Gazeta Shqiptare

Rrezikoi jetën e dy efektivëve, autoritete­t harrojnë Avdylajn, akuzat e tij ia kalojnë Picit

-

DURRËS - Hysen Pici, i vetmi i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në Durrës ku u përplasën efektivët me “Range Rover” ka mbi kurriz edhe akuzat e personit që drejtonte mjetin Aldo Avdylaj. “Dosja.al” ka siguruar vendimin e dhënë nga gjyqtarja Besjana Garxenaj, e cila ka vendosur ta lërë në burg më datë 10 qershor Picin. Pici akuzohet për tri vepra penale “Mbajtje e armëve pa leje”, “Kundërshti­m të punonjësit të policisë” dhe për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”. Pikërisht akuza e fundit nuk gjen vend te Pici, duke qenë se ai ishte pasagjer në mjetin luksoz.

NGJARJA

Dy efektivë policie bënë me shenjë mjetit “Range Rover” që të ndalonte, por drejtuesi nuk u bind. Hysen Pici, pasagjer në mjet, i frikësuar pasi kishte armë në brez, doli nga mjeti duke u larguar me vrap për t’u humbur gjurmëve të efektivëve të policisë. Në moment që po ndiqej prej tyre, në ndihmë i erdhi shoku i tij, shoferi i mjetit luksoz, Aldo Avdylaj, duke i dhënë makinës gaz në kundravajt­je e duke përplasur efektivët. Për pasojë, Pici humbi nëpër rrugët e qytetit, ku hodhi edhe armën që kishte me vete. Por, u kap me vonë e u vu në pranga. Një nga efektivët që u plagos rëndë ka dalë nga spitali e ndodhet në shtëpi, por ende vijon të marrë trajtim mjekësor për shkak të plagëve të mëdha që ka marrë në fytyrë. Ajo që nuk po mungon në gjithë këtë çështje që ka rrezikuar jetën e dy efektivëve është arrestimi i Avdylajt. “Dosja.al” raportoi se forcat blu kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të riut e në bizneset që ai frekuenton, por kanë dalë “duarbosh” që aty. Aldo Avdylaj është pjesë e familjes Avdylaj, “të fortëve” të Shijakut që kanë dalë në përgjime me ish-kryebashki­akun Vangjush Dako. Konkretish­t në përgjime doli Astrit Avdylaj, i njohur si Niçja, gjë që nxori në pah dhe skandalin e blerjes së votave e krijimin e dosjes “339”. Ndërsa emri i Aldo Avdylajt lakohet vetëm nga mediat për ngjarjen që rrezikoi jetën e dy efektivëve, pasi autoritete­t e “kanë harruar”./ “Dosja.al”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania