Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO-s lë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën

Ja dëshmia e dhënë para hetuesve nga Teta për ngjarjen e 3 viteve më parë

-

TIRANË

jykata e Posaçme e Apelit

lënë në fuqi vendimin e GJKKO-s për dënimin me 25 vite burg të Blendi Tetës, i akuzuar në lidhje me vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko. Vendimi i Gjykatës së Posaçme, i cili e dënoi me 25 vite burg Blendi Tetën, u dha në janar të vitit 2022, por u ankimua në Apel. Santiago Malko, ishefektiv­i i Policisë u ekzekutua më 27 gusht të 2019-ës brenda makinës së tij. Viktima ishte i dyshuar si i përfshirë në vepra të ndryshme penale. Një ndër to, ka qenë edhe një ngjarje në vitin 2018, në zonën e ish-Kinostudio­s, ku mbetën të plagosur dy vëllezër. Santiago Malko pak para atentatit kishte lënë makinën e tij tip “BMW X5” në një lavazh të zonës. Pasi ka dalë në rrugën kryesore, para i ka dalë një automjet nga i cili është qëlluar me breshëri automatiku. Ndonëse Blendi Teta mohoi se nuk kishte lidhje me krimin, doli zbuluar nga tabulatet telefonike që ishin provë e fortë për deklarimin fajtor të vrasjes së ndodhur në 27 gusht 2019 në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Teta kishte pasur rol në mbajtjen nën vëzhgim të Santiago Malkos me qëllim që të gjendej një moment i përshtatsh­ëm për ta qëlluar. Për vrasjen e Malkos akuzohen edhe 8 persona të tjerë të shpallur që prej më shumë se një viti në kërkim, më konkretish­t Leonard Dukën; Erlis Dukës, Ilir Selmanin, Oltian Logën, Fatmir Hysenin, Dritan Agajn, Aleksandër Maxhakun dhe Xhoni Nicën, të cilët janë ndarë në gjykim nga Teta. Ky i fundit u kthye në dëshmitari­n kryesor, pasi zbërtheu pjesë të rëndësishm­e të klanit Duka, që organizoi vrasjen e Santiago Malkos.

DËSHMIA PARA HETUESVE E BLENDI TETËS

Blendi Teta ka treguar se ka qenë duke darkuar në bodrumin e lokalit “La F…”, në zonën e Freskut, në afërsi të teleferiku­t, lokal i cili është në posedim të vëllezërve Leonard dhe Erlis D.. Atë ditë kanë qëndruar pikërisht në bodrumin e këtij lokali, ku këta shtetas kanë një ambient që shërben si zyrë. Aty, këta shtetas kishin blerë mish të pjekur në hell dhe disa ushqime të tjera, të cilat i kanë konsumuar. Rreth orës 20:00, Leonardi dhe Erlisi i kanë thënë se do të çoheshin se kishin punë. Tekstualis­ht: “Çohuni çuna, se kemi punë”. Më pas janë çuar nga zyra dhe kanë dalë të gjithë së bashku dhe kanë hipur në dy automjete. Njëri ka qenë automjet tip “Skoda Roomster”, ngjyrë e bardhë, me targë AA…, shifrat e tjera nuk i mban mend, me xhama të zinj mbrapa, të dyerve të pasme dhe xhamin e pasmë, si dhe një automjet tjetër tip “Golf 5”, ngjyrë gri, me disqe alumini, me targë AA 221 XB, automjet i cili ai di se i përket shtetasit E. Metani., të cilin e thërrasin “Visi i vogël”. Shtetasi E. Metani ka qenë me ata në darkë si më lart, por është çuar nga darka rreth 1 orë e gjysmë përpara tyre dhe është larguar. Në automjetin tip ‘Skoda Roomster”, ngjyrë e bardhë, ka hipur Blendi Teta, i ulur në sediljen e parë të pasagjerit, në anën e djathtë. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Ilir S., ndërsa në sediljen e pasme, pas Blendit, në anën e djathtë ka qenë i ulur shtetasi Leonard D. Dhe në krah të tij, pikërisht pas sediljes së shoferit, ka qenë i ulur shtetasi Erlis D.. Në automjetin tjetër tip “Golf 5” kanë hipur shtetasit e tjerë dhe konkretish­t, Aleksandër M., që e thërrisnin Aleksi, Oltian L., Dritan A., si dhe shtetasi me emrin Fatmir H, me pseudonimi­n “Doqa”. Automjeti tip “Golf 5” ka ecur përpara automjetit “Skoda” dhe ka vazhduar rrugën tek IKV-ja e më pas te Komisariat­i i Qarkullimi­t Rrugor, deri te Komisariat­i

VRASJA VRASJA E E ISH-POLICIT ISH-POLICIT

Nr.4. Ndërsa automjeti “Skoda” ka ndjekur rrugën “Shefqet Kuka” dhe ka dalë te rruga “Myslym Keta”, më pas ka marrë drejtimin për te Komisariat­i Nr.4, ku janë bashkuar sërish. Mjeti “Golf 5” ka vazhduar lëvizjen përpara mjetit “Skoda” dhe Leonardi i ka thënë Ilirit që drejtonte mjetin “Skoda”: “Ndiq ‘Golfin’” dhe ai e ka ndjekur nga pas në drejtim të kryqëzimit të

Alliasit dhe më pas kanë vazhduar lëvizjen në rrugën ngjitur me murin e Shkollës së Bashkuar në drejtim të “Oxhakut”. Tek “Oxhaku” janë kthyer djathtas në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në drejtim të SHISH-it dhe Spitalit Nr.5. “Golfi” ishte në lëvizje përpara automjetit “Skoda” gjithë kohës dhe ata kanë vazhduar me “Skodën” deri poshtë spitalit të fëmijëve. Aty Leonardi ose Erlisi nuk e mban mend saktë, i ka thënë Ilirit: “Ktheje se e ka parkuar te kazanët”. Aty në një rrugicë, në të majtë të rrugës ‘Kongresi i Manastirit”, përballë spitalit të fëmijëve, Iliri ka kthyer automjetin dhe më pas ka vazhduar lëvizjen përsëri me ngadalë në drejtim të Spitalit Nr.5 dhe “Oxhakut”. Më pas mban mend se kur janë kthyer, “Golfi” ka vazhduar lëvizjen drejt rrugës “Bardhyl”. Sapo janë kthyer dhe kanë qenë duke ecur ngadalë, sërish në drejtim të Spitalit Nr.5, Iliri ka thënë: “Ja tek është X5”, duke treguar në drejtim të një automjeti tip “BMW X5”, ngjyrë e zezë, e parkuar në anën e djathtë të rrugës, afër një stacioni autobusësh, pa arritur në hyrjen kryesore të Spitalit Nr.5, në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Blendi ka kthyer kokën instinktiv­isht dhe aty ka parë makinën që citohet më lart, që ishte e parkuar dhe pa persona në mjet. Në këto momente, Erlisi dhe Leonardi që ishin në pjesën e pasme të “Skodës”, i kanë thënë Ilirit: “Ec parkoje pak më lart makinën”. Iliri ka ecur edhe pak metra, sapo kanë kaluar hyrjen e Spitalit Nr.5 dhe pikërisht para hyrjes së një kantieri ndërtimi, Iliri ka ndaluar automjetin duke e mbajtur ndezur. Në këtë vend ku kanë ndaluar Leonardi dhe Erlisi po shikonin në drejtim të automjetit “BMW X5” dhe kanë thënë: “Do të qëndrojmë të katërt në makinë këtu për të ruajtur automjetin ‘BMW X5’ që ishte e parkuar”. Në këtë moment ka dalë roja i kantierit, i cili ka thënë të mos parkonin në atë vend pasi dilnin kamionët nga kantieri. Në këto momente, Iliri ka ecur edhe disa metra më tutje ku ka parkuar në anën e djathtë të rrugës, sapo kalon kazanët e plehrave. Automjeti tip “Skoda Roomster” ka qëndruar ndezur dhe Blendi ka zbritur nga vendi ku ka qenë ulur, në anën e djathtë përpara. Ka zbritur dhe ka qëndruar pak në këmbë anës makinës, ku ka pirë edhe cigare dhe i ka thënë Leonard D.: “Do të largohem”. Këtë ia ka thënë pasi ka kuptuar se ata po ndiqnin automjetin ‘BMW X5’, ngjyrë e zezë dhe se do të ndodhte diçka. Leonardi i ka thënë se përse do të ikte dhe ai i është përgjigjur se do të ikte sepse nuk kishte lidhje me këtë punë. Është larguar deri te lokali që ishte ngjitur me hyrjen e Spitalit Nr.5. Aty ka parë se Iliri ka zbritur një moment nga automjeti. Më pas ka hyrë në oborrin e Spitalit Nr.5 dhe ka vazhduar rrugën “Kongresi i Manastirit” në trotuar në anën esSpitalit të fëmijëve, ku ka ndaluar te kioska ngjitur me murin e spitalit dhe ka blerë një ujë. Aty është vendqëndri­mi për taksi dhe ka hipur në një taksi, automjet ngjyrë i verdhë dhe ka shkuar në drejtim të bashkëjetu­eses së tij, Sonila V., në rrugën ‘Don Bosko”. Kur taksia e ka lënë përpara hotel “F…” në rrugën “Don Bosko”, është ngjitur në shtëpi dhe rreth 15 minuta pasi ka hyrë në shtëpinë e bashkëjetu­eses së tij, ka qenë duke parë televizor. Aty ka parë në lajme se i ishte bërë atentat me armë zjarri një automjeti “BMW X5”, ngjyrë e zezë, ku kishte mbetur i vrarë me armë një person. Aty ka kuptuar se bëhej fjalë pikërisht për automjetin, të cilin po e ruanin shtetasit Ilir S., Leonard D., Erlis D., si dhe personat që ishin në automjetin “Golf 5”, ngjyrë gri, me targë AA 221 XB. Ai (Blendi) është frikësuar në lidhje me ketë ngjarje dhe që nga ai moment, ka pasur frikë sepse kishte qenë pikërisht me këta persona para ngjarjes te vendi ku kishte qenë i parkuar automjeti “BMW X5”. Ditën e nesërme, ai ka dalë përsëri në zonën e Freskut dhe në ditët në vijim dhe nuk ka takuar asnjë nga këta shtetas, përveç shtetasit E. Metani. Kur e ka takuar E. Metani, ka biseduar me të dhe i ka thënë për të gjithë ngjarjen dhe veprimet para ngjarjes. Aty menjëherë E. Metani është trembur dhe i ka thënë se kishte hallin e automjetit “Golf 5”, ngjyrë gri, me targë AA 221 XB, pasi e kishte të regjistrua­r në emrin tij. Ky automjet kishte rreth 6 muaj që përdorej nga shtetasit Erlis dhe Le onard D., si dhe lidhjet e tyre shoqërore. Më datë 27 gusht 2019, ai ka pasur në përdorim një aparat celular të markës “iPhone 7”, ngjyrë e zezë dhe me kartë SIM 0689030xxx, i cili i është fikur pasi nuk kishte bateri. Këtë aparat telefonik dhe numrin SIM i ka thyer dhe i ka hedhur në një kazan plehrash, pasi ka pasur frikë. Vëllezërit Leonard dhe Erlis D. i njeh prej 3 vitesh dhe ka marrëdhëni­e shoqërore. I ka njohur, pasi ka bërë shitjen e biznesit të tij “Max Loto” te këta persona. Prej asaj kohe, ka marrëdhëni­e shoqërore me ta. Me shtetasin E Metani. njihet prej rreth 2 vitesh dhe e njeh pas vëllezërve D. Shtetasit Oltian L., Dritan A., Ilir S. i njeh sërish prej dy vëllezërve D., pasi ishin lidhje shumë të ngushta shoqërore të tyre, shtetasi Aleksandër M., kushëri i Leonardit dhe Erlisit. Ndërsa shtetasin Fatmir H. e njeh prej rreth 2 vitesh, pasi është shok i ngushtë i Erlis dhe Leonard D. Ka udhëtuar me këta shtetas në muajin gusht nga Prishtina në Tiranë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania