Gazeta Shqiptare

Kursi euro-lek prek rekord të ri në rënie, agjentët: Ka rritje të këmbimeve nga bizneset e lidhura me turizmin

Banka e Shqipërisë: Të ardhurat nga turizmi për tremujorin e parë të vitit arritën në 409 mln euro

-

Euro ka pësuar sërish rënie ditën e martë në kursin e këmbimit me lekun, duke prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 119.88 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Agjentët e këmbimit valutor mendojnë se nënçmimi i mëtejshëm i euros tashmë mund të shpjegohet kryesisht me faktorin sezonal. Sezoni veror sjell rritje të flukseve hyrëse valutore, tendencë e lidhur veçanërish­t me turizmin. Rritja e ofertës rrjedhimis­ht ndikon në zhvlerësim­in e kursit të këmbimit të euros ndaj lekut. Burime nga tregu bëjnë të ditur për "Monitor" se në javët e fundit po vërehet një rritje e këmbimeve që kryhen nga bizneset e lidhur me turizmin, kryesisht nga agjencitë turistike. Sipas tyre, kjo është dëshmi e rritjes së prurjeve nga turizmi, por edhe një faktor që paralajmër­on se sezoni veror do të jetë pozitiv dhe do të shoqërohet me rritje të mëtejshme të flukseve valutore. Zakonisht, kulmi i efekteve sezonale në kursin e këmbimit euro-lek shfaqet mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht. Agjentët e këmbimit besojnë se këtë vit kursi i Euros me shumë të ngjarë do të prekë rekorde të reja historike në kahun rënës. Me përjashtim të një periudhe të shkurtër gjatë muajit mars, kursi i këmbimit euro-lek këtë vit është shfaqur i qëndrueshë­m, madje me një tendencë mbiçmuese të Lekut. Forcimi i lekut në këtë periudhë ka qenë pjesërisht i papritur, kryesisht për shkak të inflacioni­t të lartë të mallrave të importuara dhe pritshmëri­ve se shtrenjtim­i importeve do të rriste nevojën për valutë dhe do të zhvlerëson­te Lekun. Por, një gjë e tillë nuk ndodhur, edhe për shkak se në fakt bilanci i llogarisë korrente të vendit në tremujorin e parë të këtij viti është përmirësua­r. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për tre muajt e parë të vitit kishte vlerën e 233 milionë eurove, vlerë kjo 57% më e ulët krahasuar me tremujorin e fundit 2021 dhe 22% më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e deficitit tregtar në mallra këtë tremujor është ngadalësua­r ndjeshëm krahasuar me tremujorin IV 2021, ndërsa llogaria e shërbimeve ka rritur edhe më shumë kontributi­n e vet pozitiv. Kontribuue­sit kryesorë kanë qenë sektori i turizmit dhe i ai fasonerisë, që historikis­ht kanë luajtur një rol të rëndësishë­m në ngushtimin e deficitit tregtar që ka vendi në mallra. Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat nga turizmi për tremujorin e parë të vitit arritën në 409 milionë euro, niveli më i lartë historik i regjistrua­r për këtë periudhë të vitit. Por, megjithatë bilanci

FORCIMI I LEKUT

neto në zërin e udhëtimeve pësoi rënie me 15% krahasuar me një vit më parë, sepse shpenzimet e shqiptarëv­e jashtë vendit u rritën me ritme edhe më të larta se shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri./ MONITOR

 ?? ?? KURSI I KËMBIMIT
Kulmi i efekteve sezonale në kursin e këmbimit euro-lek shfaqet mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht. Agjentët e këmbimit besojnë se këtë vit kursi i euros me shumë të ngjarë do të prekë rekorde të reja historike në kahun rënës.
KURSI I KËMBIMIT Kulmi i efekteve sezonale në kursin e këmbimit euro-lek shfaqet mes fundit të muajit korrik dhe fillimit të muajit gusht. Agjentët e këmbimit besojnë se këtë vit kursi i euros me shumë të ngjarë do të prekë rekorde të reja historike në kahun rënës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania