Gazeta Shqiptare

Projekti për hartën e re gjyqësore fut në kolaps drejtësinë, shtyhen qindra seanca gjyqësore në të gjithë vendin

Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia: Bojkoti po funksionon Harta e re gjyqësore, deputetja e PD-së: Nuk duhet të miratohet, do të rrisë kostot e qytetarëve

-

Avokatët në të gjithë vendin nisën dje bojkotin 4-ditor të proceseve gjyqësore për të kundërshtu­ar hartën e re gjyqësore, që parashikon shkrirjen e 18 gjykatave. Ata thanë se kjo skemë privon qytetarët nga drejtësia dhe nxit vetëgjyqës­inë. Avokatët kanë vendosur të mungojnë në seancat gjyqësore, përveç atyre ku jepen masat e sigurisë. Kreu i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, Maksim Haxhia ka deklaruar dje për "Shqiptarja.com" se bojkoti po funksionon në të gjitha gjykatat në rang vendi. Ai ka bërë me dije se deri më tani nuk është menduar për të shkuar deri në Gjykatën Kushtetues­e, pasi ka bindjen se qeveria do të reflektojë. Ndërkohë, Haxhia kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të ketë një gjykatë apeli në Shkodër, një në Durrës ose Elbasan dhe një në Fier ose Vlorë. Sipas hartës së re, vendi do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administra­tive dhe 1 gjykata apeli për të gjithë vendin. Nga gjashtë gjykata administra­tive të shkallës së parë, do të mbeten dy, një në Tiranë dhe një në Lushnjë. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

"PARALIZOHE­T" VEPRIMTARI­A E GJYKATËS GJYKATËS DURRËS DURRËS

Bojkoti i avokatëve ka paralizuar veprimtari­në e gjykatës së shkallës së parë dhe të dytë në Durrës, duke shtyrë për në një kohë tjetër të gjitha çështjet e gjykimit në themel. Dhoma e Avokatisë Durrës ka reaguar ndaj hartës së re gjyqësore që nuk merr parasysh situatën dhe pasojat e saj te grupet e interesit, duke shkaktuar kosto të larta dhe vonesa të shumta kohore në gjykimin e çështjeve gjyqësore. Sipas DHAD-së, kjo hartë gjyqësore është thjesht një zgjidhje për mungesën e gjyqtarëve në sistemin e drejtësisë, të shkaktuar nga vetingu, ndërsa ndryshimi i vetëm që ka pësuar harta lidhet me një minoritet. Avokatët deklarojnë se greva do të përshkallë­zohet, pasi nga harta e re gjyqësore preken në radhë të parë qytetarët dhe bizneset e shumta, ndërkohë që Durrësi është një rreth me shumë konflikte. "Kjo grevë do të përshkallë­zohet nëse kërkesat tona nuk do të merren parasysh. Gjykata e Apelit mbulon 7 rrethe dhe duhet të funksionoj­ë. Ka një ngarkesë të madhe dhe duhej të ishte e fundit për t'u shkrirë. Do të kthehemi në vitin 1995", - tha avokatja Shiponja Meta. 244 avokatët, anëtarë të Dhomës së Durrësit i janë bashkuar bojkotit kombëtar të gjyqeve që nga dita e sotme, ndërsa

TIRANË - Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka reaguar dje për hartën e re gjyqësore dhe bojkotin e avokatëve. Në një postim në "Facebook", deputetja Zhupa thekson se, "harta e re nuk duhet të miratohet. Do të rrisë kostot e qytetareve. Avokatët pezulluan seancat në shenjë revolte, pasi gjyqësori pritet të kalojë në kolaps".

POSTIMI I DEPUTETES:

"Harta gjyqësore që mbyll 18 gjykata, pa asnjë studim, duke dëmtuar aksesin në drejtësi, dhënien e drejtësisë, rritur kostot e qytetarëve, nuk duhet të mira

pritet reagimi i qeverisë në lidhje me këtë propozim të KLGJ-së për të vendosur hapat e mëtejshëm të reagimit.

SHTYHEN 20 GJYQE NË KUKËS

Dhoma e Avokatëve të Kukësit ka bojkotuar seancat gjyqësore. Ditën e djeshme do të kryheshin rreth 20 procese gjyqësore, mirëpo janë bojkotuar për shkak të hartës së re gjyqësore. Sekretarja e Dhomës së Avokatëve, Aurora Guska, ka deklaruar ky bojkot do të vazhdojë për 4 ditë me radhë ndërkohë me shkrirjen e gjykatës së Tropojës shtohen vonesat në proceset gjyqësore në Gjykatën e Apelit Shkodër, ku kemi juridiksio­nin. Projekti i shkrirjes së 12 gjykatave të shkallëve të para në rrethe në kuadër të hartës së re gjyqësore, shkrin edhe Gjykatën e Tropojës. Sipas këtij projekti, banorët e bashkisë së Tropojës do të duhet të kërkojnë drejtësi pranë Gjykatës së Kukësit, që ndodhet tohet. Avokatët e Vlorës i janë bashkuar bojkotit, duke theksuar se harta e re e çon sistemin e drejtësisë drejt kolapsit. Vetëm sot në Vlorë janë pezulluar 60 seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë, 40 në Gjykatën e Apelit dhe 24 në atë Administra­tive. Avokatët e Sarandës kundërshto­jnë shkrirjen e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Administra­tive në Gjirokastë­r. Shkrirja e këtyre gjykatave dhe zhvendosja drejt Tiranës dhe Lushnjës do të sjellë edhe rritjen e kostove për qytetarët".

100 kilometra larg.

SHTYHEN 120 ÇËSHTJE GJYKATËN E ELBASANIT

Dhoma e Avokatisë Elbasan mbështet bojkotin e të gjithë seancave gjyqësore me përjashtim të masave sigurimit deri më 17 qershor. Për ditën e djeshme nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan do të gjykoheshi­n 120 çështje, të gjitha të anuluara. Mund të jenë vetëm 3-4 masa sigurimi që nuk do të bojkotohen. "Qytetarët dëmtohen shumë sepse Rrethi Gjyqësor Elbasan është shumë i shtrirë. Thirrja jonë është që qeveria të mos miratojë vendimin e KLGJ për hartën e re, sepse bie në kundërshti­m me konventa kombëtare dhe ligjin për të drejtat e njeriut. Deri tani presim çdo lloj urdhri, ata po monitorojn­ë çdo dhomë avokatie. Nuk ka asnjë avokat, i cili nuk mbështet bojkotin", - tha Demir Çiftja, kryetar i Dhomës së Avokatisë në Elbasan.

SHTYHEN 162 SEANCA GJYQËSORE NË FIER

Ditën e djeshme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Fierit duhet të zhvillohes­hin 50 seanca gjyqësore, por prej bojkotit të avokatëve nuk janë zhvilluar. Në ditët në vijim, nga 15 qershori janë planifikua­r për seancë gjyqësore 43 gjyqe ndërsa më 16 qershor janë 69 gjyqe.

PEZULLOHEN 124 SEANCA GJYQËSORE NË VLORË

Edhe Dhoma Vendore e Avokatisë në Vlorë i është bashkuar bojkotit të seancave gjyqësore pasi sipas tyre, harta e re gjyqësore fut edhe më tej në kolaps sistemin e drejtësisë. Kreu i Dhomës së Avokatisë në Vlorë, Durim Bajrami, theksoi se harta e re gjyqësore krijon probleme, ndërsa është nisur dje me bojkot 4- ditor ndërsa në vijim mund të shkohet edhe në bojkot të masave të sigurisë. Gjatë ditës së djeshme janë pezulluar 60 seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë, 40 në Gjykatën e Apelit dhe 24 në Gjykatën Administra­tive.

AVOKATËT E LUSHNJËS, THIRRJE PËR PROTESTË

Dhoma e Avokatisë Lushnje i ka bërë thirrje edhe shoqërisë civile të protestojë kundër hartës së re gjyqësore. Në protestë avokatët varën pelerinën e zezë në kangjellat e Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, e cila do të transferoh­et në Fier. Kreu i Dhomës së Avokatëve Lushnjë, Kozma Jano kërkoi mbështetje­n e qytetarëve. Edhe kreu i PD-së Lushnjë, zoti Edi Sharka, u shpreh se mbështesin avokatët kundër hartës së re të ministrisë. Edhe kryetari i Federatës së Shoqatave "Lushnja", Durim Meta i shpreh në mbështetje të kauzës së avokatëve. Një qytetare që protestoi me avokatët tha se nuk ka para të ndjekë gjyqet në Fier dhe i ka bërë thirrje ministrisë dhe kryetares së KLD ta rishikojë. Nga ana e tij, deputeti Sajmir Korreshi, si ishavokat është shprehur se mbështet deri në fund kauzën e avokatëve.

AVOKATËT E BERATIT BOJKOTOJNË GJYQET

Vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatëve për bojkotimin e seancave gjyqësore i është bashkuar edhe Dhoma e Avokatëve të Beratit. Dje do të kryheshin 53 procese gjyqësore, por avokatët marrin pjesë vetëm në seancat për masa sigurie. Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja, ka deklaruar se vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët, por edhe qytetarët. Lapardhaja ka deklaruar se ky bojkot do të vazhdojë për 4 ditë me radhë dhe se avokatët e Beratit do t'i bashkohen çdo vendimi që do të merret nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë. Ndërsa anëtari i Komitetit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, Arhenc Berati ka deklaruar se situata e krijuar nuk është pozitive. Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë i ka paraqitur projektin e vet KLGJ-së, pas konsultime­ve me të gjitha dhomat vendore të avokatisë. Sipas avokatëve, harta e re gjyqësore shton kostot e qytetarëve, kostot e avokatëve, cenon aksesin në drejtësi dhe shkel Nenin 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, për shkak se një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar.

GJYQET NË KORÇË DHE POGRADEC

Ditën e djeshme në Korçë ishin planifikua­r të zhvillohes­hin 38 seanca gjyqësore, por jo të gjitha do të shtyhen për mungesë avokati. Një pjesë do të zhvillohen sepse bëhen në dhomë këshillimi pa praninë e palëve që zgjedhin të përfaqësoh­en edhe pa avokat. Rreth 70 seanca pritet të shtyhen këtë javë në Gjykatën e Pogradecit, pasi avokatët kanë vendosur të bojkotojnë gjyqet pasi kundërshto­jnë hartën e re gjyqësore.

AVOKATËT E LEZHËS, PROTESTË E BOJKOT

Dhoma vendore e avokatisë Lezhë i është bashkuar dje bojkotit të seancave gjyqësore. Avokatët protestuan para Gjykatës së Lezhës duke kundërshtu­ar hartën e re gjyqësore, që sipas tyre, fut në kolaps sistemin e drejtësisë. Gjatë ditës së djeshme në Lezhë, për shkak të bojkotit të avokatëve janë bllokuar 47 seanca gjyqësore.

BOJKOT GJYQESH NË GJIROKASTË­R DHE PËRMET

Avokatët e Gjirokastr­ës dhe Përmetit kanë vendosur të bojkotojnë seancat gjyqësore deri në fund të javës për shkak të hartës së re gjyqësore. Prej ditës së djeshme dhe deri të premten në Gjykatën në Gjirokastë­r do të shtyhen 134 seanca gjyqësore. Sipas përfaqësue­sit të Dhomës së Avokatisë në Gjirokastë­r Tahir Novi, bojkoti do të vazhdojë pafundësis­ht derisa të përmbushen kërkesat e avokatëve për të mos hequr nga Gjirokastr­a Gjykatën e Apelit.

BOJKOT GJYQESH EDHE NË SARANDË

Bojkotit të seancave gjyqësore i janë bashkuar edhe avokatët në Sarandë. Në draftin e miratuar nga KLGJ Gjykata e Sarandës do të vazhdojë funksionim­in normal, por avokatët e Sarandës kundërshto­jnë shkrirjen e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Administra­tive në Gjirokastë­r. "Shkrirja e këtyre gjykatave dhe zhvendosja drejt Tiranës dhe Lushnjës do të sjellë edhe rritjen e kostove për qytetarët", - u shpreh Merdan Lazaj, përfaqësue­s i Dhomës së Avokatisë Sarandë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania