Gazeta Shqiptare

Arrestimi i Kasandër Nogës, policia: Ja pse u mbajt i fshehtë operacioni, belgët nuk donin që të bëhej mediatike

Në atentat, i përfshirë edhe një tjetër

-

TIRANË - Policia e Shtetit ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me arrestimin e Kasandër Nogës, i cili akuzohet për atentatin ndaj Erion Hasabelliu­t. Ai u arrestua dje në Vjenë, ndërkohë që Policia e Shtetit nuk e bëri publik lajmin, pasi ruajtja e “sekretit” i ishte kërkuar nga autoritete­t belge.

NJOFTIMI I POLICISË

Për të sqaruar në lidhje me arrestimin e Kasandër Nogës. Për çdo ngjarje, arrestim, operacion, sekuestrim, si dhe për dyshime për autorë ngjarjesh, edhe kur nuk ka bashkëpuni­m, përsëri mes Policisë së Shtetit dhe vendit ku ka ndodhur ngjarja apo operacioni ka letërkorre­spondencë, fillimisht ka komunikime telefonike, pastaj komunikime zyrtare që vijnë me “email” dhe me shkresë zyrtare. Edhe në rastin e Kasandër Nogës, policia belge dyshon se njëri prej autorëve është Kasandër Noga, pasi në ngjarje dyshohet se janë të përfshirë 2 persona dhe njëri prej tyre akoma nuk është identifiku­ar. Menjëherë pas ngjarjes, ka ardhur kërkesë për bashkëpuni­m dhe policia shqiptare ka ushtruar disa kontrolle për gjetjen e këtij personi, por ka rezultuar se ky shtetas nuk kishte hyrë në Shqipëri. Dje pas shkëmbimit të informacio­nit mes policisë shqiptare dhe policisë belge për vendndodhj­en në Austri të njërit prej autorëve të dyshuar, konkretish­t të shtetasit Kasandër Noga, 45 vjeç nga Patosi i Fierit. Ky shtetas është arrestuar në Austri nga Policia belge, e cila po punon me Prokurorin­ë belge, për të zbardhur e dokumentua­r me prova ligjore këtë ngjarje. Nuk e kemi bërë publike për shkak se Policia belge nuk ka dashur të bëhet mediatike, sepse operacioni vijon për kapjen e personit tjetër të përfshirë në këtë ngjarje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania