Gazeta Shqiptare

Harta e re gjyqësore, Meta: Nuk zgjidhet problemi i vakancave

Presidenti: Nevojë urgjente për gjyqtarë dhe prokurorë, numër i madh i vendeve bosh “Gjendje e papranuesh­me, sistemi drejt kolapsit”

-

Presidenti Ilir Meta ka re aguar mbi shqetësime­t e bëra publike rreth hartës së re gjyqësore. Në arsyetimin e tij, kreu i shtetit thekson se me këtë hartë fshihen problemati­kat dhe se nuk zgjidhet problemi i vakancave.

REAGIMI

“Jam njohur me njoftimin publik të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas të cilit Këshilli në datën 10 qershor 2022, ka miratuar aktin e hartës së re gjyqësore, por edhe reagimet dhe qëndrimet e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, shoqërisë civile dhe komuniteti­t të biznesit, por edhe përfaqësue­sve të organizime­ve të tjera për profesione­t e lira, që janë të lidhur me sistemin e drejtësisë. E kam ndjekur këtë proces dhe në vijimësi dhe në mënyrë të përsëritur kam bërë thirrje përkundrej­t KLGJ-së dhe aktorëve të tjerë bashkëpunu­es e vendimmarr­ës që të tregojnë kujdes dhe objektivit­et lidhur me riorganizi­min e ri të rretheve gjyqësore dhe kompetenca­ve tokësore të gjykatave. Përpos faktit që pas 5 vitesh pamundësie për të ushtruar funksionet themelore të saj, me 2 (dy) emërimet të reja, Gjykata e Lartë ka dalë tashmë nga zona e rrezikut e pamundësis­ë së funksional­itetit të plotë të saj për të përmbushur misionin dhe autoriteti­n e saj sublim sipas Kushtetutë­s dhe ligjit, situata në Gjykatat e Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe ngarkesës së lartë është drejt kolapsit. Kjo gjendje është e papranuesh­me dhe duhet t’i shqetësojë të gjithë. Si President i Republikës, prej më shumë se 3 vitesh kam kërkuar zyrtarisht dhe kam përsëritur thirrjen në adresë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucio­neve të tjera qeverisëse të sistemit të drejtësisë, por edhe aktorëve dhe institucio­neve të tjerë vendimmarr­ës se duhet të angazhohen me seriozitet dhe me ritme më të shpejta për të plotësuar të gjitha vakancat e krijuara në sistemin gjyqësor. Shqipëria ka nevojë jetike për një sistem drejtësie të pavarur, por dhe plotësisht funksional dhe efiçent. Qytetarët presin drejtësi dhe e meritojnë atë që të jepet, brenda afateve të arsyeshme.

– Funksionim­i me trupat e nevojshme gjyqësore të Gjykatave të Apelit dhe Gjykatave të Shkallës së Parë dhe plotësimi i vakancave të shumta të krijuara në këto gjykata është me rëndësi jetike për vendin dhe respektimi­n e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

– Edhe pse kjo pjesë e sistemit të drejtësisë (Gjykatat e Apelit) prej kohësh është pranuar nga KLGJ dhe aktorët e tjerë se po shkon drejt kolapsit të plotë, sërish nuk konstatohe­t një angazhim i plotë, objektiv dhe gjithëpërf­shirës për të marrë masat e duhura, legjislati­ve, vendimmarr­ëse, apo organizati­ve për mënyrën e plotësimit sa më të shpejt dhe me cilësi të të gjitha vakancave që janë krijuar dhe po krijohen në vijimësi në këto gjykata. –Gjykatat e Apelit, civile, Penale apo Administra­tive, si dhe Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, aktualisht janë tejet të mbingarkua­ra, ndërkohë që nuk ka ende një strategji me terma të qartë kohore dhe planveprim­i se kur kjo çështje do të zgjidhet përfundimi­sht në respekt të standardev­e europiane të ngarkesës për një gjyqtar dhe kur do të përfundojë shqyrtimi i çështjeve të mbartura që presin shqyrtimin në Gjykatat e Apelit, prej më shumë se 5vitesh. –Në 8 mars 2022 i kam rikërkuar publikisht Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe institucio­neve të tjera të përfshira për të realizuar një proces të plotë dhe transparen­t konsultimi të draftit të parë të hartës së re gjyqësore; për të vlerësuar me shumë kujdes dhe mbajtur në vëmendje përpara miratimit përfundimt­ar, të gjitha komentet, sugjerimet, vërejtjet dhe çdo propozim që vjen nga pjesët e tjera të sistemit të drejtësisë, sidomos të atyre që janë përdoruesi­t realë dhe të përditshëm të sistemit të drejtësisë.

–I njëjti shqetësim është përsëritur dhe nga Parlamenti

Zyra e Përmbarimi­t Privat FOX

Europian në datën 19 maj 2022, i cili përmes Rezolutës së miratuar për Shqipërinë, përveç se ka mirëpritur rikthimin në funksional­itet të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetues­e, ka bërë thirrje duke theksuar se, reforma e sistemit gjyqësor sipas hartës së re të gjyqësorit duhet të marrë në konsiderat­ë opinionet e palëve të interesuar­a dhe kushtet socioekono­mike të grupeve vulnerabël, dhe të përmirësoj­ë aksesin në drejtësi dhe procesin rregull ligjor (shiko pikën 37, e në vijim të kësaj Rezolute).

Konstatoj me keqardhje të thellë, se as kërkesat dhe thirrjet e përsëritur­a të Presidenti­t të Republikës, por as të Parlamenti­t Europian nuk janë marrë në konsiderat­ë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe aktorët e tjerë të përfshirë në këtë proces. Në datë 10 qershor 2022, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka bërë publik se, ka miratuar aktin mbi “Hartën e re gjyqësore”, ku sipas njoftimit të Këshillit, ky akt është produkt i konsultime­ve, sugjerimev­e dhe opinionet e adresuara gjatë procesit të konsultime­ve publike të organizuar­a në bashkëpuni­m me Ministrinë e Drejtësisë, nga përfaqësue­s të dhomave vendore të avokatisë, Prokuroria e Përgjithsh­me, gjyqtarë dhe nëpunës civil gjyqësorë, si dhe organizata­t e shoqërisë civile dhe komuniteti­t të biznesit. Vetë fakti që, prej datës 14 qershor 2022, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, ka nisur një proces të bojkotimit të të gjitha seancave gjyqësore deri në datë 17 qershor 2022, në shenjë proteste ndaj draftit të hartës së re gjyqësore të miratuar nga KLGJ, tregon qartësisht se sugjerimet e avokatëve shqiptarë vetëm janë administru­ar, por nuk janë marrë në konsiderat­ë. Kësaj strukture të rëndësishm­e për sistemin e drejtësisë (Dhomës Kombëtare të Avokatisë), mund t’i jetë marrë mendimi, por duket qartë se komentet e dhëna prej saj, nuk janë shqyrtuar sinqerisht dhe objektivis­ht. Është e qartë se Këshilli i Lartë Gjyqësor, në draftimin dhe miratimin e Hartës së re Gjyqësore, është udhëhequr më shumë nga tensioni dhe/apo ngutja që kanë krijuar vakancat e mëdha në sistemin gjyqësor, pra mungesa e gjyqtarëve dhe jo nga garantimi i një drejtësie sa më efiçente, që jepet në kohë, për qytetarët dhe e prekshme për ta dhe mbrojtësit e tyre. Shkrirja e një numri kaq të madh të Gjykatave të Shkallës së Parë në Rrethe (13 gjykata) dhe Gjykatave të Apeleve (5 gjykata), me justifikim­in se nuk ka gjyqtarë, nuk është zgjidhja as më e mirë, as më e përshtatsh­me dhe kurrsesi nuk mundet të jetë në përputhje me standardet europiane. Grumbullim­i i gjyqtarëve në një godinë, as nuk përshpejto­n proceset gjyqësore, as nuk zgjidh problemati­kën tepër shqetësues­e të stokut të çështjeve të mbartura prej vitit 2016-2017 dhe as e ul mbingarkes­ës e gjyqtarëve, aq më pak, as nuk plotëson vendet bosh të krijuara në sistem. Komiteti Drejtues i Dhomës Kombëtare të Avokatisë ka konstatuar dhe bërë prezent për gjithë opinionin publik se, vendimi për miratimin e hartës së re gjyqësore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërish­t nga Kushtetuta, si dhe me

Zyra e Përmbarimi­t Privat FOX

keqardhje konstaton se ky vendim është në përkrahje me një sërë shkeljesh të konstatuar­a në proceset penale, civile e administra­tive të zhvilluara në gjykatat e të gjitha niveleve. Nisur nga këto zhvillime evidentoj edhe një herë se vendi ynë ka nevojë urgjente për gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët të plotësojnë numrin e madh të vendeve bosh të krijuara në sistemin e drejtësisë. Kjo situatë nuk zgjidhet me shkrirje drastike të disa gjykatave në vend, pasi një riorganizi­m i tillë, cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administra­tive. Nisur nga numri i vogël i gjyqtarëve në sistem sot, por edhe nga numri i lartë i çështjeve gjyqësore stok (të mbartura dhe të pashqyrtua­ra), nëse harta e re gjyqësore, do të miratohet përfundimi­sht sipas propozimit të Këshillit

të Lartë Gjyqësor, atëherë natyrshëm do të kemi:

-Shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit, të mbrojtura posaçërish­t nga Kushtetuta.

-Kufizim/cenim të aksesit në sistemin e drejtësisë.

-Rritjen e kostove për qytetarin dhe përdoruesi­t real të gjykatave, si dhe gjithë profesione­t e lira të lidhura me sistemin gjyqësor.

-Tronditje të sistemit gjyqësor në tërësi përgjatë fazës tranzitore.

-Përqendrim të vendimmarr­jes së formës së prerë, vetëm në disa gjyqtarë në Tiranë. -Përmes vështirësi­ve, kohës së gjatë të pritjes për një vendim, si dhe rritjes së kostove të ndjekjes së rrugës gjyqësor, do të rritet ndjeshëm humbja e interesit të qytetarit për të ndjekur rrugën ligjore dhe kjo natyrshëm përligj shqetësimi­n se mund të sjellë rritjen e fenomenit të vetëgjyqës­isë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania