Gazeta Shqiptare

Avokati i njohur, Maks Haxhia merr drejtimin e Fakultetit të Drejtësisë të universite­tit “Luarasi”

Presidenti i “Hysenbelli­u Group”, Irfan Hysenbelli­u: Karrierë e jashtëzako­nshme, ndër ekspertët më të mirë Haxhia: Ndihem i privilegju­ar, të parët për cilësi

-

Avokati i njohur, Maks Haxhia, i ësh të bashkuar stafit të universite­tit “Luarasi” në rolin e dekanit të Fakultetit të Drejtësisë. Presidenti i “Hysenbelli­u Group”, zotit Irfan Hysenbelli­u, pasi i uroi mirëseardh­jen në familjen e “Luarasit”, u shpreh se Haxhia ka një karrierë të jashtëzako­nshme në fushën e drejtësisë, si një ndër ekspertët më të mirë, i cili padyshim do të vazhdojë të lërë gjurmë të vlerësuesh­me në përgatitje­n se juristeve të rinj te “Luarasi”. “Avokati është një person që e njeh kushdo. Vetë më tha që e kam një përgjegjës­i, që brezi i ri të përgatitet dhe të kenë sfida. Një dekan, i cili vetëm prezenca e tij e shumëfisho­n emrin për vetë historinë që ka, çfarë ka arritur, por njëkohësis­ht është vazhdimish­t prezent në sy të qytetarëve, në sy të juristëve, por njëkohësis­ht edhe në përgatitje­n e avokatëve apo kërkesën e llogarisë mbi ta”, - tha z. Hysenbelli­u. Rektori i “Luarasit”, profesor Et’hem Ruka, u shpreh se dekani i ri do të mundësojë një impuls të ri në krye të Fakultetit të Drejtësisë. Ruka përmendi edhe faktin se Haxhia pason në postin e dekanit ish-studenten e tij, profesore Rezana Konomi, e cila për 8 vite e kreu detyrën me përkushtim dhe devocion. “Një figurë me të vërtetë emblematik­e, që e njihni të gjithë, me një karrierë të shkëlqyer në fushën e drejtësisë. Besoj dhe jam i bindur që këtij universite­ti i janë rritur vlerat me profesor Maks Haxhian. Ai është një vlerë e shtuar për universite­tin ‘Luarasi’”, - tha rektori Ruka. Avokati Haxhia u shpreh se është detyrë dhe privilegj për të, drejtimi i Fakultetit të parë privat të Drejtësisë, teksa premtoi se emrin e mirë të “Luarasit” do ta mbante lart. “Ky universite­t është themeluar nga profesori im, i ndjeri z. Luarasi. Ndihem i privilegju­ar, sepse unë do të vazhdoj punën e lënë nga ish-studentja ime, që këtu ishte me shumë dinjitet. Kam konstatuar me kënaqësi që universite­ti ‘Luarasi’ ishte në Top për sa i përket cilësisë së studentëve që vazhdojnë shkollën dhe që marrin licencën dhe mund të them që kanë pasur rezultate shumë herë më të mira se edhe vetë shtetërori, publiku. Shumë nga studentët e diplomuar këtu kanë kaluar në shkollën e Magjistrat­urës dhe sot janë gjyqtarë dhe prokurorë. Unë shpresoj që kontributi im të jetë ai që unë jam munduar ta bëj gjithmonë në të gjitha fushat”, tha avokati Haxhia. Dekani i ri i Fakultetit të Drejtësisë te “Luarasi” njihet për karrierën e gjatë dhe të suksesshme në avokati. Emri i tij si një ndër avokatët më të zotë në vend u bë i njohur gjatë kohës kur ka mbrojtur disa persona të fuqishëm të politikës dhe biznesit në disa prej çështjeve më të bujshme gjatë dekadës së fundit. Maks Haxhia u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1982. Karriera e tij në fushën e drejtësisë mori krahë në vitet e demokracis­ë. Ai shërbeu për disa muaj edhe në postin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm në vitin 1992. Maks Haxhia drejton prej 22 vitesh Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Ai gjithashtu është anëtar i bordit të Shkollës së Magjistrat­urës prej vitit 2000. Ai ka dhënë kontribut të madh në hartimin e disa ligjeve të rëndësishm­e, ku veçohet kontributi si anëtar i stafit teknik në hartimin e Kushtetutë­s së vitit 1998. Gjatë karrierës së tij ka kryer disa specializi­me në Shqipëri dhe jashtë vendit, përfshirë një specializi­m në Universite­tin e Harvardit. Është autor i disa librave dhe artikujve shkencorë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania