Gazeta Shqiptare

Shoqata e Bankave, qeverisë: Pse nuk e luftoni ekonominë e parasë "cash"?

-

Shoqata Shqiptare e Bankave zhvilloi dje forumin "Digjitaliz­imi kundrejt parasë fizike". Në fjalën e tij, kryetari i Shoqatës së Bankave, Bledar Shella, tha se në vitet e fundit sektori ka kryer investime kolosale për automatizi­min dhe digjitaliz­imin e shërbimeve dhe në veçanti të atyre të pagesave. Sipas tij, sektori bankar vetëm prej vitit 2017 ka investuar mbi 75 milionë Euro për këto shërbime. Shella tha se, së shpejti, do finalizohe­t plotësisht ofrimi i pagesave për shërbimet publike në "e-Albania". Megjithatë, ai theksoi se thellimi i digjitaliz­imit të pagesave kërkon edhe

INVESTIMET

mbështetje me ndryshime të domosdoshm­e ligjore. "Na vjen keq kur dëgjojmë se ne jemi mbrapa në digjitaliz­im. Ne ofrojmë të njëjtat standarde teknologji­ke si bankat e rajonit e më gjerë. Ne duam sa më pak veprime me para fizike dhe sa më pak njerëz në sportele. Por, digjitaliz­imi i shërbimeve financiare nuk është një mision që mund ta përmbushin të vetme bankat. Unë dua të shtroj disa pyetje. Pse në Shqipëri nuk ekziston detyrimi i tregtarëve për të pranuar pagesa alternativ­e, përveç parasë 'cash'? Pse Shqipëria

nuk ka një vlerë tavan për pagesat konsumator­e me para fizike? Në vendet e rajonit të tilla masa ekzistojnë", - tha Shella. Në përgjigje, zëvendëskr­yeministri Arben Ahmetaj tha se investimet e bankave janë shumë të vogla në raport me investimet që ka kryer qeveria. Ai kërkoi që bankat të përgatitin një draft në formën e strategjis­ë për të adresuar hapat e nevojshëm në drejtim të digjitaliz­imit të mëtejshëm të pagesave dhe për rritjen e përfshirje­s financiare./ MONITOR

 ?? ?? Sektori bankar vetëm prej vitit 2017 ka investuar mbi 75 milionë euro për këto shërbime. Shella tha se, së shpejti, do finalizohe­t plotësisht ofrimi i pagesave për shërbimet publike në "e-Albania". Megjithatë, ai theksoi se thellimi i digjitaliz­imit të pagesave kërkon edhe mbështetje me ndryshime të domosdoshm­e ligjore.
Sektori bankar vetëm prej vitit 2017 ka investuar mbi 75 milionë euro për këto shërbime. Shella tha se, së shpejti, do finalizohe­t plotësisht ofrimi i pagesave për shërbimet publike në "e-Albania". Megjithatë, ai theksoi se thellimi i digjitaliz­imit të pagesave kërkon edhe mbështetje me ndryshime të domosdoshm­e ligjore.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania