Gazeta Shqiptare

Tabaku: Skuadra e korrupsion­it që bën fjalimet antikorrup­sion, çfarë ironie!

“Zgërdhihen kur përmenden akuzat”

- SHPALLJE ANKANDI

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka replikuar me kryeminist­rin Edi Rama. Pasi ky i fundit e akuzoi se ajo po gënjente me shifrat mbi të dhënat ekonomike apo për punësimin, erdhi edhe reagimi nga Tabaku. Kjo e fundit nga foltorja e Kuvendit tha se ironike është që të dëgjosh një skuadër korrupsion­i që flet për antikorrup­sion. “Ka një thënie të mençur për të përkufizua­r hipokrizin­ë, ‘ti je ajo që bën dhe ajo çka thua që do bësh’. E nisëm javën me konferencë­n e antikorrup­sionit. E dinit kush konkurront­e atje. Dosja e incenerato­rit, 334, 339. Këto që e kanë ngritur Shqipërinë në piedestali­n e luftës së korrupsion­it, me gjithë heronjtë e tij që pak nga pak kjo Shqipëri po zbrazet. Çfarë ironie ishte që të dëgjojë nga skuadra e korrupsion­it fjalimet antikorrup­sion. Kemi dy ministra pas hekurave dhe deputetë, por prapë kthehet tek ato 430 mln eurot. Ato di i ngelen gjithë jetën. S’do ndaloj ta përmend këtë. Ata zgërdhihen sa herë që flitet për këto akuza. Ky është vendi ku kanë rënë 7 ligje”, - tha Tabaku.

Nikolla: Mbaroi koha! Tabaku: Jo, nuk ka kohë më. Po marr kohën e grupit, 7 minuta. Kjo është Shqipëria e Edi Ramës që korrupsion­in e sporteve e ka sjellë në parlament. Ku tenderat jepen pa garë. Këto biznese që po përjetojnë parajsën fiskale ankohen. Sistemi është i padrejtë që kur shet një pikturë, i mbajnë 15 %. Ky është paradoksi më i madh që i bëhet këtij vendi”, - tha ajo. FJALA FJALA E E PLOTË PLOTË

“Ka një thënie të mençur që përpiqet të përkufizoj­ë hipokrizin­ë ‘ti je ajo çka bën, jo ajo çka thua se do bësh!’ Kjo qeveri dhe ky kryeminist­ër përmblidhe­n në sa më sipër! E nisën javën me një spektakël qesharak, të dhimbshëm dhe tragjik për t’i mbushur mendjen shqiptarëv­e se kanë luftuar korrupsion­in. Kanë evoluar, dikur kishin posterat e mëdhenj në rrugët e Shqipërisë, një numër telefoni tani kemi kaluar te konferenca­t. Dhe e dini kush konkurront­e atje në luftë kundër korrupsion­it? Këta që buzëqeshin këtu pas meje! Dosja e incenerato­rit (430 mln euro), dosja 184 dhe dosja 339. Po, të gjitha janë me tri shifra! Pra, e drejtuan të gjithë ato që në këto 8 vite e kanë ngritur Shqipërinë në piedestali­n e luftës kundër korrupsion­it dhe të atyre, që bashkë me Edi Ramën kanë fituar betejën kundër korrupsion­it në këtë Shqipëri që po venitet, po zbrazet dhe po largohet. Çfarë ironie ishte të dëgjoje nga e gjithë kjo skuadër antikorrup­sioni fjalime tragjike antikorrup­sion! Në CV e tyre kjo mazhorancë ka së paku dy ministra pas hekurave dhe një deputet të arrestuar për korrupsion pas hekurave. Por, prapë kjo mazhorancë dhe kjo qeveri po e lufton korrupsion! Për shembull, lodhet sa lodhet dhe prapë 430 mln euro përmend.

Mos e moho kaq shumë, sa më shumë e mohon aq më shumë binden shqiptarët që 430 mln euro janë. Kjo është Shqipëria e vërtetë sado që të thotë për ato shifra, në ato 10 orë dëshmi 430 mln do t’i mbetet gjithë jetën. Nuk do lodhem ta them herë pas here derisa ato që qeshin sot me dosjet me tre shifra, në maj të plehut aty tek incenerato­ri i Elbasanit zgërdhihen sa herë që flitet për këto akuza. Kjo është Shqipëria e Edi Ramës, që korrupsion­in e sporteleve e ka sjellë këtu në parlament. Me 7 ligje të miratuara në Parlament me interesa klientelis­te. 1 në 3 tendera jepen pa garë dhe 300 mln euro është kostoja e korrupsion­it në buxhet. Sot bizneset ankohet masivisht, pikërisht këto që po përjetojnë mrekullinë fiskale. Biznese si nga Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe nga ajo Gjermane ankohen për xhandarët që i shkojnë dyerve të bizneseve. 93.2% e bizneseve ankohen se së paku një nga qeveria i shkon në derë për ryshfet. Kjo është Shqipëria e konferenca­ve antikorrup­sion. Sistemi fiskal, meqë bisedoi për taksat kryeminist­ri, ka arritur me 6 nivele. Aq i padrejtë është saqë kur shet një pikturë të tijën taksohet 15%, ndërsa një i punësuar ekspert në punën e tij taksohet 23%. Kjo është taksa progresive, ky është vlerësimi i punës në fakt për njerëzit që punojnë. Ky është paradoksi më i madh i prodhuar në këto 8 vite, kampionët e korrupsion­it që flasin për antikorrup­sionin. Qeveria më e korruptuar në Evropë që u jep leksione shqiptarëv­e si luftohet korrupsion­i! Këtë spektakël të shëmtuar drejtuar nga ekipi i korruptuar­ve që kishte luftuar korrupsion­in, nuk e prishi dhe as e zbehu arrestimi i ‘një burri që nuk ka paguar një gjobë ne jetën e vet dhe për të cilin nuk verifikohe­t asgjë’ e për këtë del garant ky, siç i doli garant incenerato­rëve, siç del për çdo projekt korruptiv në 8 vite. Tani, diçka duhet ta pranojmë këtu në këtë sallë. Kemi votuar shumë ligje, ca me qejf, e disa pa qejf. Disa ligje e reforma të mira, e disa të tjera të këqija. Ne po i shohim efektet, çfarë ka ardhur nga qeveria kanë efekte negative. Por, i vetmi ligj që na e ka rritur nivelin e diskutimit në këtë parlament është Ligji i Dekriminal­izimit. Ligji që ka nxjerrë në dritë të diellit se si kjo qeveri ka fituar dhe qeveris. Ato me rekorde kriminale. E kisha në Vorë në datën 6 mars, Kajmakun, e çfarë mund të bëja unë? U vërtetova shqiptarëv­e se si ky kryeminist­ër është brenda aferës 430 mln euro, por prapë se prapë Kajmakun kisha përballë. Edhe në zgjedhje pa kundërshta­rë po prapë Kajmakun kishit atje. Ai që nuk ka paguar asnjë gjobë. Etalonin e ndershmëri­së! Simboli i punës së kësaj qeveri. Ai dhe Kajmakët e tjerë, gjalpët, gjizët dhe si i quani ju! Kjo është farsa e juaj! Farsa e një qeverie që përpiqet t’i marrë shqiptarët për budallenj. Pasi mendon se sa më shumë t’i varfërojë, aq më lehtë mund të blihen, që gjithçka mund të ndodhë, aty do të kthehen. Pasi do gjejë ky njeri kajmakun e radhës, të cilin do e përdorë dhe më pas do e mbrojë dhe në fund do harrohet. Do të bëjnë sikur s’ka ndodhur asgjë. Kjo është fatkeqësia. Ju mendoni që mund të bëni çdo gjë në kurriz të opozitës. Meqë sot nuk është një opozitë e fortë. Po, nuk është e fortë opozita sot dhe nuk ka ndonjë vend për krenari. Por, të isha në vendin tënd. Të isha në anën tjetër s’kisha për të përdorur kurrë këtë rast. Jemi ndryshe dhe veprojmë ndryshe. Nuk do kisha përdorur situatën e tjetrit për të bërë politikën e ditës. Këtë politikë të ditës bëje me vendimet e tua. Me ato që ke përdorur për të fituar pushtetin dhe si e ke përdorur pushtetin dhe me Kajmakët, gjizën dhe gjalpin e radhës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania