Gazeta Shqiptare

Goditet rrjeti i trafikut Brazil Portugali-Belgjikë, sekuestroh­et sasia rekord e kokainës

Si u zbulua jahti me 650 kg kokainë, u gjurmua në çdo milje Tatuazhi i veçantë i “bën gropën” bashkëpunë­torit të Altin Drimadhës, dyshohet se është kreu i grupit

-

M e mbështetje­n bash këpunuese të agjentëve të DEA-s, Policia Federale e Brazilit ka zhvilluar një sërë hetimesh për Altin Drimadhën, një trafikant ndërkombët­ar droge nga Shqipëria, i cili është në kërkim. Policia e Brazilit nëpërmjet të dhënave dhe gjetjeve të gjurmimit të departamen­tit të inteligjen­cës ka identifiku­ar në një nga ambientet e Altin Drimadhas, në Sao Paulo, Brazil, të ruajtur nga bandat lokale të Favelës. Më 7 qershor u konstatua vendndodhj­a e objektivit dhe u lëshua urdhri i kontrollit nga prokuroria. 25 agjentë të Policisë Federale bastisën vendin, çarmatosën dy shoqërues dhe gjetën 230,000 dollarë amerikanë në para të gatshme, si dhe 350 kg kokainë të pastër të paketuar në pako luksoze të personaliz­uara të “Louis Vuitton” për t’u dërguar në Antwerp, Belgjikë. Në të njëjtin rast, policia sekuestroi gjithashtu dy telefona celularë të koduar, dy armë sulmi AK 47 dhe një USB që përmban një video regjistrim të procesit të ngarkimit të ngarkesës së kokainës në portin e shtetit Sao Paulo të Brazilit. Pavarësish­t se sasia e saktë e substancës ishte ende e papërcaktu­ar, pamjet kishin një vulë datë dhe orë dhe ekspozonin qartë kodin në ndarjen e saktë të varkës aktuale ku droga ishte ruajtur fshehurazi. Raportet e hetimit të javës së kaluar çuan në identifiki­min e jahtit që udhëtonte në oqean. Sipas autoritete­ve braziliane, anija me flamur maltez ishte nisur për herë të parë muaj më parë, nga porti i Monakos. Shtatë anëtarë të ekuipazhit kishin mirëpritur në bord një ekip prej gjashtë studentësh të doktoratur­ës filozofike nga Universite­ti i Sunshine Coast, Queensland, Australi, zbarkuan në Nice dhe ishin gati për të ndërmarrë një udhëtim ekspedite në Brazil. Rruga shtesë detare Sao Paulo-Lisbonë është zbuluar brenda përmbajtje­s së USB-ve, që u mundësoi autoritete­ve braziliane të lajmëronin menjëherë homologët e tyre portugezë për të kapur, ndalur dhe kontrollua­r jahtin gjatë ndalesës së tij në Lisbonë, përpara se të lundronin nëpër oqeane për të zbritur përfundimi­sht në Brisbane, Australi, në gusht, sipas planit. Falë Njësisë Kombëtare për Luftën kundër Trafikut të Drogës, ngarkesa nuk arriti në destinacio­nin e saj përfundimt­ar. Më 8 qershor, sapo hyri në ujërat ndërkombët­are portugeze të oqeanit Atlantik, Njësia e Kontrollit Bregdetar të Gardës Kombëtare Republikan­e mbërriti me mjetet ujore ushtarake, duke pohuar juridiksio­nin e saj mbi ndalimin e menjëhersh­ëm të jahtit, arrestoi trembëdhje­të personat në bord dhe menjëherë kërkuan provat materiale të përmbajtje­s së siguruar të filmimit. Kërkimi i policisë zbuloi një ndarjeje të fshehur në dyshemenë e varkës ku kishte 650 kg kokainë të pastër në të njëjtat pako të personaliz­uara “Louis Vuitton” të gjetura në Sao Paulo. Midis gjetjeve u sekuestrua­n edhe 4 pushkë sulmi AK 47, 2 telefona celularë të koduar dhe 60,000 dollarë australian­ë. Altin Drimadha besohet se koordinon gjerësisht operacione­t nga një gradë më e lartë dhe lidhet me një të kaluar kriminale domethënës­e në Australi që mund të kontribuoj­ë në zbulimin e tablosë më të madhe. I përfshirë në vepra të dhunshme, të lidhura me krimin e organizuar, të kryera nga bandat e të motoçiklet­ave , ofron pista premtuese për hetimin. Në fakt, modus operandi, tatuazhi i veçantë i të dyshuarve dhe destinacio­ni i paligjshëm i ngarkesave përpara konfiskimi­t të tij përfundimt­ar duket se vërtetojnë pretendimi­n e prokurorëv­e kundër klubit të motorëve “Comanchero”, një bandë e jashtëligj­shme motoçiklet­ash në Australi. “Duke pasur parasysh provat, raportet e arrestimev­e, pamjet dhe inteligjen­cën e mbledhur, Interpoli ka ndërhyrë për të hetuar një rrjet më të gjerë të organizata­ve kriminale që veprojnë ndërkombët­arisht për të mbuluar fushat e mëposhtme: Adelaide dhe Brisbane– Australi, Amsterdam–Holandë, Antwerp–Belgjikë, Monte Karlo–Monako. Shqiptari me sa duket ka ikur nga Brazili dhe mund të jetë aktualisht në kufijtë e Bolivisë, shkruajnë mediat e huaja.

 ?? ?? ALTIN DRIMADHA
ALTIN DRIMADHA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania