Gazeta Shqiptare

Hyrjet në buxhet u rritën me 342 milionë euro, ndikim kryesor rritja e çmimeve

Të ardhurat totale për 5-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 107% të planit

-

Prej disa muajsh tash më nuk ka më sur prizë në rritjen e të ardhurave që mblidhen në arkën e shtetit, ku ndikimin kryesor e ka dhënë rritja e çmimeve. Deri në fund të majit u arkëtuan 342 milionë euro më shume në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përtej lajmit të mirë që përbën kjo për qeverinë, mbledhja e më shumë parave tregon shtrenjtim­in e njëkohshëm të çmimeve në një pjesë të mirë të segmenteve të tregut duke varfëruar kështu buxhetet e familjeve shqiptare. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Financave të ardhurat totale për 5- mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 107 % të planit të 5mujorit. Shpenzimet e përgjithsh­me publike, për muajin e pestë të vitit 2022, arritën në rreth 213 miliard LEK me një realizim në masën 90 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 0.6 për qind më i lartë ose 1.28 milionë lekë më shumë. Niveli i suficitit për periudhën 5 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.876 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 20.671 miliardë lekë.

TË TË ARDHURAT ARDHURAT

Të ardhurat totale për 5mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 233.3 miliardë LEKË ose 107% të planit të 5mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 41.8 miliardë lekë. Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Doganave (përfshirë edhe Kontribute­t e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 204.7 miliardë lekë, 38.1 miliardë ose 22.8% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 12.3 miliardë ose 6.4% më shumë se plani 5mujor për vitin 2022. Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 83.8 miliardë lekë, 16 miliardë lekë ose 23.6% më shumë se 5 muori 2021, si dhe 3.5 miliardë lekë ose 4.3 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 5-mujorin e vitit 2022. Të ardhurat nga TVSH në import për 5-mujorin rezultojnë 59.3 miliardë lekë, 13.5 miliardë lekë ose 29.5% më shumë se një vit më parë, si dhe 3.7 miliardë ose 6.7% më shumë se plani për 5-mujorin 2022. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 19.5 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 6.5% më shumë se viti 2021, si dhe 1.7 miliardë lekë ose 7.8% më pak se plani i akcizës për 5-mujorin 2022. Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.9 miliardë lekë, 831 milionë ose 78.7% më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 151.6% kundrejt planit. Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 3.1 miliardë lekë, 453 milionë lekë ose 16.9% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe realizim në masën 129.6% kundrejt planit. Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontribute­t e mbledhura nga DPT), për 5mujorin 2022 u realizuan në masën 120.9 miliardë lekë, 22.1 miliardë ose 22.3% më shumë se 5-mujori i vitit të kaluar, si dhe 8.8 miliardë lekë, ose 7.9% më shumë se plani i 5 mujorit 2022. Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 16.6 miliardë lekë, 7.2 miliardë ose 76.1% më shumë se 5-mujori 2021, si dhe 320 milionë ose 2% më shumë se plani i TVSH për t'u arkëtuar në 5mujorin 2022. Rimbursime­t për periudhën 5-mujore 2022 janë 5.6 miliardë lekë, 6.8 miliardë lekë ose 54.8% më pak se 5 mujori 2021, si dhe 1.5 miliardë lekë ose 20.8% më pak se plani i rimbursimi­t të TVSHsë për 5- mujorin 2022. Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 20.8 miliardë lekë 5.6 miliardë lekë, ose 37.2% më shumë se 5 mujori 2021, si dhe 5.8 miliardë lekë ose 38.7% më shumë se plani i vitit 2022 për

Tatimin mbi Fitimin. Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 19.1 miliardë lekë, 3.1 miliardë lekë ose 19.1% më shumë se 5-mujori 2021, si dhe 927 milionë ose 5.1% më shumë se plani i 5mujorit 2022. Taksat nacionale, për periudhën 5-mujore 2022 u realizuan në masën 16.6 miliardë lekë, 1.8 miliardë lekë ose 11.9% më shumë se 5-mujori 2021, si dhe 409 milionë lekë ose 2.5% më shumë se plani i përcaktuar për 5-mujorin 2022. Të ardhurat e mbledhura nga kontribute­t për sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re (të administru­ara nga DPT), u realizuan në masën 47.8 miliardë lekë, 4.4 miliardë lekë ose

TË ARDHURAT

10.2% më shumë se 5-mujori 2021, si dhe realizim 103% të planit për 5-mujorin 2022.

SHPENZIMET

Shpenzimet e përgjithsh­me publike për periudhën 5-mujore të vitit 2022 arritën në rreth 213.4 miliardë lekë me një realizim në masën 90.5 për qind të planit të periudhës ndërkohë që, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar më i lartë ose 1.28 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithsh­me për 5-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 33.5 për qind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe 33 për qind të planit vjetor sipas aktit normativ nr.3, datë 12.03.2022 (AN nr.3). Shpenzimet korrente dhe ato kapitale, për periudhën 5- mujore kanë shënuar një realizim respektivi­sht në masën 96.7 për qind dhe 79.4 për qind të planit të periudhës. Ndërkohë që në terma vjetorë ato janë realizuar përkatësis­ht në: 36.1 për qind dhe 18.6 për qind të planit vjetor sipas Buxhetit fillestar dhe 36.5 për qind dhe 20.3 për qind të planit vjetor sipas AN nr.3. Shpenzimet korrente për periudhën 5-mujore të vitit 2022 rezultuan në rreth 183.26 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 4.6 për qind më i lartë ose rreth 8 miliardë lekë më shumë. Shpenzimet kapitale për periudhën 5-mujore të vitit 2022 paraqesin një realizim në masën 22.27 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 39.2 për qind më i ulët ose rreth 14.35 miliardë lekë më pak. Niveli i suficitit për periudhën 5-mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 19.9 miliardë lekë nga rreth 17.8 miliardë lekë deficit i planifikua­r. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i deficitit rezultonte në masën prej rreth 20.7 miliardë lekë, për periudhën 5-mujore të vitit 2022 vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të suficitit./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania