Gazeta Shqiptare

I përmendi Kajmakun, Rama-Tabakut: Fole për linjën “Alo Doktor”

Kryeminist­ri bën batuta me opozitën: Jeni zhytur në një kazan plehrash Parlamenti kalon nga borxhi te perimet

-

Kryeminist­ri Edi Rama i është kthyer deputetes së PD-së, Jorida Tabakut dhe deputetëve të opozitës me batuta pas shifrave të sjella për ekonominë, borxhin etj.. Rama kujtoi deklaratat e Tabakut në treg dhe iu drejtua opozitës se kjo i jep një lloj ngjyre, që është një film bardhezi, që para filmit “Shtigje Lufte”, duket si film i Hollivudit. Kreu i mazhorancë­s shkoi më tej duke u thënë deputetëve të PD-së “jeni në fazën që jeni zhytur në një kazan plehrash”. “Për të vazhduar me një tjetër shifër, se ju shikoj shpesh që shkoni pranë domateve dhe zarzavatev­e. Jo, ne sigurohemi që të ketë më shumë domate në treg dhe eksport, dhe në këtë sasi domatesh të shtuara, sigurohemi që ta keni sfondin plot me domate kur dilni atje. Ju dilni atje dhe me gjithë ato domate të bukura plot shkëlqim, dukeni edhe më mirë në këtë Shqipëri që po shkon në ‘mjerim’ të vazhdueshë­m. Ne na vjen mirë që dukeni më mirë. Këtu është për të marrë mikrofonin vetëm për ngushëllim­e, po të nisemi se si jeni. Të paktën del znj.Tabaku me domate dhe mollë dhe i jep një lloj ngjyre kësaj punës suaj, që është një film bardhezi që para filmit ‘Shtigje lufte’ duket si film i Hollivudit. Domatet janë fakte dhe janë aq shumë fakte saqë mjafton të shikosh shifrat e eksportit për të kuptuar pse nuk ngjisni fare ju me domaten. Të mos flasim, të mos hyjmë te tema e plehrave, se aty e keni kompetencë­n më të lartë dhe nuk hahemi dot me ju. Jeni në fazën që jeni zhytur në një kazan plehrash”, - tha Rama. Deputetja Tabaku i përmendi Ramës arrestimin e ish-kryebashki­akut të Vorës, Agim Kajmaku dhe kjo gjë acaroi kryeminist­rin. Ai morimenjëh­erëfjalën për procedurë, duke i thënë Tabakut se bëri një kapërcim shumë të madh, teksa kaloi nga domatet, te dekriminal­izimi. Tabaku: Sot opozita nuk është e fortë dhe as ne nuk krenohemi që jemi në një situatë jo të mirë. Po të isha në vendin tënd, s’do e përdorja kurrë, por ndoshta në politikë mendojmë ndryshe për ta përdorur dobësinë e tjetrit e për të bërë politikën e ditës. Politikën e ditës në fakt duhet ta bëshmeatoq­ëkemarrëmb­isupe, me Kajmakët, me gjizën e gjalpin e radhës. Rama: E kam për procedurë, sepse Tabaku kaloi nga domatet te dekriminal­izimi dhe ishte një kapërcim nga tema. Kapërcim shumë i madh nga tema, megjithatë dy fjalë kisha për të. Tabaku fole për një linjë telefoni antikorrup­sion, ajo ka qenë linja “alo Doktor”, nuk ka qenë linjë e qeverisë sonë. Ishte një linjë “Alo Doktor”. Dhe nga ana tjetër e telefonit presupozoh­ej që dilte Doktori dhe i thyente brinjët korrupsion­it. S’ka problem, përkundraz­i, mua më vjen shumë mirë që ju i përmendni ato, që në fakt janë provat e një ndryshimi rrënjësor, që po e sjellim ne.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania