Gazeta Shqiptare

GJERGJ LEKA dhe një duet i pazakontë me yjet e muzikës botërore

13 talente të rinj nga Shqipëria dhe Kosova vijnë në duet me më të mëdhenjtë e muzikës botërore

-

3 talente të rinj nga Sh qipëria dhe Kosova vijnë në duet me më të mëdhenjtë e muzikës botërore. Në një koncert që premton shumë surpriza dhe hite të pavdekshme që vijnë të riorkestru­ara dhe përpunuara nga Gjergj Leka. Si janë realizuar këto duete të jashtëzako­nshme? Spektakli vjen të shtunën në mbrëmje, në News24.

Në vitin 2007, gjatë një koncerti në Las Vegas, Celine Dion do të ngjallte Frank Sinatra-n e madh. Jo vetëm që solli këngën e tij “All that Way”, por e këndoi bashkë me të.

Dhjetë vite më vonë, u ngjit në skenë me legjendën e rock and roll-it, Elvis Presley. Por ylli kanadez nuk ishte e vetmja që realizonte duet kaq të pagjasë, me legjendat e ndarë nga jeta prej vitesh. Michael Buble me Bing Crosby, Nataly Cole me Nat King Cole…

Një talent i ri shqiptar me Andrea Bocelli-n, një tjetër me Dalida apo Dulce Pontes…Janë trembëdhje­të të rinj, të përzgjedhu­r nga producenti dhe kantautori Gjergj Leka, që do të ngjiten në skenë me duete të pazakonta me më të mëdhenjtë e muzikës botërore.

Një spektakël që premton magji e që publiku do të ketë mundësi ta ndjekë mbrëmjen e 18 qershorit, në kanalin News24, në orën 22:00, po ashtu edhe në Balkanweb dhe Radio21. Spektakli do të drejtohet nga vetë ai, Gjergj Leka.

“Ëndrra e çdo talenti të ri që nis karrierën në art, pa më të voglin dyshim është të interpreto­jë në skenë si idhujt që kanë”, rrëfen kantautori. Për ata që presin të shohin imitime, sado të patëmeta dhe pranë origjinali­t, Leka sqaron se është bërë një punë e gjatë përgatitor­e, që të rinjtë të mos imitojnë, por të kenë por të kenë individual­itet vokal, interpreta­tiv e skenik.

“Menduam t’iu japim mundësinë e kësaj përgatitje artistike si dhe interpreti­min final në skenë 13 artistëve të rinj, përzgjedhu­r nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova të cilëve natyra u ka dhënë talentin, por jo përgatitje­n artistike e skenike”, vijon më tej ai.

Të rinjtë e përzgjedhu­r studiojnë kanto lirike dhe disa edhe instrument­e “por kurrë nuk e kanë pasur mundësinë të kenë një përgatitje artistike komplete për një spektakël modern! Të rinjtë do të përgatiten në perlat e këngës botërore”.

Por jo vetëm kaq. Ata do të përballen vokalisht, por edhe në detaje të tjera interpretu­ese e skenike me jo më pak se…idhujt e tyre. Jo vetëm duke ri interpretu­ar kryeveprat e tyre, por edhe duke duetuar , në mënyrë virtuale me ta.

Çdo këngë e romancë botërore e përzgjedhu­r në këtë spektakël , u riorkestru­a dhe u soll në kohë, për t’iu përshtatur edhe të rinjve, në interpreti­m,

“Për këtë qëllim u ngrit një studio televizive speciale ku brenda saj janë edhe strukturat e nevojshme të përgatitje­s, nga pianoja, ambientet e intervista­ve me të rinjtë e deri tek studioja e regjistrim­it muzikor që, përveç regjistrim­eve muzikore dedikuar të rinjve…”, zbulon Leka.

Jo vetëm këngë e romanca, perla të muzikës botërore por, edhe shkollë talenti e spektakli.

Këta trembëdhje­të talente, tashmë pjesë e një shkolle përvoje dhe jete nga kantautori Gjergj Leka, do të promovohen në të gjitha eventet koncertale, të rëndësishm­e deri në fund të këtij viti. Dhe prej mbrëmjes së kësaj të shtune, fundjavat do të jenë plot me muzikë të mirë, nga ajo që as vjetrohet e aq më pak vdes. Promovimi i këtyre të rinjve, në koncertet e organizuar­a nga Leka vijnë si mbështetje konkrerte për talentet e reja, ata që dinë të shkëlqejnë në mes të amullisë së tregut muzikor, që drejtohet nga tallavaja dhe rryma komerciale. Spektakli, i cili erdhi pas një pune të gjatë përgatitor­e të 13 talenteve, u organizua në sallën “Tonin Harapi”, në Liceun Artistik.

Projekti u ideua e u drejtua nga producenti muzikor Gjergj Leka ne bashkëpuni­m me Bashkinë e Tiranës, ne kuadër të shpalljes së kryeqyteti­t si Tirana Youth Capital. Me emisionin e tij të përjavshëm “Na ishte njëherë muzika”, Gjergj Leka arriti të zgjonte nostalgjin­ë dhe të tërhiqte audiencë, duke treguar se publiku nuk kërkon vetëm “fast food”, por di të shijojë e tretë muzikë gourmet dhe një verë të vjetruar mirë. Jo vetëm “na qe njëherë”, por përmes të rinjve që duetojnë me më të mëdhenjtë e skenës botërore, muzika e vërtetë “është dhe do të jetë gjithmonë”. Nuk do të jetë çudi që radiot të nisin të transmetoj­në këto duete të talenteve shqiptarë me yjet që i duam shumë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania