Gazeta Shqiptare

Dumani: Çapjat më bënë skemë pasi dyshuan se i qëllova me antitank, në takim më ofruan vrasjen e Sanxhaktar­it

“Porosinë nuk e kreva, pasi shkëputa lidhjet dhe kalova me grupin e drejtuar nga Erion Alibej”

-

Një nga atentatet e dështuara ku u sulmua me antitank Ardjan Çapja në Elbasan është bërë pjesë e rrëfimit në SPAK të arrestuari­t Nuredin Dumani. Personi që ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit në Shqipëri flet për një ndërmjetës­im që Eljo Bitri ia ka realizuar me Çapjan. Dumani sqaron se takimi me Çapjat është kryer në periudhë e prillit 2020, kur ai po organizont­e punët për të vrarë Altin Ndocin. Sipas tij, Çapjat dyshonin dhe kishin krijuar bindjen se Nuredin Dumani dhe njerëzit që mbante afër kishin kryer goditjen me antitank ndaj Ardjan Çapjas dhe për të sqaruar të gjitha spekulimet, ai ka pranuar të takonte Çapjat dhe bindte ata se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin me bazooka, pasi në kohën kur ka ndodhur krimi, ai kishte qenë në burg. “… me Eljo Bitrin jam takuar në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, pranë ambienteve të një pike karburanti. Eli kishte kërkuar takimin, pasi ishin bërë disa kohë që nuk ishim takuar dhe gjatë bisedës që po kryenim, më tha se kishte dëgjuar se unë kisha marrë pjesë te njëri nga atentatet e Ardjan Çapjas të kryer me kundërtank. Unë e kam kundërshtu­ar duke i pohuar se kam qenë në burg dhe për të sqaruar çdo spekulim pranova të takohem me Çapjat, me ndërmjetës­imin e Eljo Bitrit…”, - tregon Dumani, raporton “Ora Neës”. Takimin me Çapjat, Dumani e ka kryer për t’i bindur se ishte totalisht i pastër në këtë pjesë. “…Unë kam pasur takim me Florenc Çapjan, Bledar Muçën, Eljo Bitrin dhe Vis Korçarin, i cili edhe ky ishte organizato­r i këtij takimi. Vis Korçari me sa di mbiemrin e ka Kollçaku dhe në atë kohë lëvizte me një “Audi A7” i zi i 2012-ës dhe tani është në burg në Peqin. Takimin e kemi bërë natën, në një shtëpi të rrethuar në zonën e Krastës…”, -shprehet Dumani informon “Ora News”. Sipas tij, ky takim ishte për ta rekrutuar Dumanin dhe jo për t’i kërkuar llogari lidhur me sulmin me antitank ndaj Çapjave. Kjo pasi Çapjat e dinin që Nuredin Dumani nuk kishte lidhje me sulmin ndaj rrethit miqësor të tyre. Në këtë takim i është dhënë oferta që Dumani të vriste Sokol Sanxhaktar­in, dhëndrin e Qazim Sejdinit, për një shumë prej 200 mijë euro. Kjo pasi Sanxhaktar­i shihej si lidhje e Suel Çelës.

Vetë Dumani tregon se në takimin e parë i është shprehur se duhet ta mendonte këtë ofertë, ndërsa nga ana tjetër kontraktue­sit i garantuan pagesën, armët dhe informacio­nin e duhur se ku qëndronte Sanxhaktar­i. Madje i arrestuari ka rrëfyer se pas këtij takimi ka mbajtur kontaktet me Florenc Çapjan, nëpërmjet “Sky” dhe “Encochat”. Dumani shton se teksa është larguar nga Çapjat, marrëdhëni­et dalëngadal­ë i ka shkëputur, pasi është lidhur me Arjan Spahiun dhe Erjon Alibejn.

KAPJA E “ÇAPAÇULIT”

Ndërkohë paralelish­t ndiqte edhe një plan tjetër, siç ishte ai i vrasjes së Altin Ndocit. Ky i fundit është planifikua­r nga Dumani dhe Henrik Hoxhaj të vritej në të tretat e zisë së vrasjes së vëllezërve Haxhiaj. Vrasja e Altinit do të kryej në shenjë hakmarrjej­e, pasi Altin Ndoci i ka dalë para me pistoletë Nuredinit dhe Dashnor Dumanit duke i kanosur, por pa realizuar qitje në drejtim të tyre. Për ekzekutimi­n e Altin Ndocit, Henrik Hoxhaj ka pranuar se kishte marrë 10 mijë euro nga Nuredini, me qëllim për të lëvizur dhe mbajtur në vëzhgim Ndocin. Ndërsa gjatë thurjes së planit, Henrik Hoxhaj i ka propozuar Dumanit që fillimisht të vrisnin njërin nga vëllezërit Haxhiaj dhe më pas në ditën e varrimit të tij, ose tek të tretat e zisë të vrisnin Altin Ndocin, kur ky i fundit të kthehej në shtëpinë e tij në Tiranë, në lagjen “Misto Mame”, raporton “Ora News”. Por, pas vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, u kap Klevis Alla, të cilit Henrik Hoxhaj i thërriste me nofkën “Çapaçul”. Dhe pas Allës, u arrestua dhe Altin Ndoci, që solli dështimin e planit për këtë të fundit./ “Ora News”

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania