Gazeta Shqiptare

Kopshti i ri Zoologjik/ Veliaj: Shifrat e mijëra vizitorëve, certifikat­a jonë e suksesit. Nuk do të lejojmë askënd të na dekurajojë

-

Vetëm 10 ditë nga hapja e tij, Kopshti Zoologjik i Tiranës ka pasur një numër të lartë vizitorësh. Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, “ky fluks i madh i frekuentue­sve të një prej investimev­e më të mëdha të këtij viti në kryeqytet është dhe treguesi kryesor i suksesit”. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, tha se, “janë shifrat e mijëra vizitorëve certifikat­a jonë e suksesit”. “Sapo kemi përuruar Kopshtin Zoologjik dhe kemi pasur shifra rekord të vizitorëve, që tregojnë qartazi se ishte diçka që i mungonte Tiranës. Edhe unë besoj që i kemi dhënë zonës jo vetëm një hapësirë shtesë parkingu dhe shtimin e vlerës së pronës, por edhe një tjetër hapësirë çlodhëse dhe sigurisht të jashtëzako­nshme për të rinjtë dhe fëmijët e kryeqyteti­t”, theksoi Veliaj. Më tej, kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se pas këtij investimi një vëmendje e madhe do t’i kushtohet mirëmbajtj­es së Kopshtit të ri Zoologjik. “Sapo kemi sjellë edhe çiftet e reja të kafshëve. Një çift i ri luanësh dhe një çift i ri tigrash. Që kopshti ynë zoologjik të certifikoh­et si pjesë e rrjetit të kopshteve zoologjike në Europë, nuk mund t’i blejmë kafshët, që do të thotë se ato vetëm shkëmbehen mes kopshteve zoologjike. Kështu që më në fund kemi marrë të gjithë kontingjen­tin dhe presim kafshë të tjera”, sqaroi Veliaj. Në vijim të mirëmenaxh­imit të hapësirave ndihmëse brenda Kopshtit të ri Zoologjik do të mundohet hapja e disa klasave për qëllime didaktike. “Për të gjithë ata që na kritikojnë dhe që përfaqësoj­në atë forcë politike kur luani rrëshqiste në pllaka manjelike dhe hante patate, sigurisht do t’u duhet të reflektojn­ë që është dita me natën dhe si filozofi e trajtimit të asaj hapësirë. Siç e kemi parë hapësirat janë më të mëdha për kafshët. Dhe ishin ata kur menaxhonin ish-Komunën e Farkës që i kishin ardhur kafshëve duke zënë hapësira me lokalet. Sot situata është dita me natën. Më kanë mbushur me indinjatë pamjet që kemi parë ku njeriu i gjuante kafshës me gurë. Në një moment mendova tigri do thotë: Hajde ndërrojmë vendet, futu ti brenda të dal unë. Sigurisht kjo nuk shkon pa gjithë histeritë mediatike: A i ka mbushur gjithë dhëmbët tigri?; A i ka proteza? Apo i ka të vëna? Këto janë çudira shqiptare.”, deklaroi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranë siguroi se asnjë prej këtyre veprimeve ndaj kafshëve nuk do të dekurajojë misionin për Kopshtin e ri Zoologjik. “Do të mundohemi që kolegëve europianë të kopshteve zoologjike mos t’u flasim në anglisht as për ata që qëllojnë kafshët me gurë edhe as për kolegët tanë të politikës apo portalet përkatëse që duan të bëjnë dentistin e tigrit. Ne nuk do lejojmë një portal gjobash apo një sjellje të papërgjegj­shme të një individi që mendon se është më i egër se kafshët e egra të na dekurajojn­ë nga misioni ynë,” përfundoi Veliaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania