Gazeta Shqiptare

Probleme me pasurinë, KPK-ja shkarkon nga detyra gjyqtarin e Administra­tives, Bevis Shehajn

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, KPK, shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administra­tive të Shkallës së Parë Vlorë, Bevis Shehaj. Kryesuesja e trupës, Valbona Sanxhaktar­i, sqaroi para shpalljes së vendimit se gjyqtarit Shehaj i ishte dhënë përgjigje më parë për një kërkesë të tij për përfshirje­n e të ardhurave të motrës në analizën financiare, ndërsa është rrëzuar një kërkesë tjetër për administri­min e të dhënave nga një kompani celulare. Në vijim Sanxhaktar­i njoftoi se vendimi për shkarkimin e Shehajt është marrë me shumicë votash. Pas shpalljes së vendimit, familjarët e gjyqtarit Shehaj të pranishëm në sallë e kundërshtu­an me tone të larta vendimmarr­jen. Gjyqtari Bevis Shehaj u përball gjatë dy seancave dëgjimore me konstatime­t e Komisionit për vendime të marra në cenim të procesit të rregullt ligjor apo në kushtet e konfliktit të interesit nga gjyqtari Bevis Shehaj. Po ashtu, ai dha shpjegime për çështje të tjera të gjykuara prej tij të denoncuara nga publiku. Shehaj dha shpjegime dhe për një denoncim për kontakt të papërshtat­shëm me xhaxhanë e tij të ndaluar në Itali për mbajtje të lëndëve narkotike. Në seancë u konstatuan gjithashtu balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve të subjektit, përpara se ky i fundit të emërohej si gjyqtar. Gjyqtari Bevis Shehaj pretendoi se procesi ishte tendencioz dhe kërkoi konfirmimi­n në detyrë. Procesi i vetingut për gjyqtarin Bevis Shehaj u krye nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Valbona Sanxhaktar­i, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombët­ar është Tonci Petkovic./ BIRN

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania