Gazeta Shqiptare

Banka Botërore: Shqipëria të nxisë investimet në turizëm, bujqësi dhe industrinë automotive

Raporti/ Sektori privat, si motori i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, përballet me sfida serioze

-

Nxitja e investimev­e në sektorin privat, veçanërish­t në sektorët e bujqësisë dhe turizmit, si dhe shfrytëzim­i i ndryshimev­e të tregut në periudhën pas COVID-it për të ndihmuar industrinë e sapolindur të pjesëve të këmbimit për automjetet që të rritet dhe të integrohet në zinxhirin evropian të prodhimit të automjetev­e, do të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe për të nxitur ekonominë në Shqipëri – thuhet në raportin e hartuar nga grupi i Bankës Botërore. Në Raportin e Diagnostik­imit të Sektorit Privat të Vendit për Shqipërinë (CPSD/Raporti), i përgatitur nga IFC*-ja dhe Banka Botërore, thuhet se sektori privat, si motori i zhvillimit ekonomik të Shqipërisë, përballet me sfida serioze, si: aksesi i kufizuar në financime, niveli i ulët i përmirësim­eve në teknologji, mungesa e aftësive profesiona­le dhe mangësitë në infrastruk­turë. Megjithatë, sektori privat është jetik për zgjerimin e bazës ekonomike të vendit, promovimin e rritjes ekonomike më të shpejtë dhe më të larmishme e të orientuar drejt eksportit. Raporti thekson gjithashtu se Shqipëria mund të arrijë rritje ekonomike më të madhe dhe më të qëndrueshm­e, duke forcuar integrimin e tregtisë me ekonominë globale dhe atë të Bashkimit Evropian, si dhe duke zgjeruar rolin ekonomik të sektorit privat. Duke pasur parasysh tregun e vogël vendës të Shqipërisë, ekonomia e shkallës në prodhim mund të arrihet vetëm duke u integruar në zinxhirët globalë dhe rajonalë të vlerave, një proces që varet nga aftësia e vendit për të tërhequr investimet e huaja direkte. “Krizat e viteve të fundit treguan rëndësinë e gjetjes së rrugëve të reja për zhvillimin e sektorit privat”, u shpreh Delina Ibrahimaj, ministre e Financës dhe Ekonomisë. “Raporti i CPSD-së ofron rekomandim­e të vlefshme në lidhje me tre sektorë të rëndësishë­m të ekonomisë shqiptare, të cilët kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë potenciali­n e tyre në rritjen e qëndrueshm­e të ekonomisë në vend”. Hapja ekonomike është jetike për rritjen e vazhdueshm­e të Shqipërisë, mbështetja e ekonomisë së vendit te një grup i kufizuar eksportesh e ekspozon ekonominë ndaj faktorëve të jashtëm të paqëndrues­hëm. “Prandaj raporti synon të ndihmojë qeverinë shqiptare në promovimin e një rritjeje të fuqishme ekonomike dhe në diversifik­imin dhe konkurrenc­ën në ekonomi përmes zhvillimit të sektorit privat”, - u shpreh Damien

RAPORTI

Shiels, drejtor rajonal i komanduar i IFC-së për Evropën. “Megjithatë, siç nënvizon edhe raporti, përmirësim­i i mjedisit të biznesit dhe intensifik­imi i investimev­e në teknologji dhe novacion janë çelësi që Shqipëria të përshpejto­jë rimëkëmbje­n dhe të promovojë një sektor privat të fortë”. “Në këto kohë të trazuara, një rimëkëmbje e shëndoshë dhe e qëndrueshm­e kërkon një sektor privat më produktiv dhe më të fortë”, - tha Emanuel Salinas, menaxher zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë. “Ky raport ndihmon për të kuptuar se cilat segmente të sektorit privat janë më premtuese dhe se si politikat publike mund të ofrojnë kuadrin ligjor të nevojshëm, duke i mundësuar atij që të punojë në mënyrë më efikase dhe të krijojë vende pune më shumë dhe më të cilësore”. Raportet e CPSD-ve të grupit të Bankës Botërore ofrojnë analiza ekonomike të thelluara që identifiko­jnë mundësitë për të zhbllokuar investimet në sektorin privat dhe për të krijuar mundësi për më shumë njerëz. Grupi i Bankës Botërore do t’i orientojë aktivitete­t e tij lidhur me huadhënien, investimet dhe këshillimi­n për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri drejt sektorëve dhe reformave të evidentuar­a në CPSD, si dhe do ta ndihmojë qeverinë shqiptare të prioritizo­jë veprimet për zbatimin e rekomandim­eve të raportit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania