Gazeta Shqiptare

Meta, thirrje liderëve botërorë: Çmimi i ushqimeve, problemi numër një!

Presidenti komenton diskutimet e forumit botëror të mbajtur në Azerbajxha­n “Bëni çdo gjë për të stabilizua­r tregjet”

-

Presidenti Ilir Meta e ka renditur rritjen e çmimit të produkteve ushqimore si problemin më të madh për momentin. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Meta ka bërë të ditur atë se çfarë ka diskutuar në Forumin IX Global të Bakusë. Kreu i shtetit ka ngritur shqetësimi­n se deri në vitin 2023 do të përballemi me një problem të madh sa i përket furnizimit me ushqime, ndërsa ka shtuar se rreth 300 milionë njerëz në mbarë botën janë tashmë të pasigurt përsa i përket ushqyerjes. “Pasojat e luftës në Ukrainë kanë shkaktuar efekte valëzuese në mbarë globin në furnizimin me ushqime, sepse Ukraina dhe Rusia përbëjnë dy nga ‘shportat e bukës’ që furnizojnë botën me 30% të grurit dhe 20% të misrit. Ndaj dhe në Forumin IX Global të Bakusë nënvizova se për momentin, çmimi i ushqimit është problemi numër një. Deri në vitin 2023 do të përballemi vërtet me një problem të disponuesh­mërisë së ushqimit, duke pasur parasysh se rreth 300 milionë njerëz në mbarë botën janë tashmë të pasigurt përsa i përket ushqyerjes, sipas Programit të Ushqimit Botëror. Të gjitha portet e Detit të Zi duhet të hapen dhe funksionoj­në, përndryshe do të gjendemi me një shpallje lufte ndaj sigurisë globale të ushqimit dhe kjo do të prodhonte uri, destabiliz­im dhe migrim masiv kudo. Qindra-miliona njerëz në mbarë botën varen nga ushqimi që vjen përmes këtyre porteve. Udhëheqësi­t e botës duhet të bëjnë çdo gjë të mundshme për t’i sjellë tregjet në stabilitet përpara se gjërat të përkeqësoh­en, sepse në terma afatgjatë, çmimet globale të ushqimeve do të rriten edhe më shumë si rezultat i rolit të Rusisë si prodhuesi kryesor i plehrave të nevojshme për të korrat”, - ka shkruar z. Meta.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania