Gazeta Shqiptare

U denoncua nga “Piranjat”, policia arreston babanë 40-vjeçar, që abuzoi seksualish­t me vajzat e tij

Historia tronditëse në Kavajë, 17-vjeçarja: Drama ime nisi kur isha 11 vjeçe “Na erdhën si terroristë në shtëpi”, i riu: Policë pa uniformë na dhunuan, por u dënuam ne si familje, të drejtën na e dha Strasburgu

-

Denoncimi i emisionit “Piranja” në ABC” për rastin tronditës të incestit dhe pedofilisë nga babai 40- vjeçar në Kavajë, që kishte abuzuar seksualish­t me vajzat e tij të mitura ka sjellë reagimin e Policisë së Shtetit. Përmes një njoftimi për media, policia bën me dije se babai ka rënë në pranga dhe sipas hetimeve të para, ai kishte abuzuar seksualish­t me vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe para dy vitesh. “Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Kavajë, pas transmetim­it të pamjeve në emisionin investigat­iv “Piranjat”, për një shtetas që dyshohet se para dy vjetësh kishte abuzuar seksualish­t me vajzat e tij të mitura, ndaluan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualish­t me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmë­risë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmë­rie në Komisariat­in Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhersh­ëm e të paanshëm”, - njoftoi policia.

SI U DENONCUA RASTI NGA “PIRANJAT”?

Një javë më parë “Piranjat” kanë sjellë rrëfimin tronditës të vajzës 17vjeçare, e cila ka treguar se abuzohej seksualish­t nga babai i saj. 17-vjeçarja mori guximin për të rrëfyer tragjedinë e jetës së saj jo më për të shpëtuar veten, pasi ndodhet jashtë Shqipërisë dhe ka ikur nga “kthetrat” e babait, por për të shpëtuar motrën dhe vëllanë e saj, që jetojnë ende në atë familje. “Ka qenë një moment te shtëpia kur po rrinim të gjithë bashkë. Më thotë a mund të të përqafoj. Më puth në buzë. Mu skuq fytyra. Nuk dija si të reagoja. Në atë moment mendova mos e ka bërë pa dashje. Ai shpeshherë shkonte në Greqi. Shumë rrallë vinte në Shqipëri. Nuk e njihja mirë. Më dukej si njeri i huaj. Nuk dija t’i thosha baba. Dhe kur i kam thënë baba për herë të parë, jam ndjerë çuditshëm. Nuk e prisja. Me mamanë kishte marrëdhëni­e të mira, por shpeshherë e keqtrajton­te. Mami një ditë kishte ikur në punë herët dhe ai do të shkonte pak më vonë. Ai më merr te krevati në krahë dhe më çon te dhoma e vet. Nis më zhvesh dhe ai zhvishet komplet. Nuk mund të bëja diçka. I thosha mjaft. Derisa ai kënaqet. Mjaft të të gjente vetëm, e do të bënte diçka. Ishte e pamundur të shpëtoje nga ai. Ai prekte çdo gjë timen. Ai mund ta prekte të tijën me timen. Frekuenton­te me mua, jo brenda meje, por në çdo vend tjetër”, shprehet ajo. Vajza ka thënë se historia e saj filloi kur ishte vetëm 11 vjeçe dhe në një moment babai i futet në dhomën ku flinte bashkë me vëllanë dhe motrën dhe e dërgon në dhomën e tij të gjumit, pasi mamaja kishte shkuar në punë. Sipas saj, sapo e ka futur në dhomë, e ka zhveshur dhe më pas ka filluar edhe vetë të zhvishet lakuriq dhe të bëjë veprime të turpshme. Sipas të resë, ajo është abuzuar me mijëra herë nga babai i saj, por jo vetëm ajo, pasi babai ka kryer të njëjtat gjëra edhe me motrën e saj të vogël. 17vjeçarja rrëfen gjithashtu se edhe pse ka marrë guximin që këtë gjë të pështirë t’ia rrëfejë edhe mamasë, ajo nuk ka bërë asgjë për të mbrojtur të vegjlit e saj, përkundraz­i vijon të qëndrojë në të njëjtën çati me të. “Më thoshte ti nuk ke pse bën kështu. Më thoshte që çdo baba e bën këtë gjë me vajzën e vet” I thosha jo largohu. Deri para një viti e gjysmë nuk kam folur me askënd. Në atë kohë i kam thënë mamasë. Deri në moshën 16 vjeçe nuk i kam thënë mamit. Edhe mami nuk është ndonjë figurë. Ajo është shumë e ftohtë si për mua, edhe për motrën. Në atë moment kur po shkonim për në shtëpi, po më fliste ashpër. Ai rrinte në Greqi dhe unë nuk i shkruaja. Ajo më thoshte pse nuk e merr babin tënd. I thosha e di çfarë më ka bërë mua ai. Ia shpjegova të gjitha. Nuk u prek. Vetëm më thoshte pse nuk ma ke thënë mua. Kur shkuan në shtëpi, e pyeti dhe motrën dhe i thotë edhe motrat të njëjta gjëra. Ai e mohoi”, tregoi ajo. Ndërkohë në rrëfimin e saj drithërues, vajza tregon se babai përveç dhunës seksuale, ushtronte edhe dhunë fizike, por sërish mamasë së saj nuk i bënte aspak përshtypje. Adoleshent­ja ka kërkuar me forcë që babai i saj të dënohet për krimet që ka bërë, pasi sipas saj, ai nuk abuzonte vetëm me vajzat e veta, por edhe me vajza të tjera. Kjo histori nuk është lënë me kaq nga “Piranjat”. Ato siç e kanë zakon, i kanë shkuar deri në fund investigim­it dhe kanë zbuluar se pedofili vazhdonte të kërkonte vajza minorene për të kryer marrëdhëni­e me to. “Piranjat” nisur nga denoncimi i vajës 17-vjeçare se babai i saj veprimet që kryen me të dhe motrën e bën dhe me vajza të tjera, ka bërë që të infiltrojn­ë menjëherë agjenten, e cila shtiret si 14-vjeçare dhe babai monstër bie menjëherë në kurth. Ai nis dhe i kërkon menjëherë seks vajzës së “mitur”, ndërkohë që në krahun tjetër “Piranjat” janë vënë në lëvizje duke marrë vajzën e dytë dhe djalin nga shtëpia e babait monstër, por edhe gruan që jetonte me të. Pas kësaj, “Piranajt” kontaktuan edhe me policinë, duke arrestuar babain monstër, i cili tashmë do të përballet me drejtësinë.

FIER - Në vitin 2014 Gjykata e Fierit shpalli fajtorë dhe dënoi me 4 muaj burgim me kusht tri gjenerata të një familjeje nga fshati Roms i Fierit si dhe një të afërm të tyre, nën akuzën se dhunuan disa punonjës të Policisë së Shtetit gjatë një operacioni policor. Por ajo çka ndodhi ishte krejt e kundërta sipas Panajot Alushit, i cili pohon se njerëz me shkopinj gome u futën në shtëpi, i dhunuan, pa asnjë urdhër e për më tepër pa dhënë asnjë shpjegim. “Dëgjuam një zhurmë të madhe. Pamë 4 persona që kishin shkopin. Kur babi im shkoi te porta, ata nuk u prezantuan, por godinë me shkopinj. Më pas bërtiti babi dhe doli vëlla im. Ata nuk pyetën, por goditën edhe vëllain. Pastaj vëllai bërtiti, dil se erdhën terroristë­t! Ata nuk u prezantuan, nuk kishin asnjë shenjë se ishin policë. Më goditën edhe mua. Kishte zhurmë të madhe, erdhën të gjithë fqinjët. Unë u shmanga me zvarritje dhe mora në telefon policinë dhe i thash na u futën terroristë në shtëpi, dërgoni patrullën se na kanë dhunuar. 129 na tha po i nisim menjëherë. Më pas ata nuk na hapnin më telefonin. Më pas më mori në telefon drejtori i policisë dhe më tha ‘Panajot nuk kanë qenë punonjës policie, nuk janë dërguar nga ne’. Duam ta dimë se kush janë i thash. Pse nuk po mbahej kallëzimi. Shkova dhe te mjeku ligjor që të na jepte raport mjekësor. Pas disa kohësh mora fletëthirr­jen, atje emrat ishin ndryshe. Ne nuk ramë dakord me vendimin e Shkallës së Parë, me 4 muaj burg, sepse ne nuk e dinim që ata ishin policë”. Gjatë proceseve gjyqësore, sipas Alushit, diskrimini­mi ka qenë prezent dhe vendimet krejtësish­t të pabaza, duke e detyruar që çështjen ta çojë deri në Strasburg. Me një vendim gjykata të fituar nga Strasburgu, Alushi i drejton një thirrje edhe kryeminist­rit Rama. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti Shqipërinë fajtore për shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe i akordoi tre prej pesë ankuesve dëmshpërbl­imin monetar të 4500 eurove secilit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania