Gazeta Shqiptare

25 vjet OSBE- gëzim dhe trishtim!

- Nga Lutfi Dervishi

Kur sheh bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të mbushur me banderola që përkujtojn­ë 25 vjetgorin e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, nuk di të gëzohesh apo të trishtohes­h?!

Ka arsye për t’u gëzuar kur sheh se sa shumë ka ndryshuar vendi që nga momenti i fillimit të punës së OSBE-së në Shqipëri. Ka arsye për t’u trishtuar sa pak ka ndryshuar mandati i OSBE-së një çerek shekulli më pas.

OSBE u vendos në Tiranë, më 1997 pas rënies së firmave piramidale dhe kur vendi ndodhej në prag të anarkisë. Misioni ishte i qartë: rivendosja e sigurisë dhe koordinimi i ndihmës ndërkombët­are.

Gjatë këtyre viteve mandati i OSBE-së ka ndryshuar vetëm një herë në vitin 2003. Gjatë 20 viteve të fundit, vendi është anëtarësua­r në NATO, pret të hap negociatat dhe sot është edhe në tryezën e Këshillin e Sigurimit.

Nga pikëpamja e sigurisë, Shqipëria sot është eksportues­e e sigurisë. Nga pikëpamja e bashkëpuni­mit, nuk ka asnjë vend me të cilin ka probleme bashkëpuni­mi. (përjashto ndoshta Kosovën

kjo duhet lexuar si shaka). Shqipëria është prej 31 vitesh shtet anëtar me të drejta të plota në këtë organizatë dhe në vitin 2020 mori edhe drejtimin e organizatë­s.

20 vjet pa ndryshuar me të njëjtin mandat është shumë.

Nëse themi se jemi shumë afër çeljes së negociatav­e, dhe po t’i referohemi shembullit të Kroacisë është një lloj anomalie që një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE0-së te ketë një rol të ekzagjerua­r të OSBE-së. Nëse Prania e OSBE -së në Shqipëri do të kishte qenë e suksesshme sot do të ishte “viktimë” e suksesit të vet, dhe do të kishte mbyllur zyrat. Nëse vendi do të konsideron­te se ka bërë progres të mjaftueshë­m do të kishte ridimensua­r marrëdhëni­et me OSBE-në.

Eshtë koha që roli, vendi dhe hapësira e OSBE-së duhet ridimensio­nuar ose vetë OSBE në Tiranë rrezikon t’i ngjajë një NGO-je ndërkombët­are që konkurron denjësisht me OJF-të lokale.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania