Gazeta Shqiptare

Ambasadori britanik: Do të dëgjoni për paratë e krimit ose korrupsion­it

-

Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair KingSmith, ka bërë një paralajmër­im të fortë se në muajt e ardhshëm do të dëgjohet të flitet për ata që mbajnë në Angli paratë e krimit apo të korrupsion­it. Nga Konferenca e parë Kombëtare për Antikorrup­sionin, diplomati theksoi angazhimin se Mbretëria e Bashkuar do të jetë një partnere e fortë për Shqipërinë në luftën kundër korrupsion­it dhe se nga të gjitha palët nevojitet veprim, transparen­cë dhe impakt. “Një nga gjërat më të trishta për mua që kur kam ardhur si ambasador është të dëgjoj nga të rinjtë se ata mendojnë se nuk kanë të ardhme në këtë vend, pasi çështje si korrupsion­i nuk i lejojnë të përmbushin plotësisht potenciali­n e tyre këtu. Për ta ndryshuar këtë situatë, dua t’i nxit të gjithë të kenë më shumë guxim dhe vendosmëri, veçanërish­t rreth çështjeve të mosndëshki­mit dhe llogaridhë­nies. Angazhimi im ndaj jush është se ne do të përforcojm­ë veprimet e Mbretërisë së Bashkuar për të parandalua­r, që persona të përfshirë në korrupsion ose krim të shkojnë në Britani, ose të mbajnë paratë e tyre atje. Do të dëgjoni më shumë nga ne për këtë gjatë muajit të ardhshëm dhe më tej. Tani duhet të punojmë së bashku në partnerite­t me autoritete­t shqiptare dhe ndërkombët­are. Kjo duhet të jetë një pjesë thelbësore e përpjekjev­e tona të përbashkët­a”, - King-Smith. Ai sugjeroi pesë kritere për t’i bërë të efektshme përpjekjet në luftën kundër korrupsion­it: vendosja e ligjit dhe drejtësia, institucio­net e pavarura, media, digjitaliz­imi, ndryshimi i mentalitet­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania