Gazeta Shqiptare

Plas sherri mes opozitës dhe PS-së në mbledhjen e Këshillit të Integrimit

Politikanë­t zihen 15 minuta si t’i drejtohen njëri-tjetrit dhe pastaj diskutojnë për BE-në Ahmetaj, Alibeajt: Mos m’u drejto me “Beni”

-

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian është shoqëruar me përplasje mes mazhorancë­s dhe opozitës, ku nuk kanë munduar as tonet e larta të zërit. Teksa kreu i grupit parlamenta­r të PD-së, Enkeled Alibeaj, fliste për Agjencinë për Media dhe Informim të ngritur nga qeveria, iu drejtua zv.kryeminist­rit Arben Ahemtaj me “Beni”. Përdorimi i emrit shkaktoi debate mes tyre, teksa Ahmetaj i kërkoi Alibejat të mos i drejtohej me atë referencë. Në përplasje u përfshinë edhe kryetarja e Këshillit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku dhe deputeti i PS-së, Petro Koçi. Më pas vijoi 15 minuta sherr.

DEBATI DEBATI I I PLOTË: PLOTË:

Enkeled Alibeaj: Është ngritur Agjencia për Media dhe Informim, drejtohet nga Endri Fuga. Meqë jemi tek Edi, Beni, Endri, po e përdor me emra.

Arben Ahmetaj: Unë thashë flas si zëvendëskr­yeministër dhe si qytetar, si Beni. Mos vazhdo më me atë!

Enkeled Alibeaj: Jo, jo do të vazhdoj.

Arben Ahmetaj: Mos vazhdo, se do të ta kthej unë tani. Do që ta prishësh mbledhjen?!

Enkeled Alibeaj: Ktheje si të duash.

Arben Ahmetaj: Lëre pra tani, kot...

Enkeled Alibeaj: Më dëgjo deri në fund, se unë pata durim të të dëgjoja deri në fund.

Arben Ahmetaj: Dhe unë të dëgjoj, por mos më thuaj mua, jo Beni, jo kjo. Stop!

Enkeled Alibeaj: Ta them unë ty atë, këtë gjuhë mos e përdor, se nuk të shkon.

Arben Ahmetaj: Beni, Beni. Stop me atë referencë, kaq!

Enkeled Alibeaj: Bën vetëm një gjë të mirë ti, të mbash ato shënime. Meqë i thotë zonja Çupi.

Arben Ahmetaj: Zonja Çupi, por me respekt.

Enkeled Alibeaj: Beni me respekt të them dhe unë me respekt e kam. Pse acarohesh ti?

Arben Ahmetaj: Acarohem me ty.

Enkeled Alibeaj: Të vazhdoj unë dhe vazhdo pastaj ti me përgjigjet.

Ndërhyn Petro Koçi Jorida Tabaku: Mua me “ti” mos m’u drejto. Ule zërin aty! Mos m’u drejto mua me “ti” këtu në mbledhje!

Flet Petro Koçi, por nuk dëgjohet në audio.

Jorida Tabaku: Kush po bën ironi? Suleni të gjithë me

shtë zhvilluar dje takimi i radhës i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Në fjalën e saj, Jorida Tabaku tha se korrupsion­i në ditët e sotme nuk është korrupsion banakësh dhe se nuk luftohet me konferenca. “Sot korrupsion­i nuk është korrupsion banakësh. Nuk luftohet me konferenca. Janë punësuar 10 mijë persona gjatë tremujorit të fundit të 2021-shit. Raporti i OSBE/ODHIR ngre shqetësime për punësimin gjatë fushatës elektorale si edhe me përdorimin e aseteve publike. Trajnimi i administra­tës publike mbetet problemati­k për procesin e integrimit. Pavarësia politike, urdhër. A ka mundësi të mbash qetësi këtu, ne po flasim. Mua me “ti” mos m’u drejto po të them! Qetësohu dhe mos m’u drejto me “ti”! Qetësohu! Mund të bëjmë 5 minuta pushim të qetësohet zoti Koço?

Enkeled Alibeaj e korrigjon: Koçi.

Jorida Tabaku: Qetësohu, e menaxhon vetë. S’ka nevojë për njeri që të sulet.

Enkeled Alibeaj: Duhet qetësi, askush të mos ndjehet i fyer në një çështje kaq të rëndësishm­e. Mbajta shënim çfarë thatë dhe po ju kthej përgjigjet ashtu siç juve ndiheni më rehat. Ju thashë o zv.kryeminist­ër, ose Beni, meqë thatë Beni. Prit tani, janë pyetjet që ju kanë acaruar. Pyetja është: Endri Fuga është drejtori i Agjencisë për Mediat për Informim, s’ka të dhëna si rekrutohen. janë mbi 60 veta, çfarë kriteresh ka? Ajo ka qëllim propagandë­n qeveritare.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania