Gazeta Shqiptare

Mbështetja morale ndaj Ukrainës, Rama dhe Abazoviç vizitojnë Kievin

Shqipëria ishte pjesë e Konferencë­s së Donatorëve, duke ofruar 1 milion euro Dy kryeminist­rat priten nga Vladimir Zelenski

-

Kryeminist­ri shqiptar, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, nisën dje një vizitë në Ukrainë. Ata shkuan fillimisht në zonat e bombarduar­a të Borodyanka­s dhe Irpinit, ndërsa më pas vizituan dhe ekspozitën me dëshmi të pasojave që ka shkaktuar sulmi rus mbi Ukrainën. Gjatë vizitës të dy kryeminist­rat u takuan dhe me presidenti­n ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Kryeminist­rat e të dyja vendeve ballkanike mbërritën në Kiev në orët e para të ditës së djeshme, pas një udhëtimi të gjatë me tren nga Polonia. Të shoqëruar nga autoritete­t vendëse, zoti Rama dhe Abazoviç e nisën vizitën e tyre duke parë nga afër pasojat shkatërrim­tare të luftës së nisur nga Rusia në Borodyanka dhe Irpin, zona të cilat ishin ndër të parat që u bombarduan dhe ku është deklaruar një numër i lartë civilësh të vrarë e të gjetur nën rrënoja, përfshirë edhe fëmijë. Edhe pamjet e shpërndara nga zyra e kryeminist­rit shqiptar dëshmojnë lehtësisht dëmet e mëdha në banesa e pallate të rrënuara. Zoti Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi, Abazoviç, vizituan më pas një ekspozitë me dëshmitë e agresionit rus në Ukrainë. Në fund të saj, në librin e përshtypje­ve kryeminist­ri Rama do të shkruante: “Bota duhet ta ndalë këtë horror dhe Ukraina të dalë e rilindur nga kjo”. Ndërsa për mediat e vendit të tij, kryeminist­ri Abazoviç është shprehur se, “është tragjike ajo që kemi parë dhe dëgjuar”, - duke nënvizuar se, “gjëja më e rëndësishm­e është ndalimi i sulmeve, agresionit dhe vrasjes së civilëve”. Shqipëria ishte ndër vendet e para që e dënoi agresionin rus në Ukrainë. Ajo sikundër nga ana e vet edhe Mali i zi, u janë bashkuar sanksionev­e ndaj RuMinistrj­a sisë. Edhe vizita e djeshme ishte shenjë e qartë e mbështetje­s ndaj Ukrainës. Shqipëria ishte gjithashtu pjesë e Konferencë­s së Donatorëve për këtë vend, duke ofruar 1 milion euro, ndërkohë që ka dhënë ndihma edhe në ushqime e materiale ushtarake. Vizita e djeshme në Ukrainë vjen në një moment kur Shqipëria kryeson Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku njëkohësis­ht ajo është edhe penëmbajtë­se, së bashku me Shtetet e Bashkuara për çështjen e Ukrainës, duke qenë kështu nismëtare edhe e rezolutave që dënojnë agresionin rus. Kryeminist­rat Rama dhe Abazoviç u pritën dje në Kiev dhe nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Takimin mes tyre përmes një lidhjeje video e përshëndet­i dhe kryeminist­ri i Maqedonisë së Veriut. Në fillim të muajit maj, po përmes një lidhjeje video, presidenti Zelenskyy mbajti një fjalim drejtuar parlamenti­t shqiptar, duke e falënderua­r Shqipërinë për ndihmën e ofruar dhe qëndrimet e mbajtura prej saj. Kryeminist­rat Rama dhe Abazoviç u pritën më pas dhe nga kryeminist­ri ukrainas, Denys Shmyhal. Brenda godinës ku u zhvillua takimi dukeshin qartë shenjat e një situate lufte, me thasë dheu që krijonin llogore nëpër korridoret e saj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania