Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i Aleksandër Sadikajt në Sauk me bombë me telekomand­ë, ja 3 pistat ku po hetohet

“Nuk të vret njeri për aq pak para. Im vëlla nuk ruhej nga askush” Flet motra e viktimës: Jepte para me fajde, por vetëm shuma të vogla për të afërm dhe miq

-

Të tjera detaje kanë dalë në skenë për vrasjen e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, më 11 qershor në zonën pranë Saukut. Grupi hetimor po verifikon aparatet celulare që ka pasur në përdorim Sadikaj, i ekzekutuar me tritol të shtunën që shkoi. Sipas burimeve, në bashkëpuni­m me kompanitë telefonike, po kontrolloh­en detaje të bisedave apo komunikime­ve të dyshimta që mund të ketë pasur së fundmi viktima. Në fokus janë edhe qelizat telefonike, përmes të cilave po mundohen të kuptohen lëvizjet që ka kryer së fundmi 27-vjeçari. Po ashtu, në fokus të qelizave telefonike në zonën ku ka ndodhur ngjarja janë edhe aparate të tjerë celular që mund të kenë lidhje me autorët. Mësohet se shpërthimi ka qenë i telekomand­uar dhe jo shpërthim përmes valëve të celularit. Kjo, sipas hetuesve, dyshohet të jetë bërë për të shmangur gjurmimin përmes valëve. Sipas “ABC”, grupi hetimor ka rindërtuar pistat e hetimit, në bazë të deklarimev­e të familjarëv­e dhe miqve. E para është prishja e pazareve të drogës, pista e dytë ku po hetohet është ajo e konfliktev­e të mundshme që mund të kishte kohët e fundit i riu, e treta është ajo e dhënies së parave me fajde dhe e katërta ajo e borxheve.

REAGIMI I MOTRËS SË SË VIKTIMËS VIKTIMËS

Motra e Aleksandër Sadikajt ka thyer heshtjen pas vrasjes së vëllait të saj, që tronditi mbarë opinionin publik. Në një intervistë për “FaxNews”, ajo ka deklaruar se vëllai i saj nuk ruhej nga askush dhe bënte një jetë të qetë, ndërsa shton se jepte para me fajde, por vetëm shuma të vogla për të afërm dhe miq. “Nuk të vret njeri për aq pak para”, thotë ajo. Ndërkohë, sa i përket armës që gjetur në makinën e tij, ajo thotë se nuk ka pasur dijeni, por shton se ai armën nuk e ka mbajtur për vetëmbrojt­je. Sakaq, antiplumbi­n e gjetur në banesë, thotë se ia kanë bërë dhuratë dhe se nuk e ka përdorur asnjëherë. Sipas saj, 27-vjeçari që u hodh në erë teksa ecte me makinën e tij në afërsi të TEG-ut nuk ishte as kriminel dhe as i përfshirë në trafik droge, ndërsa tregon dhe sesi e kanë përftuar pasurinë që zotërojnë aktualisht.

Vanesa Sadikaj: Vëllai im nuk kishte konflikte me asnjë njeri, ishte i lirë, bënte jetë familjare me ne. Lëvizte në këmbë, i pëlqente të bënte xhiro me biçikletë. Rrinte gjithë ditën në lokalin familjar që kemi në Tiranë. Ne kemi bërë një jetë të qetë, mediat po shkruajnë shumë gjëra të pavërteta. Ai jetonte në një shtëpi me qira prej 4 vitesh, nuk e kishte ndërruar kurrë, bashkëjeto­nte me një vajzë. Unë shkoja pothuajse çdo natë atje, më merrte e makinën e tij bashkë me vajzën time të vogël. Me atë makinë që ndodhi ngjarja, shkonim në shtëpinë e tij.

Pyetje: Është gjetur një antiplumb në banesën e vëllait tuaj, ju e dinit?

Vanesa Sadikaj: Po, e dija. Është një dhuratë që ia ka bërë një shok nga Greqia dhe nuk është përdorur asnjëherë dhe kjo gjë mund të vërtetohet edhe nga ekspertiza.

Pyetje: Po në lidhje me dylbitë?

Vanesa Sadikaj: Ne kemi një faqe “online” ku shesim aksesorë për kafshët, ata dylbi janë në shitje tek faqja, nuk e di nëse përdoren për të parë zogjtë, por aty i shisnim.

Pyetje: Një tjetër dyshim është se vëllai juaj ishte i përfshirë në një grup kriminal në Holandë…

Vanesa Sadikaj: Nuk ka lidhje fare, vëllai im nuk njihte njeri atje, nuk ka shkuar kurrë në Holandë.

Pyetje: Po sa i përket dhënies së lekëve me fajde, sa e vërtetë është?

Vanesa Sadikaj: Kjo është e vërtetë, por kanë qenë shuma të vogla të dhëna te shokët dhe miqtë e afërt dhe që nuk kanë lidhje me këtë gjë, sepse askush nuk do e bënte një atentat të tillë për shuma të vogla. Ai ka qenë shumë i lumtur kohët e fundit, kemi qenë shumë të lumtur bashkë, duke kaluar momente të bukura, pa pasur asnjë lloj shqetësimi sepse ai çdo gjë e ndante me mua.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania