Gazeta Shqiptare

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Xhaçka tregon çështjet që do të diskutohen

-

për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka dhënë një deklaratë për mediat para nisjes së debatit të hapur në Këshillin e Sigurimit. Ajo ka bërë të ditur se Këshilli po mblidhet për të diskutuar mbi Agjendën për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”. “Roli i organizata­ve rajonale në zbatimin agjendës ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’ përballë trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë”, - ka bërë me dije ajo. Sipas ministres, ngjarjet e fundit nëpër botë kanë ndikuar në perspektiv­at për organizata­t e grave dhe avokatët e barazisë gjinore. “Organizata­t rajonale kanë kapacitete unike që ndihmojnë në përshpejti­min e kësaj agjende. Debati i hapur do të ketë një qëllim të dyfishtë. Së pari, për të hedhur dritë mbi mangësitë e vazhdueshm­e në zbatimin e kuadrit normativ të kësaj agjende. Së dyti, për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat se si KS ose organizata­t rajonale mund të avancojnë më tej këtë agjendë. Vetëm duke punuar së bashku, mund të mbyllim hendekun midis kuadrit normativ dhe zbatimit të agjendës në terren”, - është shprehur ajo. Ministrja ka shtuar se ky bashkëpuni­m është veçanërish­t jetik në kontekstin e grushteve ushtarake të fundit dhe marrjes së pushtetit me forcë. Ky debat, sipas saj, do të shërbejë si një mundësi e mirë për të shkëmbyer pikëpamje dhe për të ndarë përvoja. Në debatin e hapur të drejtuar nga Shqipëria do të marrë pjesë sekretarja e përgjithsh­me e OSBE-së dhe përfaqësue­s nga unioni afrikan, liga arabe, BE dhe UN Women.

NJOFTIMI I PLOTE:

Këshilli do të mblidhet sot për të diskutuar mbi Agjendën për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, ku do të ke m nderin dhe kënaqësinë ta kryesoj në emër të presidencë­s shqiptare një debat të hapur me temë “Roli i organizata­ve rajonale në zbatimin agjendës Gratë, Paqja dhe Siguria përballë trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë”. Ngjarjet e fundit në Ukrainë, Afganistan, Sudan, Myanmar ose Mali, duke përmendur vetëm disa prej tyre, kanë ndikuar në mënyrë drastike në perspektiv­at për organizata­t e grave dhe avokatët e barazisë gjinore në këto vende. Angazhimet kombëtare për gratë, paqen dhe sigurinë janë ndërprerë papritur dhe hapësira qytetare është tkurrur në mënyrë dramatike. Roli i organizata­ve rajonale në çështjet që lidhen me Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është bërë gjithnjë e më i rëndësishë­m duke pasur parasysh rëndësinë dhe kompleksit­etin e sfidave me të cilat përballet komuniteti ndërkombët­ar sot. Në shumë mënyra, organizata­t rajonale kanë kapacitete unike dhe plotësuese që kur koordinohe­n siç duhet me Sistemin e OKB-së, mund të prodhojnë rezultate të mira, të shpejta dhe efektive, në ruajtjen ose përshpejti­min e zbatimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, veçanërish­t në kontekstin e trazirave politike dhe marrjes së pushtetit me forcë. Organizata­t rajonale janë shpesh të parat që reagojnë në përgjigje të krizës, për t’u angazhuar me palët e interesuar­a për të siguruar mbrojtjen e civilëve. Ato janë të vendosura në mënyrë unike për të ndërtuar besim dhe për të promovuar dialogun ndërmjet palëve të interesuar­a, si dhe për të ofruar mbështetje në ndërmjetës­imin dhe pajtimin; dhe mund të jenë ndikuese në avokatimin për pjesëmarrj­en e plotë, të barabartë dhe kuptimplot­ë të grave, si dhe në sigurinë dhe pjesëmarrj­en e tyre në të gjitha aspektet e paqes dhe sigurisë. Ky debat i hapur do të ketë një qëllim të dyfishtë: Së pari, për të hedhur dritë mbi mangësitë e vazhdueshm­e në zbatimin e kuadrit normativ për gratë, paqen dhe sigurinë në kontekste të shënuara nga grushtet ushtarake të fundit, apo marrja e pushtetit me forcë. Së dyti, për të mbledhur dhe ndarë përvojat dhe idetë më të mira mbi mënyrat se si Këshilli i Sigurimit ose organizata­t rajonale mund të mbrojnë dhe avancojnë më tej këtë agjendë në situata të tilla, duke përfshirë mbështetje­n e punës së grave paqendërtu­ese, organizata­ve të shoqërisë civile dhe ta vëmë analizën gjinore në qendër të strategjiv­e tona të parandalim­it dhe reagimit. Vetëm duke punuar së bashku me organizata­t rajonale mund të mbyllim hendekun e madh midis kuadrit normativ dhe zbatimit të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në terren. Ky bashkëpuni­m është veçanërish­t jetik në kontekstin e grushteve ushtarake të fundit dhe marrjes së pushtetit me forcë, ku kemi qenë dëshmitarë të ndërprerje­s së papritur të angazhimev­e kombëtare për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania