Gazeta Shqiptare

Atentati me 6 plumba pas shpine ndaj Erion Hasanbelli­ut në Bruksel, prangoset në Vjenë Kasandër Noga

45-vjeçari u arrestua teksa po dilte nga shtëpia për të shkuar në aeroport. Do të kthehej në Shqipëri

-

Tri ditë pas atentatit në qendër të Brukselit ndaj Erion Hasanbelli­ut, është arrestuar në Belgjikë autori i dyshuar i ngjarjes, Kasandër Noga. 45vjeçari u arrestua nga policia e Vjenës në Donaustadt. Mësohet se lokalizimi për arrestimin e Nogës është kryer në bashkëpuni­m mes policisë belge dhe asaj shqiptare. Kasandër Noga u prangos teksa po dilte nga shtëpia e tij për të shkuar në aeroport, me qëllim ardhjen drejt Tiranës. Kasandër Noga dyshohet se qëlloi me 6 plumba pas shpine Erion Hasanbelli­un alias Mikel Rakipllari, mbrëmjen e së shtunës, para hyrjes së një hoteli në “Adolphe Maxlaan” në Bruksel, pranë De Brouckèrep­lein në qendër. Sipas dëshmitarë­ve okularë, dy persona kanë qëlluar në drejtim të Erion Hasanbelli­ut, duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit. Aktualisht Hasanbelli­u, i cili i mbijetoi atentatit është në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet se tentativa për vrasje ka ndodhur për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelli­u dhe Kasandro Nogës. Gjithçka nisi në vitin 2000, kur Kasandro Noga, i veshur si polic, hyri me automatik në dorë bashkë me Julian Çelën dhe pasi kanë shkelmuar derën e reanimacio­nit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelli­u (babai i Erion Hasanbelli­u) dhe Dritan Hajdini (shoku e Geronit) u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Duke marrë shkas nga ngjarja e rëndë, erdhi edhe hakmarrja nga ana e Hasanbelli­ut, i cili bashkë më vëllain e shokut të tij, të ndjerit Geron Hasanbelli­u dhe ekzekutuan Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandro Nogën. Krimi në fjalë ndodhi në 2002 në Belgjikë.

KUSH ËSHTË KASANDËR KASANDËR NOGA NOGA

Erion Hasanbelli­u dhe autori i dyshuar i plagosjes së 43-vjeçarit në Belgjikë, Kasandër Noga, kanë qenë në hasmëri. Kasandër Noga në vitin 2000 i ka vrarë babain Erion Hasanbelli­ut, ndërsa ky i fundit bashkë me vëllanë ekzekutuan

Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën në Belgjikë në vitin 2002. Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacio­nit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelli­u (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjej­e, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain Kasandër Nogës. Vëllezërit Hasanbelli u vunë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vite më vonë, më 17 mars të vitit 2002, Geroni së bashku me Erion Hasanbelli­un tentojnë të hakmerren. Në Antwerp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelliu ekzekutojn­ë Julian Celën dhe plagosin rëndë Kasandër Nogën. Pas ngjarjes në Belgjikë Geroni arriti të arratisej dhe u strehua në Itali, ku u arrestua në vitin 2009 dhe u ekstradua në Shqipëri. Kurse Kasandër Noga, autori i masakrës së senatorium­it u arrestua nga policia belge gjate vitit 2003 dhe në 2005 u ekstradua në Shqipëri, pasi mbi të rëndonte një dënim me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, autoritete­t belge sollën dosjen e vrasjes në Anvers në Shqipëri. Në shtator të vitit 2008, Gjykata e Fierit vendosi në mungesë masën e sigurimit “arrest me burg” për Geronin dhe vëllain e tij. Ai u shpall në kërkim dhe u ekstradua nga Italia më 17 qershor të vitit 2009. Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit me vendimin e datës 7 shtator 2009, e shpalli të pafajshëm Geronin dhe urdhëroi lirimin e menjëhersh­ëm, duke dënuar vetëm të vëllanë Erionin me 25 vite heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpuni­m”, “Vrasje me paramendim për gjakmarrje” e kryer në bashkëpuni­m mbetur në tentativë, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. Çështja shkoi në

ATENTATI DHE AKUZA

Apelin e Vlorës, e cila rrëzoi këtë vendim dhe e dënoi Geronin me e 14 vite burg. Në zbatim të këtij vendimi policia e Tiranës arrestoi mbrëmjen e 13 qershorit 2013 Geron

Hasanbelli në rrugën e “Barrikadav­e”. Ndërkohë që më 21 tetor 2013 nga Belgjika u ekstradua vëllai i tij Erion (Mikel) Hasanbelli, atëherë 35 vjeç, nga Fieri.

 ?? ?? MASAKRA E SANATORIUM­IT
Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacio­nit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelli (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u kanë hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjej­e, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain Kasander Nogës.
MASAKRA E SANATORIUM­IT Më 19 gusht të vitit 2000 Kasandër Noga hyri në sanatorium i shoqëruar edhe nga Julian Çela dhe pasi shkelmuan dhomën e reanimacio­nit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelli (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini, shoku i Geronit, u kanë hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Vrasja ndodhi për motive hakmarrjej­e, pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain Kasander Nogës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania