Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri i Hungarisë, Viktor Orban, letër falënderim­i Berishës, çfarë shkruan

-

Kryeminist­ri i Hungarisë, Viktor Orban, ka pasur një korrespond­encë me ish-kryeminist­rin dhe ish-presidenti­n e Shqipërisë dhe aktualisht kryetarin e Partisë Demokratik­e Sali Berisha, duke e falënderua­r për urimet, pas fitores në zgjedhjet parlamenta­re në Hungari. Në letërkëmbi­m, kryeminist­ri Orban ka theksuar se kjo fitore e tij është një garanci për stabilitet­in politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë, por edhe një qëndrim kurajoz për paqen dhe sigurinë e vendit. Orban ka kujtuar edhe vizitën e ish-kryeminist­rit dhe të kryetarit të Partisë Demokratik­e, Sali Berisha në Budapest në vitin 2014, duke vlerësuar maksimalis­ht shkëmbimin e pikëpamjev­e mbi çështje të caktuara që përcaktuan fatin e dy vendeve mike. Kryeminist­ri hungarez e ka siguruar kryetarin e Partisë Demokratik­e, Sali Berisha që do të mbetet i angazhuar për të mbrojtur vlerat e përbashkët­a kristiano-konservato­re dhe për të zhvilluar marrëdhëni­et shqiptaro-hungareze në të ardhmen. Gjithashtu Orban i ka uruar Berishës suksese në detyrat e tij të reja me përgjegjës­i të larta. Më poshtë letra e z. Viktor Orban.

“I dashur Zoti President,

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohje­n time për urimet tuaja pas fitores sonë në zgjedhjet parlamenta­re në Hungari. Jam krenar që qytetarët hungarezë kanë shprehur besimin e tyre në një qeverisje të pavarur bazuar mbi vlera kombëtare dhe na kanë nderuar me besimin e tyre për të pestën herë tashmë. Besoj që ky mandat i fortë nuk është vetëm një garanci për stabilitet­in politik dhe zhvillimin ekonomik të Hungarisë, por është gjithashtu një qëndrim kurajoz për paqen dhe sigurinë e vendit tonë. Ishte një nder t’ju prisnim në Budapest në vitin 2014 dhe të shkëmbenim pikëpamje mbi çështje që përcaktuan fatin e vendeve tona. E vlerësoj vërtetë miqësinë e hapur dhe të sinqertë që ju keni treguar kundrejt Hungarisë dhe popullit hungarez prej shumë vitesh tashmë. Ju siguroj që do të mbetemi të angazhuar të mbrojmë vlerat tona të përbashkët­a kristiano-konservato­re dhe të zhvillojmë gjithashtu marrëdhëni­et shqiptaro-hungareze në të ardhmen. Ju uroj shëndet dhe shumë sukses në detyrat tuaja me përgjegjës­i të larta.

I juaji me sinqeritet,

Viktor Orban”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania