Gazeta Shqiptare

Mbështetja e arsimimit, studentët do të kthejnë paratë nëse nuk realizojnë detyrimet

Ja kushtet që duhet të plotësojnë studentët që do të mbështeten financiari­sht gjatë ciklit të studimit

-

Të paktën 35 programe studimi në 13 fusha janë shpallur si prioritet kombëtar dhe qeveria do të mbështesë financiari­sht studentët me rezultate të larta që do t'i ndjekin ato. Kemi të bëjmë me fusha si Gjuhë-Letërsia, Matematika, Turizmi, disa programe inxhinieri­e naftë e gazi, miniera apo menaxhim detar e navigacion. Një pjesë e mirë e këtyre degëve kanë pësuar ndër vite edhe një rënie drastike të numrit të atyre që i përzgjedhi­n si program, siç është Matematika apo disa inxhinieri specifike, teksa disa programe nxiten nga kërkesa e zhvillimit të tregut. Vendimi i fundit i qeverisë sanksionon­in se cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë studentët që do të mbështeten financiari­sht gjatë ciklit të studimit si dhe kushteve që ata duhet të plotësojnë si fillim. "Mbështetje­n financiare nga buxheti i shtetit ose të ardhura të tjera të ligjshme, për vitin akademik 2022-2023, e në vijim, të studentëve shtetas shqiptarë, të pranuar në institucio­net publike të arsimit të lartë, që nuk janë njëkohësis­ht përfitues të ndonjë financimi tjetër nga shteti shqiptar dhe që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

a) Studenti me notë mesatare në pranim, që: i. ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00; ii. në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të Maturës Shtetërore është vlerësuar me jo më pak se nota e shkallëzua­r 9.5 deri në 10.00.

b) Studenti fitues i njërit prej tri çmimeve të para në olimpiadat ndërkombët­are të arsimit parauniver­sitar, me më shumë se 15 vende pjesëmarrë­se, pavarësish­t notës mesatare, kur pranohet në programe studimi, që lidhen me lëndën/disiplinën ku ka fituar çmimin.

c) Studenti, i cili ka zgjedhur të ndjekë një prej programeve të studimit, që përbën prioritet kombëtar dhe që ka përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare, jo më pak se 8.5", - thuhet në vendim.

I njëjti vendim përcakton se mbështetja për studentin do të lidhet direkt me pagesën e tarifës së shkollës si dhe një vlerë të barabartë me nivelin e pagës minimale që i jepet çdo muaj. Studentët pas mbarimit të shkollës do të duhet që të japin kontributi­n e tyre të paktën 3 vjet duke punuar në profesioni­n që janë shkolluar. Nëse studentët nuk përmbushin detyrimet gjatë shkollimit apo ndërpresin studimet, atëherë ata janë të detyruar të kthejnë pas shumat financiare të marra 6 muaj nga njoftimi që do t'iu bëhet nga autoritete­t./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania