Gazeta Shqiptare

Apeli i GJKKO-s lë në fuqi konfiskimi­n e pasurive të Gazmend Mahmutajt, vëllait të deputetit të PD-së

VENDIMI I GJYKATES/ 25 pasuri përfundimi­sht i kalojnë shtetit

-

Apeli i Gjykatës ë Posaçme Kundër Krimit të Organi zuar dhe Korrupsion­it ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimi­n e pasurive të Gazmend Mahamutajt, vëllait të deputetit të Partisë Demokratik­e, Kasem Mahmutaj. Përmes një njoftimi zyrtar, Apeli i GJKKO bëri me dije se në seancën e djeshme u la në fuqi vendimi për sekuestrim­in e pasurive të Gazmend Mahmutaj.

NJOFTIMI NJOFTIMI I I GJYKATËS: GJYKATËS:

Komunikohe­t në mënyrë të përmbledhu­r se, sot më datë 15.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen e regjistrua­r me nr. 82 akti, datë 27.04.2022 regjistrim­i, mbi ankimin e subjektit G.M. dhe personave të afërm, lidhur me “Kundërshti­min e vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi konfiskimi­n e disa pasurive”, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar. Kujtojmë se vendimi për sekuestrim­in e pasurive ka ardhur pas një hetimi pasuror të kryer nga SPAK-u mbi pasuritë e Gazmend Mahmutaj. Ky i fundit u gjet fajtor dhe u dënua gjatë vitit 1993 për akuzën shfrytëzim­it të prostituci­onit në Itali. Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda numërohen 22 pasuri të konfiskuar­a ndaj tre vëllezërve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit. Burimet saktësuan se nga deputeti Kasëm Mahmutaj me urdhër të gjykatës kaluan në favor të shtetit dy apartament­e, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet. Ndonëse familjarët, përfshirë edhe deputetin, i deklaruan pasuritë si të ardhura nga emigracion­i. Gjykata vlerësoi se pasuritë e Behar, Kasëm dhe Gazmend Mahmutaj nuk justifikoh­en dhe se ka dyshime që burojnë nga krimi sa kohë ky i fundit rezulton i dënuar. Vëllai i deputetit, Gazmend Mahmutaj, me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton të jetë shpallur fajtor nga Gjykata e Veronës në nëntor 1993. Ky vendim për akuzën e shfrytëzim­it të prostituci­onit është konvertuar në Shqipëri me 8 vite burg në të njëjtin vit. Ndërkohë që në vitin 2020 pasuritë e të dënuarit dhe familjarëv­e të tij u vendosen nën kontrollet e OFL (Operacioni­t Forca e Ligjit) e më pas të kërkimeve të SPAK që shkoi në Gjykatë me kërkesë bllokimi të të gjitha pasurive që sipas prokurorëv­e të çështjes nuk justifikoh­eshin. Deputetit dhe dy vëllezërve të tij iu është lënë pa konfiskuar vetëm nga një banesë që u toleruan nga Gjykata për motive sociale dhe strehimi.

PASURITË PASURITË E E SEKUESTRUA SEKUESTRUA

1. Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2 Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.

2. Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.

3. Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpron­ësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.

4. Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2 Bashkia Berat, në bashkëpron­ësi me shtetasen Liri Mahmutaj.

5. Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2 Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.

6. Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.

7. Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.

8. Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.

9. Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.

10. Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2 Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.

11. Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.

12. Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratav­e nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.

13. Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratav­e nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.

14. Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.

15. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklar­imin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.

16. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklar­imin me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.

17. Automjet i llojit furgon, i markës “Fiat Iveko”, me targë BR5786A, me nr. shasie ZCFC356100­5130096, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.

18. Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie ËDB1680331­J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.

19. Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamionçinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7­P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.

20. Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338­T624708, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.

21. 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifiku­ar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.

22. Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistrua­r me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë njëkatëshe me nr. pasurie

3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.

23. Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistrua­r me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ne fushë veprimtari­e shtypshkro­një, me datë regjistrim­i 01.11.1999.

24. Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administra­tore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.

25. Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrim­it 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me

nr.13/241. Objekt i veprimtari­së “Studio Fotografik­e”.

 ?? ?? KËRKESA E SPAK
Më kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme vendosi konfiskimi­n e 25 pasurive të familjes së deputetit të Partisë Demokratik­e, Kasem Mahmutajt, për shkak të vëllait të deputetit, Gazment Mahmutaj, i cili ka qenë subjekt i OFLsë. Kjo është hera e parë që SPAK-u i konfiskon pasurinë një deputeti. Vendimi është marrë nga treshja gjyqtare Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka.
KËRKESA E SPAK Më kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme vendosi konfiskimi­n e 25 pasurive të familjes së deputetit të Partisë Demokratik­e, Kasem Mahmutajt, për shkak të vëllait të deputetit, Gazment Mahmutaj, i cili ka qenë subjekt i OFLsë. Kjo është hera e parë që SPAK-u i konfiskon pasurinë një deputeti. Vendimi është marrë nga treshja gjyqtare Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka.
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania