Gazeta Shqiptare

Masakroi dhe groposi 8-vjeçarin, prokuroria përfundon hetimet për monstrën Klodian Çalamani

“I pandehuri e përdhunoi të miturin para se ta vriste me kazmë dhe lopatë”

-

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Klodian Çalamanin, duke e akuzuar si vrasësin e Mateos së mitur 8–vjeçar, një krim i rëndë që tronditi jo vetëm qytetin ku ndodhi, por gjithë vendin. Ajo që është më e rëndë është se prokuroria ka arritur të provojë që autori e ka përdhunuar më parë 8vjeçarin dhe më pas e ka vrarë, duke e qëlluar me sende të forta si kazmë dhe lopatë. “Në analizë të të gjitha provave të grumbullua­ra, rezulton e provuar se i pandehuri para se të kryente veprën penale të ‘Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit’ të parashikua­r nga neni 79 germa ‘a’, ka konsumuar fillimisht veprën penale të ‘Marrëdhëni­es seksuale ose homoseksua­le me të mitur me dhunë’, të parashikua­r nga neni 100/2 i K. Penal. Pas kryerjes së aktit homoseksua­l me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani ka kryer vrasjen me sende të forta kazmë e lopata”, - thuhet në njoftimin e prokuroris­ë.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurin Klodian Çalamani, i akuzuar për veprat penale “Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” të parashikua­r nga nenet 100/ 2 dhe 79 germa “a” të K. PeTIRANË nal. Nga hetimet paraprake rezultoi e provuar se në datën 16.11.2021 babai i M.V, ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshor­tja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhj­a e tij, duke dhënë dhe karakteris­tikat e fëmijës dhe veshjen e tij. Menjëherë pasi është marrë kallëzimi penal Nr.1262, shërbimet e Komisariat­it të Policisë Fier kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori. Është bërë identifiki­mi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari K. Çalamani, banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100 m larg banesës së të miturit. Gjatë kontrollit të banesës është dalluar një pjesë toke e punuar, ku pas gërmimit, u gjet trupi pa jetë i viktimës. Në këto kushte është bërë prangosja dhe shoqërimi i të dyshuarit K. Çalamani. Në analizë të të gjitha provave të grumbullua­ra rezulton e provuar se i pandehuri para se të kryente veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit” të parashikua­r nga neni 79 germa “a”, ka konsumuar fillimisht veprën penale të “Marrëdhëni­es seksuale ose homoseksua­le me të mitur me dhunë, të parashikua­r nga neni 100/2 i K. Penal. Pas kryerjes së aktit homoseksua­l me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen me sende të forta kazmë e lopata.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania