Gazeta Shqiptare

Gjiknuri: Zgjidhja më e mirë, janë respektuar rekomandim­et e Kuvendit

-

Sekretari i përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, tha sot në Kuvend se harta e re gjyqësore ka respektuar rekomandim­et e Kuvendit. Në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, ku u diskutua raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjiknuri tha se harta e re ka më shumë anë pozitive se anë negative. Ai u shpreh se ajo mund të sjellë kosto shtesë për disa persona, por këto mund të korrigjohe­n në të ardhmen. “Rregullimi i hartës, rishpërnda­rja e gjyqtarëve, të cilët do të menaxhojmë fluksin do të sjellë më shumë efiçencë, më shumë llogaridhë­nie, më shumë standardiz­im. Standardiz­imi e bën më të thjeshtë edhe për palët për të kuptuar le të themi integritet­in e procesit gjyqësor dhe mbi të gjitha do të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikut. Pastaj çdo gjë tjetër patjetër ka balancë. Unë them se ju nuk keni bërë gjë tjetër përveçse keni zbatuar ligjin dhe e keni bërë atë në kohë. KLGJ-ja e ka kryer misionin e saj Kushtetues, ka menaxhuar procese të vështira dhe rekomandim­et e Kuvendit janë marrë parasysh dhe ajo që mbetet me interes është se si do të zbatohet harta e re gjyqësore, nëse do të rrijë te varianti final që besoj i tillë do jetë. Do kemi mundësi vitin tjetër për të parë dhe mënyrën se si u hartua”, - tha Gjiknuri. Ai nënvizoi se harta e re do t’i shërbejë reduktimit të çështjeve dhe menaxhimit të fluksit të konfliktev­e që dalin. “Rregullim i hartës do të sjellë më shumë efiçencë dhe do të krijojë zgjidhje më të mira në shërbim të publikut. Ka avantazhe dhe disavantaz­he. Problemi është se cila është më e madhe. Në përfundim dua të them që KLGJ-ja e ka kryer misionin e saj kushtetues. Rekomandim­et e Kuvendit janë marrë parasysh. E rëndësishm­e është si do të miratohet harta e re gjyqësore, nëse miratohet, që me shumë mundësi do të ndodhë. Ky proces ka ndodhur edhe në vitin 20072008, ku u bë një hartë pa asnjë lloj kriteri. Edhe atëherë në disa rrethe ka pasur kundërshti­me. Këto histori kanë qenë gjithmonë nuk ndodh për herë të parë. Mund të ketë kosto ekstra për disa, por duhet t’i vëmë gjërat në balancë”, - tha Gjiknuri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania