Po ashtu, shtoi se qëllimi kryesor mbetet parandalim­i, ndërgjegjë­simi dhe më pas dënimi. “Është me shumë rëndësi,

Shqipëria po e bën për herë të parë. Qeveria ka marrë përsipër të kryejë një reformë të madhe në sistemin e drejtësisë. Pra, progresi që kemi bërë, ka hequr një herë e përgjithmo­në idenë që pandëshkue­shmëri nuk ka. Shqipëria e ka vendosur rrugën e saj drejt demokracis­ë”, - tha ajo. Sa i përket mesazhit të ambasadore­s amerikane në Tiranë, Yuri Kim, për luftën kundër krimit të organizuar, ajo tha se fjala e saj ishte frymëzuese.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania