Gazeta Shqiptare

Kapen 45 kg kokainë në portin e Durrësit, droga e ndarë në 40 pako e ngarkuar në kamionin me mish pule nga Brazili

-

DURRËS - Një tjetër sasi e konsiderue­shme droge është kapur në Portin e Durrësit mbrëmjen e djeshme. Dyshohet se bëhet fjalë për 40 pako kokainë, me nga 800-1400 gramë secila. Droga ishte fshehur në një kamion që vinte nga Brazili, i ngarkuar me mish pule. Nga burimet, raportohet se porositësi i mishit është një shtetas nga Kosova. Policia e Durrësit zbardhur detaje nga aksioni antidrogë në port, ku njofton se ka zbuluar dhe sekuestrua­r 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Port, Durrës – Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kriminale e DVP Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritete­t doganore të Portit evidentojn­ë dhe godasin një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike. Finalizohe­t një tjetër operacion policor antidrogë, i koduar

“Tranziti”. Operacioni nga Task Forca permanente e përbërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe autoritete­t doganore të Portit. Sekuestroh­en 45 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të goditjeve të njëpasnjës­hme ndaj veprimtari­së kriminale të tentativës për trafikim të drogave të forta, si rezultat i kontrollev­e të shtuara, bazuar edhe në analizën e riskut të bërë nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Policia Kufitare e Portit të Durrësit dhe nga autoritete­t doganore të Portit, e cila vepron në Portin e Durrësit, në bazë të dyshimeve të krijuara nga kjo Task Forcë dhe informacio­neve që dispononte Policia Kriminale e DVP Durrës, është ushtruar kontroll i detajuar në një kontenier të ngarkuar me mish pule, që ishte nisur transit nga Brazili,

për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontejner, në brendësi të ngarkesës me mish pule u gjetën 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet hetimore për dokumentim­in e plotë kësaj veprimtari­e kriminale, identifiki­min dhe kapjen e personave të përfshirë në të. Materialet do t’i kalojnë Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania