Gazeta Shqiptare

“Tradhtitë janë shtuar, por kanë rënë kërkesat”, detektivi privat zbulon historitë e femrave që punësuan “agjentët”

“Rasti i gruas që kapi burrin dhe të dashurën në hotel, si e gënjeu recepsioni­n”

-

Disa vite më parë në Shqipëri nisi trendi i zbulimit të tradhtive përmes punësimit të detektivëv­e privatë, që i ndiqnin partnerët dhe më pas dorëzonin dosjen me “prova” tek klienti. Por nëse mendoni se punësimi i detektivëv­e privatë në vendin tonë ka rritur numrin e divorceve, kjo nuk ka ndodhur dhe këtë e konfirmon Ndue Pjetra, detektiv dhe avokat në Tiranë. Duke folur për “Top Channel”, ai tha se nuk është zbehur fenomeni i tradhtisë bashkëshor­tore, por ka rënë fluksi i kërkesave për t’i zbuluara ato. “Tradhtitë janë shtuar, por kanë rënë kërkesat, pasi nuk ka pasur ndonjë rezultat”. Prej 7 vjetësh në vendin tonë funksionon profesioni i detektivit privat. Deri tani janë licencuar prej 2 agjencive që operojnë në Shqipëri. “Në 2015, ‘16 dhe ‘17 patëm një ‘boom’ kërkesash për zbulimin e tradhtive bashkëshor­tore. Tashmë ka ndryshuar, kërkesat më të mëdha janë për vjedhjet e makinave, të shtëpive dhe aksidentet automobili­stike. Ajo që them me bindje është se nuk është zbehur fenomeni i tradhtisë bashkëshor­tore, por ka rënë fluksi I kërkesave. Tradhtitë janë shtuar, por kanë rënë kërkesat, pasi nuk ka pasur ndonjë rezultat. Pothuaj të gjitha tradhtitë bashkëshor­tore që janë zbuluar atëherë, janë të gjithë bashkë sot. Gati 90% e tyre janë bashkë, pavarësish­t që verifikuan dhe provuan tradhtinë. Pra, thjesht harxhuan paratë, paguan detektivin dhe kaq. Po ju tregoj rastin e një gruaje që e dinte se i shoqi e tradhtonte. Punësoi për pak orë një detektiv. I shoqi pas festës ikën më të dashurën në hotel. E shoqja i thotë recepsioni­stes së hotelit që t’i thoshte vajzës që ishte në dhomë, se e kërkonte motra, pasi i kishte ndodhur një fatkeqësi. Sapo hapet dera, gruaja gjendet përballë burrit dhe të dashurës. Kaq doja, tha dhe iku. Edhe në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut ku ne kemi detektivë, na rezulton se kërkesat më të mëdha janë për tradhtitë bashkëshor­tore dhe verifikime të tipit: djali punëson detektiv, pasi i dërgon 2000 euro në muaj të fejuarës dhe nuk e di me kë i shpenzon ajo. Një detektivi i kushton 30 euro ora. Ndjekja më e gjatë që është bërë është 7 deri në 11 ditë. Kaq është raporti. Personi që tradhton në një çift, brenda 7 deri në 11 ditë takohet se s’bën me të dashurin ose të dashurën”, – tha Ndue Pjetra, detektiv dhe avokat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania